• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet në Gjermani/ Analiza e DW: Ja kandidati me shanse më të mëdha për kancelar

08:11 : 22/02/2025
në BOTA

Gjermania shkon në këto zgjedhje më e polarizuar se katër vjet më parë. Merz e sheh zgjidhjen te rigjallërimi i ekonomisë dhe kontrolli i migrimit. Industria sheh shanse te investimet ushtarake, shkruan Auron Dodi.

Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto „zgjedhje për fatin” përballë “zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë.” Ai i ka quajtur edhe “një nga mundësitë e fundit për t’i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën”.

Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës.

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Lexo edhe:

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermaninë, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind. E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t’u futur në Bundestag.

Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

Partneri i preferuar i CDU/CSU

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: “ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha”.

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

E re me reformën e kodit elektoral të vitit 2023 është që preferenca e dytë në fletën e votimit, ajo për partinë, bëhet më e rëndësishme. Është ajo që e vendos hyrjen në Bundestag të një kandidati që i ka fituar direkt zgjedhjet në zonën elektorale. Përbërja e Bundestagut tani korrespondon me rezultatin e preferencës së dytë në fletëvotim. Ndaj partitë bëjnë thirrje këtë herë që t’ua japin të dyja preferencat.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç.

Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim.

zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Europa, Ballkani e një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit për 450 milionë banorët e Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e “rrathëve koncentrikë” për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t’u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, “për t’u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)…një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme”.

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se “ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë”. “…pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë”.

Siguria e ndryshimi i strukturës së industrisë gjermane

Çështja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e para në fjalimet elektorale të Merzit. Së fundi ai deklaroi se “vendimtare është që të jemi në gjendje të mbrohemi”. 2% të PBB për mbrojtjen ai e sheh si minimumin, që duhet të shpenzojë Gjermania. Për këtë ai nuk e përjashton reformimin e frenës së borxhit, në kushtetutën gjermane. Kjo do të lejonte marrjen e borxheve për të investuar, pasi Gjermania nuk do të detyrohej të shpenzonte vetëm aq sa prodhonte në një vit.

Përballë situatës gjeopolitike, buxheti shtesë për mbrojtjen mund të jetë nga hapat e parë të qeverisë së re. Sidomos pas tronditjes së re në marrëdhëniet me SHBA, te e cila Gjermania është mbështetur për sigurinë e saj që pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa institutucione, si Instituti Ekonomik Ifo i Mynihut, presin një ndryshim të strukturës së industrisë gjermane në drejtim të sektorit të mbrojtjes. Disa analistë e shohin industrinë gjermane të armatimit në një bum zhvillimi.

Roli i pritshëm i AfD-së në politikën e Gjermanisë

Në nivel drejtimi federal nuk pritet që AfD të luajë ndonjë rol. Të gjitha partitë e kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Por prania më e madhe në Bundestag dhe në forume dhe retorika e AfD-së mund të ndikojë në normalizimin e radikalizimit të disa njerëzve në Gjermani.

Megjithë skepticizmin e kritikëve, Merzi e ka theksuar disa herë distancimin nga AfD. Kjo megjithë hapin e guximshëm të tij, marrjen parasysh të një vote të përbashkët me AfD-në për migrimin në Bundestag. Merzi thotë se një bashkëpunim me AfD-në do të thotë fund i CDU-së.

Mbështetja nga Uashingtoni për AfD-në, kërkesa për ta rrëzuar “kordonin sanitar” ndaj AfD-së, duket se ka forcuar distancimin nga AfD në CDU.

Synimi i Merzit është që AfD të bjerë nën 5% e të mos futet në të ardhmen Bundestag. Për këtë ai synon të zgjidhë problemin e migrimit, p.sh. me dëbime e sprapsje të emigrantëve të paligjshëm që në kufi. Dhe të nxisë ekonominë, p.sh. duke ulur taksat e burokracinë.

Kjo mund të shpresohet pasi është rritur numri i të zhgënjyerve nga politika tradicionale, që ia japin votën AfD-së. Gjithashtu për AfD duket se votojnë mjaft të rinjtë dhe shumë gjermanolindorë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Të dielën, në orën 17.45 pritet të përcillet një rezultat i parë paraprak për votimin. Tendencën, partitë, e marrin megjithatë zakonisht që prej orës 12. Nëse do të kemi surpriza nga votuesit, kjo del e qartë më vonë./ DW

Etiketa: Gjermanikandidatzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The që do të fitoni, por humbët thellë! Kush mban përgjegjësi? Noka: Nuk ishin zgjedhje, por farsë

21:37 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bushati: S’ka zgjedhje normale kur Rama kontrollon drejtësinë, administratën dhe mediat

21:26 : 02/06/2025
AKTUALITET

Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi, PD kërkesë KQZ-së: Nisni hetimin, ku është vendndodhja e tyre?

19:10 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

18:02 : 02/06/2025
business man financial inspector and secretary making report, calculating or checking balance. Internal Revenue Service inspector checking document. Audit concept
AKTUALITET

Për zgjedhje bizneset “harruan” të paguajnë, detyrimet arritën në 4.7 miliardë lekë

15:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Tabaku në Komision: Zgjedhjet, mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

14:30 : 02/06/2025
Para

Parashikimi i motit/ Temperaturat minimale zbresin disa gradë nën zero

TË GJITHA

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com