• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Alban Toro nuk justifikon pasurinë”/ CV-ja problematika e kandidatit për Gjykatë Kushtetuese

14:37 : 20/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Avokati Alban Toro nuk justifikon pasurinë familjare me burime të ligjshme, për këtë arsye, bashkëshortja e tij, gjyqtarja e Apelit, Elona Toro, duhet shkarkuar nga detyra”.

Me këtë sentencë, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkallës së dytë të Vetingut, në 25 janar 2023.

Gjyqtarja Toro u konfirmua në detyrë në 17 qershor 2020, me shumicë votash nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, siç emërtohet shkalla e parë e Vetingut.

Kryesuesja e trupës së Vetingut, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko, votuan në favor të gjyqtares Elona Toro. Ndërsa anëtarja Etleda Çiftja ishte e mendimit se subjekti duhej shkarkuar nga detyra, për shkak të pamjaftueshmërisë së burimeve financiare për pasuritë në zotërim.

Lexo edhe:

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

Në foto: Anëtarja në pakicë e KPK-së kërkoi shkarkimin e gjyqtares Elona Toro për probleme me pasurinë

Qëndrimi i anëtares Çiftja i referohej kryesisht pasurive të krijuara me burim të ardhurat e bashkëshortit të saj, Alban Toro.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Komisioneri Publik, i cili kërkoi shkarkimin e gjyqtares Elona Toro, kryesisht për problemet e burimit financiar të bashkëshortit.

Në foto: Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e gjyqtares Elona Toro, për shkak të problemeve me pasurinë të bashkëshortit

Por, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) nuk e pranoi kërkesën e Komisionerit, duke vendosur konfirmimin përfundimtar në detyrë të gjyqtares Elona Toro, me vendimin e datës 2 shkurt 2023.

Në kohën që diskutoheshin këto çështje në strukturat e Vetingut, Alban Toro ishte duke konsumuar mandatin e tij 5-vjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u emërua nga radhët e avokatëve në vitin 2019.

Paralelisht me vetingun e bashkëshortes, Alban Toro ishte subjekt i një hetimi disiplinor dhe panel, në dyshimet se kishte falsifikuar dokumentat që e kualifikonin për emërimin si anëtar i KLGJ-së.

Në të njëjtën njësi kohore, Alban Toro po përballej me tre plane; hetim disiplinor nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për dokumentacionin e emërimit në KLGJ; hetim penal nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për çështjen e dyshuar të falsifikimit të dokumentave; dhe hetim administrativ për pasurinë, si bashkëshort i gjyqtares Elona Toro.

Natyrisht, këto përballje duhet të jenë shumë të vështira për një individ të vetëm. Por, duket se Alban Toro ka “yllin e fatit” në krahun e tij.

Siç ka publikuar më herët “Boldnews.al”, hetimi administrativ për dokumentacionin e Alban Toros u përfshi në një ping-pong mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, pa arritur asnjëherë në një konkluzion.

Hetimi penal për “falsifikimin e dokumentave” të Alban Toros është pluhurosur në sirtarët e Prokurorisë së Posaçme prej vitit 2021 dhe, deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë mbi ecurinë e procedimit penal, megjithëse kanë kaluar mbi 4 vjet.

Ndërsa hetimi administrativ për pasurinë në Vetingun e Elona Toros, përfundoi me sukses edhe për bashkëshortin e saj, Alban Toro, pavarësisht se një anëtare e trupës së shkallës së parë të Vetingut, si edhe Komisioneri Publik, ishin të bindur se ai nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.

Pas këtyre “beteja”, ku njëra ka më shumë problematika se tjetra, Alban Toro përfundoi mandatin 5-vjeçar në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe është një prej kandidaturave për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Njeriu që “theu Kushtetutën”, tashmë tenton që të shndërrohet në mbrojtësin e saj, duke synuar një karrige në trupën më të lartë gjyqësore në vend.

Etiketa: Alban ToroElona Torogjykate kushtetuesegjyqtarikandidatiKushtetuesenuk justifikonpasurinevetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari

18:34 : 29/09/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

15:47 : 29/09/2025
AKTUALITET

A do ta ankimojnë shkarkimin në Kushtetuese? Reagon një prej avokatëve të Veliajt

21:28 : 25/09/2025
AKTUALITET

Gara për Tiranën/ Këlliçi: Kandidati duhet të jetë një figurë politike nga radhët e të djathtës

15:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025
Para

Dënimi me 25 vite burg i të riut, komuniteti Rom ngrihet në protestë: Ne martohemi që në djep

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com