• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetët e PL nuk u lejuan ta takojnë, Meta: Burgu është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes”

16:40 : 21/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është e paimagjinueshme që deputetëve të PL iu refuzua takimi më të në burg.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë thekson se deputetët, Vasili dhe Xhixho u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit.

Meta shkruan se është rrëmbyer në mënyrë banditeske dhe mbahet i izoluar pa prova dhe pa fakte penale, ndërsa Veliaj është arrestuar dhe shoqëruar sipas tij me shumë përkujdesje.

Meta thotë se Veliajt në burgun e Durrësit i lejohen vizitat nga kushdo që shpreh dëshirën për ta takuar, ndërsa vetë Metës nuk i lejohet të takohet as me deputetët e PL-së.

“E paimagjinueshme ajo që ndodhi sot ku deputetët e Partisë së Lirisë, Z. Petrit Vasili dhe Znj. Erisa Xhixho, u penguan për orë të tëra dhe nuk u lejuan, në shkelje të hapur të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të më takonin në ambientet ku prej 4 muajsh mbahem i izoluar në ekstrem pa fakte dhe pa prova penale.

Lexo edhe:

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Ky rast i përsëritur, pas ndalimit po të dhunshëm, që iu bë deputetit dhe kryetarit të PBDNJ, Z. Vangjel Dule dhe eurodeputetit, Z. Fredi Beleri, dëshmon edhe njëherë “standardet europiane” të Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë, që më mohojnë edhe të drejtën për t’u takuar deputetë dhe drejtues të Partisë së Lirisë, sipas përcaktimeve ligjore që janë respektuar prej tyre në mënyrë shumë ligjore dhe rigoroze.

Asnjë surprizë nga ky regjim kriminal, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe më mban të izoluar pa prova dhe pa fakte penale, kur ndërkohë të gjithë i panë veprimet shumë korrekte dhe plot përkujdesje për arrestimin e Veliajt.

Ndërkohë të gjithë e dinë se burgu i Durrësit është kthyer në selinë e dytë të “Rilindjes” ku hyjnë e dalin pa autorizim prokurori dhe pa leje nga Drejtoria e Burgjeve kushdo që shpreh dëshirën për t’u takuar me bashkëpunëtorët e Edi Ramës, që po ai vetë i futi në burg.

Beteja me Narkoshtetin është betejë për barazi përpara ligjit, që dhunohet nga Narkoqeveria e inkriminuar gjer në fyt.

Asnjë iluzion të mos kenë se do të më pengojnë që të udhëheq Partinë e Lirisë drejt fitores mbi narkotrafikantët e ulur në Qeveri, Kuvend, pushtet lokal dhe në sistemin e drejtësisë”, shkruan Meta.

Etiketa: burgudeputeteMeta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

10:33 : 30/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
BOTA

Dënimi i Sarkozy nis javën e ardhshme, ja burgu ku do të qëndrojë ish-presidenti francez

21:53 : 13/10/2025
AKTUALITET

Burgu i harresës: Shënkolli, plaga pa shërim e shëndetësisë shqiptare

08:29 : 26/09/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
Para

VIDEO/ Banori aktual i ‘Big Brother VIP Albania 4’, kapet duke u puthur me një tjetër mashkull

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com