• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vlorë/ Zbulohen 2 shtëpi bari, kush është “i forti” që tentoi të qëllojë policinë (EMRI-PAMJE)

18:43 : 19/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy operacione janë zhvilluar ditën e sotme (19 shkurt) nga policia e Vlorës dhe Forcat Operacionale, ndaj personave të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore apo grupeve kriminale.

Tre persona janë arrestuar, një u shpall në kërkim dhe dy janë marrë nën hetim, teksa u zbuluan 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji”, armë pa leje, pajisje të sofistikuara për kultivim dhe makinë e blinduar.

Operacioni ‘Danger’

Mes të arrestuarve edhe një emër i njohur për uniformat blu. Ai është Endrit Sadedini, 38 vjeç, i cili prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi më herët ka qenë duke vuajtur dënimin në një shtet tjetër.

Gjatë kontrolleve rutinë në qytet, policia i ka bërë shenjë që të ndalonte, por Sadedini ka tentuar të largohet, duke nxjerrë armën ndaj forcave të rendit, por ai u ndalua para se të mund të hapte zjarr.

Lexo edhe:

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

Vëllezër a*mësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me një karikator të mbushur me municion luftarak.

“Shtetasi Endrit Sadedini, në momentin që pa shërbimet e Policisë, tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet, pasi, falë profesionalizmit të forcave të Policisë, është bërë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar”, njoftoi policia.

Endrit Sadedini
  • Endrit Sadedini emër i njohur për policinë

I riu, nuk është një figurë e panjohur për drejtësinë, pasi Sadedini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin dhe i ka mbijetuar dy atentateve të bujshme. Në vitin 2021, ai mbeti i plagosur rëndë pas një shpërthimi me tritol në hyrje të garazhit të pallatit ku banonte.

Dyshohet se bomba ishte vendosur 15 minuta para atentatit. Kamerat e sigurisë fiksuan autorin e dyshuar të ngjarjes që mbante në kokë një kapuç dhe maskë kirugjikale në fytyrë. Autori kishte mbuluar sasinë e tritolit me një kuti kartoni, buzë bordurës hyrëse të garazhit të pallatit. Për pasojë Sadedini u plagos rëndë dhe mbeti me dy këmbët e gjëtuara.

Një atentat i mëparshëm kundër tij ndodhi në vitin 2017, kur një sasi prej 500 gramësh eksploziv u gjet e vendosur në pjesën e përparme të makinës së tij. Fatmirësisht, ai arriti ta dallonte në kohë dhe të njoftonte policinë, duke i shpëtuar shpërthimit.

Po në vitin 2017, një person mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën në një lokal që ishte në pronësinë e tij.

Gjatë aksionit ‘Danger’ mësohet se Endrit Sadedini i ka drejtuar armën policisë, por pa shkaktuar qitje dhe lëndime, teksa u neutralizua.

“Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç (Endrit Sadedini), person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi shtetasi M. Sh., 33 vjeç, i cili lëvizte bashkë me 38-vjeçarin, tashmë të arrestuar”, njofton policia.

  • Operacioni “Indoor”

Bëhet me dije se janë ndaluar 3 persona dhe janë gjetur dy banesa shtëpi bari, me llamba dhe pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre.

Gjithashtu janë sekuestruar gjatë operacionit ‘Indoor’ edhe 780 bimë kanabis sativa, ku 482 prej tyre janë kubikë, si dhe mjete e sende të tjera, me 2 të arrestuar dhe një në kërkim.

“Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë”, bëri me dije policia dia nga detajet.

  • Pamje nga aksioni i policisë

  • Çfarë sekuestroi policia?

Policia gjeti në katin e parë të një objekti trekatësh dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ku u q, 482 prej të cilave ishin të mbjella në kubikë.

Lartësia e këtyre bimëve arrinte në një lartësi 90-110 cm. Policia ka sekuestruar gjithashtu 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 24-vjeçar i cili dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Gjithashtu është shpallur në kërkim në tjetër 24-vjeçar i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira.

Gjate kontrollit nga forcat operacionale Vlorë, Sadedinit iu sekuestrua dhe mjeti i blinduar, si dhe një armë zjarri.

“Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë. Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë”, njofton policia.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Eldion Çela, zbuloi detajet e aksionit në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

“Bazuar në informacionet e inteligjencës policore dhe pas një operacioni të mirëkoordinuar, shërbimet operacionale bënë të mundur lokalizimin, neutralizimin dhe kapjen e shtetasit E. S., 38 vjeç, person me precedentë penalë të theksuar, i arrestuar dhe i hetuar më parë nga autoritetet e huaja për vepra penale të rënda në fushën e krimeve kundër personit. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, së bashku me një karikator me municion luftarak”, u shpreh Drejtori i Policise se Vlores, Elidon Çela.

Etiketa: Armeatentatshtepi barivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

16:27 : 24/08/2025
BOTA

Vëllezër a*mësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025
RAJONI

Zbulohen 500 bimë kanabisi në Gjilan, policia gjen armë e municione

20:30 : 23/08/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës

19:39 : 23/08/2025
AKTUALITET

Të shtënat në Kombinat/ Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 të tjerë (EMRAT)

08:41 : 23/08/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor

21:40 : 22/08/2025
Para

Vrasja e Marigona Osmanit, burg i përjetshëm për Dardan Krivaçën

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com