• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Agjencia që mashtroi për bileta udhëtimi, fitoi tendera në shtet pas arrestimit të pronarëve!

21:03 : 17/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës se një agjenci turistike, pronarët e së cilës u arrestuan për mashtrime të mëdha, fitoi tendera nga institucionet shtetërore.

Në muajin tetor 2024, Policia e Tiranës arrestoi pronarin dhe administratorin e një agjencie udhëtimi. Kleo Karriqi dhe Redi Hambari mashtronin qytetarët për bileta udhëtimi, teksa në atë kohë policia tha se dëmi ndaj qytetarëve ishte mbi 15 mijë euro.

“Dy të hetuarit drejtonin agjencinë ‘Avia Center’, teksa akt-akuza ishte se ata mashtronin qytetarët përmes skemës së akomodimit në hotelet turke, dhe më pas fshihnin të ardhurat dhe për mospagim taksash. Janë mbi 5 raste, ku qytetarë të ndryshëm kanë depozituar kallëzim penal ndaj subjektit tregtar ‘Avia Center’, të cilët pasi u merrnin paratë, bënin rezervim fiktiv të prenotimet të hotelit. Qytetarët pajiseshin me bileta avioni, por kur shkonin në hotelet turke, ata rezultonin se nuk kishin prenotuar për të qëndruar në hotel” thuhej në njoftimin e policisë.

Mësohet se Karriqi dhe Hambari e hapën kompaninë në vitin 2022, ndërkohë që akuzohen se mashtronin edhe me biletat. Në vend që të prisnin bileta vajtje-ardhje, ata i prisnin vetëm vajtje.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se firma “Avia Center” ka fituar tendera edhe nga institucione shtetërore. Sipas dokumenteve që Fiks Fare disponon, kjo firmë është përjashtuar për 2 vite nga tenderët. Madje, duke përdorur edhe të dhëna e dokumente të rreme.

Lexo edhe:

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Për këtë arsye, sipas një dokumenti të APP-së, të datës 30 janar 2025, kjo firmë është përjashtuar 2 vite nga pjesëmarrja në tendera.

Në dokument shkruhet se, “APP ka nisur procedimin administrativ, për përjashtimin e operatorit nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi në disa procedura tenderuese të blerjes së biletave të transportit ndërkombëtar ajror”.

Një tender ka qenë me objekt “blerje një bilete avioni vajtje-ardhje Tiranë – Vjenë – Tiranë”. Tenderi është zhvilluar në datë 3 shtator 2024 nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Në këtë procedurë, firma paraqiti të dhëna të rremë.

Pronari dhe administratori u arrestuan në datën 1 tetor 2024. Disa javë pas arrestimit, përkatësisht në datën 8 nëntor 2024, ata fituan një tjetër tender. Objekti i procedurës ishte “blerje dinamike e biletave”. Sipas APP-së, edhe në këtë rast, kompania “Avia Center” ka përdorur të dhëna të rreme për ta fituar!

Pra, gjatë kohës që pronari dhe administratori ishin në burg, dhe po hetoheshin për mashtrim, ata fituan çuditërisht tendera nga institucione shtetërore!

Fiks Fare hulumtoi dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit për këtë firmë. Rezulton se firma, edhe pas përjashtimit nga tenderët, është aktiv. Në ekstrakt janë dy numra telefoni, teksa Fiksi kontaktoi me të dy numrat, ku i pari doli i mbyllur dhe i dyti ishte aktiv. Fillimisht askush s’u përgjigj me zë, teksa dërgon një mesazh “më shkruani”. Fiksi kërkon një person kontakti nga agjencia “Avia Center”.

Personi identifikohet se është një nga agjentët e firmës “Avia Center”, ku fillimisht ka pasur si adresë zonën pranë Brrylit, por tashmë janë zhvendosur.

“Për momentin e kemi mbyllur zyrën dhe jemi në proces transferimi. Më shkruani ju lutem s’i mund t’ju ndihmojmë. Ne kemi pasur zyrën afër Brrylit dhe lëvizëm te Pazari i Ri, ngjitur me Zyrat e Sorosit. Për momentin po lëvizim në një vend tjetër. A mund t’ju asistoj?” shkruan ai.

Fiksi i bën me dije se kërkon 2 bileta për në Stamboll, Turqi, ku të përfshihet edhe akomodimi. “Për momentin s’po operojnë dot, pasi jemi pa funksione. Vetëm për klientët ekzistent që kemi po u japim suport online, pasi kemi fikur edhe numrin” thotë ai. Gazetarët e pyesin se ku fillojnë dhe ai përgjigjet se “shumë shpejt”.

Më pas kërkon se për cilën datë interesohemi, teksa Fiksi i shkruan se në datat 28 dhe 29 prill 2025, për 2 persona. Agjenti kërkon edhe vendin në Stamboll, nëse kemi të preferuar. Fiksi i shkruan se kërkon një vend akomodimi afër pazarit, në sheshin “Taksim”, në Stamboll.

Përgjigjja e tij është “Ok, në rregull, sapo të kem askes në sistem do ju dërgojmë një ofertë”. Gazetarët i shkruajnë se këtë ofertë e duan për punë, teksa ai pyet “ju duhet faturë tatimore me nipt me emër kompanie?”. I shkruajnë se po dhe a mund të bëhet. “Po patjetër, – shkruan ai, – na dërgoni niptin që t’ju dërgojmë ofertën dhe ju vendosni”

Fiksi i dërgon një numër nipti, teksa ai pyet “jeni institucion buxhetor” dhe kërkon të na telefonojë. “Atëherë, ne për institucione shtetërore funksionojmë pak ndryshe, duhet t’ju regjistroj në sistem. Mund të më dërgoni pak në WhatsApp një kërkesë ose një e-mail. Jo më fal, e-mailin tuaj që keni të punës që keni ndërkohë që t’ju dërgojmë edhe ofertën” thotë ai në telefonatë.

Pas telefonatës shkruan se “sapo të kemi sistem do t’ju dërgojmë ofertë”. Megjithëse pronarët janë akuzuar, arrestuar dhe tashmë përjashtuar në tenderët, për mashtrime, agjencia vijon aktivitetin. Madje, duke premtuar edhe blerje bilete për institucione shtetërore!/TCH

Etiketa: agjenci turistikeKleo KarriqiRedi Hambaritendera“Avia Center”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
AKTUALITET

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

21:35 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

“AGI KONS” nën lupën e hetimeve! SPAK kërkon të dhëna për tenderat e fituara në 14 vite nga Gent Sula

14:34 : 24/07/2025
AKTUALITET

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

17:03 : 22/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
Para

Marina amerikane teston armën-lazer, mund të shkatërrojë raketat dhe avionët

TË GJITHA

“Benzi” përmbyset jashtë rruge në Fier, plagosen tre persona

20:52 : 08/08/2025

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com