• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas luftës, pas murit, pas perëndimit

11:08 : 20/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Nuk është e lehtë të përmbledhësh tri epoka me një fjali: post-ëar, post-ëall, post-ëest (pas Luftës, pas Murit, pas Perëndimit).

Historiani, komentatori dhe autori Timothy Garton Ash e artikuloi këtë postulat dy vjet më parë në librin e tij “Homelands”.

Nga këto tri epoka, në njërën kemi qenë vendi më fatlum mbi dhé. Nga një Shqipëri e rraskapitur pas Luftës, ku e vetmja siguri ishte diktatura absolute dhe varfëria, epoka e dytë – post-ëall – ishte një bekim, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë kombin shqiptar. Ishte epoka që solli zhvillim,  siguri dhe integrim.

Shqipëria u anëtarësua në NATO, iu afrua BE-së, Kosova shpalli pavarësinë dhe shqiptarët në Maqedoni fituan statusin e elementit shtetformues. Nga një vend i harruar, Shqipëria u bë një partner i besueshëm për Perëndimin.

Lexo edhe:

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

“Presim çfarë na lexon Rama në TV”/ Bushati: Shqipëria po qeveriset me model autokratik

Është epoka që nisi me rënien e Murit të Berlinit dhe që po perëndon me luftën në Ukrainë dhe zgjedhjen e Trump si president të SHBA.

Pas Perëndimit?

Me luftën në Ukrainë (2022) dhe me “sherifin e ri” në Shtëpinë e Bardhë (2025), horizonti ka ndryshuar.

Perëndimi, porti ku janë ankoruar shpresat e shqiptarëve, sot duket më i brishtë se kurrë. SHBA dhe BE nuk janë më as në kulmin e fuqisë dhe as në kulmin e unitetit të tyre. Në Uashington, një lider si Trump po sfidon rendin liberal ndërkombëtar, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta kombëtare mbi aleancat tradicionale (America First).

Nëse SHBA distancohet nga Evropa dhe tërhiqet nga Aleanca, që ka pak të ngjarë të ndodhë, Shqipëria rrezikon të mbetet pa mbrojtje gjeopolitike. NATO mund të mos jetë më çadra që na mbron nga rrebeshet, ndërsa zgjerimi i BE-së mund të vazhdojë të mbetet një histori e hapur dhe pafund, i ngjashëm me fatin e oficerit të ri te Shkretëtira e Tatarëve e Dino Buxatit.

Një Perëndim i dobësuar i ka hapur rrugën aktorëve të tjerë – Rusisë, Kinës dhe Turqisë, për të rritur ndikimin e tyre në Ballkan. A do të mundet Shqipëria të ruajë orientimin e saj perëndimor apo do te kërkojë ridimensionim përmes një balance të kujdeseshme mes fuqive rivale, por pa e humbur percaktimin e saj?

Është koha për të hapur sytë dhe për të parë realitetin e ri, jo për të vijuar me ëndrrën e “botës së djeshme.”

Deri sot kemi përsëritur si mantrë se “Shqipëria nuk ka një plan B” dhe “shqiptarët do të bashkohen në BE”. Por sot është fakt që:

Pavarësia e Kosovës mbetet e kontestuar.

Tensionet në Maqedoninë e Veriut janë rikthyer.

Serbia nuk e ka fshehur kurrë ambicien se pret kohë më të mira për objektivat e saj.

Nëse Perëndimi tërhiqet, çfarë e mban të qetë Ballkanin?

Një sprovë historike

Shqipëria ndodhet përpara një sprove historike: të forcojë demokracinë dhe të mbështesë BE-në si partnerin e saj të vetëm strategjik, edhe nëse ky proces vonohet, apo të luajë një lojë të zgjuar, edhe me ndonjë të papritur të kalkuluar, duke biseduar edhe me aktorë të tjerë, pa lëvizur çengelin nga garancia e sigurisë.

Së paku, në raport me Kosovën nevojitet një shkundje e madhe.

Nëse Uashingtoni tërhiqet nga angazhimi aktiv në Europë dhe me Ballkan, Shqipëria duhet të marrë një rol shumë më të madh si avokat dhe, aq sa dhe nëse mundet, garantues i sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës. Kjo do të thotë:

Një diplomaci më aktive për njohjet ndërkombëtare të Kosovës, me vepra, jo retorike:

Një angazhim më i fortë me vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, sidomos me Greqinë dhe Spanjën.

