• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 79 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se një duzinë shoqërish tregtare dhe OJF-sh, dyshohet se janë përshirë në një skemë korruptive ryshfetesh për të pasuruar familjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

17:07 : 16/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Të dhënat e dosjes hetimore të analizuara nga BIRN tregojnë se 12 shoqëri tregtare dhe organizata jofitimprurëse, të cilat përfitonin fonde direkt nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt, i kanë paguar më shumë se 110 milionë lekë (1.1 milionë euro) disa kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

“Nga shtetasit nën hetim, specifikisht Erion Veliaj, si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ajola Xoxa., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme,” tha SPAK në njoftim për shtyp.

Lexo edhe:

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

Megjithatë, këto pagesa, që dyshohen se janë në formën e pastrimit të parave dhe kishin për qëllim të justifikonin shpenzimet marramendëse që bënte bashkëshortja e kryebashkiakut për veshje firmato, bizhuteri dhe aksesorë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Veliaj i ka mohuar akuzat për korrupsion dhe ka pretenduar se po persekutohet padrejtësisht, duke lëshuar një lumë me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado, dhe gjyqtarit Erion Bani.

“Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” deklaroi ai pas arrestimit. “Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një idiotësitë e asaj akuze,” shtoi Veliaj.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara

Në total, SPAK ka identifikuar pesë kompani – Agi Kons, Fusha, Gerard-A, Noa Control dhe One Albania – të cilat kanë përfituar 22 procese prokurimi publik, për një vlerë totale prej 7.9 miliardë lekë (79 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Nga këto pesë kompani, SPAK ka kërkuar masa sigurie në gjykatë vetëm për administratorët e Agi Kons, Gerard-A dhe Fusha shpk.

Kompania me numrin dhe vlerën më të lartë të prokurimeve është Agi Kons, me administrator biznesmenin Gentjan Sula. Sipas SPAK, Sula dhe Veliaj kanë një lidhje të hershme me njëri-tjetrin, e cila shkon pas në vitet 2004-2005 dhe provohet nga udhëtimet jashtë vendit me avionë ‘charter’ dhe transaksionet me pasuri të paluajtshme.

Sipas SPAK, kompania Agi Kons ka përfituar 4.9 miliardë lekë në prokurime dhe koncesione nga Bashkia e Tiranës, një pjesë të të cilave ia ka transferuar kompanive dhe OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa. Xoxa gjithashtu dyshohet se ka përfituar një vilë në Marea Resort në Qerret nga Agi Kons.

Duke u bazuar në të dhënat dokumentare të pagesave të administrimit të resortit, qelizave të kompanive celulare, dëshmive të punonjësve dhe miqve të çiftit Xoxa-Veliaj, si dhe komunikimeve elektronike të Ajola Xoxës, SPAK ka arritur në përfundimin se vila me vlerë të përllogaritur në 500 mijë euro është në pronësinë faktike të familjes Veliaj-Xoxa.

E dyta në listën e përfitueseve që dyshohet se ka transferuar ryshfete drejt kompanive ose OJF-ve të kontrolluara nga Ajola Xoxa, është kompania Fusha Shpk. E administruar nga biznesmeni Shkëlqim Fusha, sipas SPAK, kjo kompani ka përfituar 2.2 miliardë lekë (22 milionë euro) nga Bashkia Tiranë.

Kjo kompani ka bërë disa pagesa ndaj personave fizikë, të cilat pastaj ia kalonin një pjesë të parave qendrës ‘Harabel’, të themeluar nga Ajola Xoxa.

“Thënë ndryshe, gjysmën e shumës së marrë nga Fusha Shpk këto shtetase, në cilësinë e personave fizikë, e kanë kaluar në llogaritë e Qendrës Harabel,” shkruan SPAK.

Kompania e tretë në listë, për nga niveli i përfitimeve nga kontratat publike është Gerard-A. Kjo kompani ka marrë 619 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës dhe entitetet në varësi të saj, përshirë UKT, Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit apo Drejtoria nr. 2 Punëtorëve të Qytetit.

Kjo kompani është në pronësi të shtetasit Sokol Kryeziu, por SPAK ka ngritur dyshime se ajo në të vërtetë kontrollohet nga dikush tjetër.

“Ky shtetas ka punuar si kontrollor deri në momentin që ka blerë shoqërinë,” shprehet SPAK për Kryeziun, ndërsa shton se sipas kontratës së shitjes shoqëria është blerë për shumën 33.4 milionë lekë, vlerë e cila do të paguhej me këste për gjashtë vjet.

“Gjithashtu, i njëjti shtetas rezulton se në periudhën 21.10.2017 deri më 26.02.2018 ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit,” shton organi i akuzës.

Megjithëse në dukje pa lidhje me botën e artit, Kryeziu, gjatë periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, ka blerë disa piktura nga Nan Gallery, e kontrolluar nga Ajola Xoxa, me vlerë 5 milionë lekë.

Një tjetër formë që sipas SPAK përdorej nga Veliaj për të pasuruar familjen e tij me fondet publike, ishte nëpërmjet OJF-ve të financuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas të dhënave të dosjes hetimore, shtatë OJF të financuara nga Bashkia e Tiranës me një vlerë prej më shumë se 1 miliard lekë (10 milionë euro), kanë bërë pagesa drejt kompanive dhe entiteteve fitimprurëse të kontrolluara nga Ajola Xoxa.

OJF-ja me financimin më të lartë mes tyre është Kongresi Rinor Kombëtar (KRK), një entitet që ka marrë 942 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, gjatë viteve 2022-2024. Kjo organizatë i ka transferuar më pas 4 milionë lekë organizatës Balkan Youth Link – Albania (BYL-A), e cila kontrollohej nga Xoxa dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, deputetja e PS-së, Klotilda Busha.

BYL-A ka përfituar drejtpërdrejt 5 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, e ndjekur nga Shoqata Bash-Art, Eventus, Community Assist, qendra Frobolous dhe qendra Muza./BIRN

Etiketa: bashkia tiraneErion Veliajkompaniojfryshfetskemë korruptive

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Skandali në Bashkinë e Tiranës, Laura Deliu rrit sipas qejfit taksat e biznesit

21:49 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

22:25 : 29/05/2025
AKTUALITET

Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:05 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
Para

Veliaj publikon nga qelia fotot e vjehrrit të ndjerë dhe sulmon prokurorin Ols Dado

TË GJITHA

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com