• Kontakt
Saturday, August 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën

09:40 : 17/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atashohet me një nga futbollistët më të mirë të botës në qarkullim. Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit ka sot një vlerë tregu mbi 100 milionë euro dhe është një nga goleadorët më të mirë të Europës.

Por ndërsa El Toro i Bahia Blancas thyen papushim rrjetat e ekipeve kundërshtare, ekziston një Toro në Shqipëri që është edhe më i tmerrshëm se kaq. Ky ka thyer SPAK-un, ligjin, Kushtetutën dhe madje gjithë sistemin juridik të shtetit.

Alban Toro u zgjodh në Këshillin e Lartë Gjyqësor në dhjetor të vitit 2018 si kandidat nga radhët e avokatisë. Por zgjedhja e tij ishtë në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, kandidatët nga radhët e avokatisë duhet të përmbushnin 14 kritere për t’u zgjedhur në KLGJ.

Njëri prej tyre kërkonte që kandidatët të kishin jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kishin ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje. Ky më poshtë është ekstrakti zyrtar që dokumenton historikun profesional të zotit Toro.

Lexo edhe:

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Sipas ekstraktit, Alban Toro e ka pezulluar aktivitetin e tij si avokat në mars të vitit 2010. E ka aktivizuar atë sërish në tetor të vitit 2011, për ta pezulluar prapë në shkurt 2018. Pra zoti Toro u zgjodh në KLGJ në shkelje flagrante të ligjit, duke mashtruar Kuvendin, pasi nuk i kishte jo dhjetë, por as tetë vite ushtrim të pandërprerë aktiviteti. Kështë Toro theu ligjin.

Por skandali në këtë rast ishte evident dhe shpërtheu gjithandej. Fillimisht në Kuvend. Ulsi Manja, në atë kohë kryetar i Komisionit Kuvendor të Ligjeve, u detyrua t’i drejtohej Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shpreheshin mbi mospërputhjen e kushteve të zgjedhshmërisë në detyrë të Alban Toros.

Por KLGJ ja përcolli praktikën Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe ky i fundit me të drejtë e ktheu mbrapsht, pasi ishte KLGJ që duhet të shprehej. Me këtë ping pong, kërkesa e Kuvendit u pluros në sirtarët e qeverisë së gjyqësorit. Kështu zoti Toro theu sistemin juridik.

Megjithatë nuk mbaroi këtu. Pasi u pa qartë se Toro kishte nga pas një dorë të fuqishme, që e vinte atë mbi ligjin dhe rendin juridik të vendit, në lojë u thirr SPAK si shpresa e fundit për të kthyer KLGJ-në në shinat e ligjshmërisë dhe për të ndëshkuar mashtrimin e Kuvendit.

Zoto Toro u kallëzua në SPAK nga shoqata e avokatëve antikorrupsion. Por pasi e mbajti dosjen më shumë se 1 vit, SPAK e pushoi çështjen me motivacionin se nuk gjeti vepër penale. Ky vendim binte erë të rëndë. Të paktën për gjykatën e posaçme kundër korrupsionit. Kjo e fundit e rrëzoi vendimin e SPAK për mosfillim të hetimeve ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Alban Toro dhe urdhëroi prokurorinë të regjistrojë procedim penal për “falsifikim dokumentesh”.

Nga viti 2021 dhe deri më sot SPAK nuk kreu asnjë veprim duke e mbajtur dosjen në sirtar, edhe çështja nuk kishte nevojë për hetim fare, por vetëm për një verifikim të thjeshtë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Mbajtja e dosjes peng në SPAK i mundësoi zotit Toro që të bënte mandatin e plotë në radhët e KLGJ-së edhe pse ishte në papajtueshmëri me ligjin dhe kishte mashtruar Kuvendin. Kështu zoti Toro e theu në mes dhe SPAK-un.

Por shfaqja vazhdon. Tani Alban Toro po kandidon për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. SPAK vazhdon të mos shprehet duke i lënë në fakt rrugën e lirë kandidaturës së Toros që të shkojë në institucionin më të lartë hierarkik të drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese.

Një gjyqtar me cen ligjor është ëndrra e të gjithë atyre që duan të shantazhojnë drejtësinë. Dhe ku ka më të interesuar se qeveria për këtë. Skandali i mbivendoset skandalit. Tani zoti Toro po rrezikon të thyejë edhe Kushtetutën.

Pikëpyetjet në këtë rast janë të shumta. Por njëra prej tyre është më e madhe edhe se sa vet paligjshmëria e Toros në KLGJ dhe potencialisht në GJK. Kur SPAK-u ka kurajon dhe godet Erion Veliajn, njeriun e dytë ndoshta më të fuqishëm në radhët e pushtetit, si ka mundësi që ul kokën përpara rastit Toro? Dhe kjo vijon me një tjetër pikëpyetje po kaq të madhe.

Nëse El Toro i Interit vlen 100 milionë euro, sa është vlera tregtare e Toros së drejtësisë shqiptare që i psh*rri të gjitha mbarë; ligjin, Kushtetutën, SPAK-un dhe shtetin?/ Kapitali.al

Etiketa: Alban ToroKLGJKlodian Tomorrikushtetutasistemi i drejtesisespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK nën hetim 14 zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë dhe një ish-ministër

16:50 : 22/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet sërish në SPAK

09:44 : 22/08/2025
AKTUALITET

SPAK “ngrohet” në diell/ Prokuroria instalon në tarracë “parkun” fotovoltaik 800 mln lekësh

19:27 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

08:42 : 21/08/2025
Para

Dëbora zbardh edhe qarkun e Shkodrës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 23 Gusht 2025

23:08 : 22/08/2025

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

23:04 : 22/08/2025

VIDEO/ Me kallash në duar në mes të kryqëzimit, goditet makina e Kurteshit në Kombinat pas rr*hjes në rrugë

22:59 : 22/08/2025

Omni Bridgeway i kërkon Gjykatës Federale të Uashingtonit të konfiskojë pasuritë e Shqipërisë

22:51 : 22/08/2025

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025

Aksident tragjik në New York, përmbyset autobusi turistik: 1 viktimë dhe disa të plagosur

22:20 : 22/08/2025

Nesër hëna e zezë në Virgjëreshë: Çfarë pritet nga fenomeni i rrallë?

22:00 : 22/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com