Në këtë realitet të ri, Shqipëria duhet të guxojë të bëjë atë që deri tani nuk ka guxuar:

Nje koordinim të plotë, të gjithanshëm, pa mbajtje ane këtej apo andej, pa paternalizem;

Një integrim ekonomik de facto me Kosovën, me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët pa barriera doganore, me politika fiskale të harmonizuara dhe me investime strategjike të përbashkëta në energji, infrastrukturë dhe teknologji.

Kosova e ka rritur buxhetin për ushtrinë me 80-fishim. Shqipëria jo vetëm duhet të rrisë fondet për mbrojtjen, por edhe të ketë një koordinim më të fortë ushtarak me Kosovën.

Deri tani, Tirana zyrtare ka ndjekur një qasje pajtuese deri mikluese me Beogradin.

Kjo politikë mund të mos funksionojë më, veçanërisht nëse Serbia, me mbështetjen e Rusisë, bëhet më agresive në raport me Kosovën.

Po nëse SHBA ndryshon kurs?

Nëse SHBA-ja ul angazhimin apo tërhiqet nga kontinenti për shkak të përqendrimit në Paqësor, duhet menduar seriozisht si do të mbushet vakumi që krijohet. Nuk mendohet që SHBA ka hyrë në Kosovë për t’u tërhequr. Kjo nuk duhet të shërbejë si qasje për të frikesuar, as si levë me luftën e politikes së brendshme

Me cilët partnerë duhet të thellohet bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak?

Duke qenë të ndërgjegjshëm për rolin, peshën dhe hapësirën që Shqipëria ka në Ballkan, as nuk duhet të biem në kurthin e frikësimit, të destabilizimit dhe as të qëndrojmë spektator pasiv ndaj zhvillimeve.

Për momentin, sfida më e madhe mbetet ruajtja e stabilitetit të brendshëm:

Konflikti politik 35 vjecar,

korrupsioni,

paaftësia për të mbajtur zgjedhje të pakontestuara,

sundimi i ligjit

Shqipëria nuk mund të mbështetet më verbërisht dhe me entre të idealizuar te Perëndimi si në të kaluarën. Duhen marrë më shumë përgjegjësi për të ardhmen, duke vepruar me zgjuarsi për të siguruar interesat tona.

Përndryshe, mund të përballemi me një rikthim në epokën post-ëar, këtë herë jo për shkak të komunizmit, por për shkak të kaosit dhe llogarive të gabuara.

Nëse epoka post-ëall ishte epoka e shpresës dhe përparimit, epoka post-ëest mund të sjellë paqartësi dhe pasiguri.

Një gjë duket e sigurt: bota e re nuk premton më dhurata nga Perëndimi.

Jemi në një botë tjetër dhe duhet të zgjohemi nga gjumi.

Etiketa: Luftalutfi dervishiShqiperiaukraina

Lajme të lidhura

SPORT

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Presim çfarë na lexon Rama në TV”/ Bushati: Shqipëria po qeveriset me model autokratik

21:36 : 08/09/2025
SPORT

Shqipëri-Letoni, Silvinho: Ka presion, nesër luajmë një sfidë vendimtare

17:11 : 08/09/2025
BOTA

I dërguari amerikan në Kiev: Moska nuk dëshiron t’i japë fund luf*ës në Ukrainë

19:52 : 07/09/2025
SPORT

Shqipëria e “dënuar” të fitojë, mësohet numri i biletave të shitura ndaj Letonisë

19:01 : 07/09/2025
BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
Para

Përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri, shpallen në kërkim burrë e grua

TË GJITHA

Investigimi i RTL: Turq dhe shqiptarë falsifikojnë certifikatat e mbrojtjes së gjuhës gjermane

19:11 : 09/09/2025

Beograd/ Në kërkim nga SHBA-ja, arratisen pa gjurmë dy të dyshuar për spiunazh

19:10 : 09/09/2025

E frikshme, ministrja përplaset në tokë gjatë konferencë për shtyp (Video)

18:59 : 09/09/2025

Ankohet Erion Braçe: Askush nuk po punon, të gjithë presin se kush do bëhet ministër e drejtor

18:58 : 09/09/2025

Komplikime gjatë lindjes, 31-vjeçarja vdes në QKUK disa ditë pasi humbi foshnjën

18:36 : 09/09/2025

Analiza: Houthi-t, nga terroristë në partnerë të paqes së Trump

18:34 : 09/09/2025

Nga Mark Ruffalo te Javier Bardem, rreth qindra artistë bojkotojnë institucionet izraelite të filmit

18:27 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com