• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania mban sot zgjedhjet, ja çfarë tregojnë sondazhet!

08:38 : 23/02/2025
në BOTA

Qytetarët gjermanët u drejtohen sot (23 shkurt) kutive të votimit, pas një fushate zgjedhore intensive të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë emigrimin dhe sigurinë një çështje kryesore.

Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto zgjedhje “një nga mundësitë e fundit për t’i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën”.

Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës.

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Lexo edhe:

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermanin, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind.

E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Ëagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t’u futur në Bundestag.

Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

Partneri i preferuar i CDU/CSU

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: “ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha”.

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.
Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

E re me reformën e kodit elektoral të vitit 2023 është që preferenca e dytë në fletën e votimit, ajo për partinë, bëhet më e rëndësishme. Është ajo që e vendos hyrjen në Bundestag të një kandidati që i ka fituar direkt zgjedhjet në zonën elektorale.

Përbërja e Bundestagut tani korrespondon me rezultatin e preferencës së dytë në fletëvotim. Ndaj partitë bëjnë thirrje këtë herë që t’ua japin të dyja preferencat.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç.

Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim.

Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj.

Shumica e tyre si tendencë (76%) kanë zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Europa, Ballkani e një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit për 450 milionë banorët e Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e “rrathëve koncentrikë” për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t’u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, “për t’u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)…një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme”.

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se “ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë”. “…pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë”.

Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj. Shumica e tyre si tendencë (76%) kanë zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani./ DW

 

Etiketa: gjermaniasondazheZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

19:51 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

22:02 : 08/05/2025
AKTUALITET

Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme

15:48 : 08/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Ambasada e SHBA, në kontakte non stop me ne

22:29 : 07/05/2025
AKTUALITET

“Patëm një aksident në qeverisje”/ Berisha: Përjetuam 12 vite narko-diktaturën

18:33 : 07/05/2025
Para

Shtatë ish-konkurrentë në garë për t’u rikthyer në BBV, ja cilët janë ata

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com