• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plakja dhe shpopullimi i Shqipërisë! Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, Jugu më i prekuri

08:46 : 14/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SOCIALE

Rritja ekonomike e vendit nuk po përkthehet në kushte më të mira jetesë në vend, përderisa rënia e lindjeve po thellohet nga viti në viti. Në shkallë kombëtare bebet e lindura me 2024 shënuan rënie vjetore me 5 për qind, por në disa qarqe ishte shumë fish më e lartë.

Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT qarku i Gjirokastrës kryesoi për rënien më të madhe të lindshmërisë me mbi 19% në vitin 2024. Në qarkun jugor gjatë vitit të kaluar lindën vetëm 317 bebe nga 393 më 2023. Krahasuar me vitin 2020 lindjet në qarkun e Gjirokastrës ranë me 37 për qind.

Ky qark prej vitesh po përjeton rënie të madhe të lindjeve dhe njëkohësisht ka varësinë më të lartë ndaj të moshuarve. Me ketë ecuri pas 6 vitesh në këtë qark do të rreth 12 klasa të para nëse asnjë fëmijë nuk do të emigrojë.

Pas Gjirokastrës rënien më të madhe se mesatarja kombëtare të lindjeve kishin qarqet e Beratit me -12.6%, Vlorës me -12.6%, Korçës me -11 dhe Lezhës me – 10%.

Lexo edhe:

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

Rënia e lindjeve ishte e pranishme në të gjitha qarqet, por në disa ishe më e ulët se mesatarja kombëtare. Psh në Shkodër lindjet ranë me 0.1% me 2024, në Dibër me -0.3%, në Kukës me -2.7%, në Fier me -3.5% dhe në Tiranë me -4.5%.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Jugu i vendit ka norma më të larta të rënies së lindjeve për shkak  të strukturës së popullsisë më të plakur.

Pavarësisht emigracionit të lartë të viteve të fundit, veriu vijon të ketë popullsinë më të re në moshë edhe për shkak të tendencë për të lindur më shumë.

E kundërta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni më i hershëm e ka plakur më shpejt rajonin.

Qytetet e Veriut, ndonëse regjistruan rënien më të lartë të popullsisë në periudhën ndërmjet dy censeve kanë sërish një strukturë të popullsisë më të re në moshë se pjesa tjetër e vendit.

Të dhënat nga Censi 2023 në nivel bashkie tregojnë se Hasi dhe Kukësi kanë varësinë më të lartë të të rinjve me 35 vjeç dhe 33% secila.

Me të dhënat e cens 2023 në të gjithë vendin kishte rreth 374 mijë të rinj të moshës 0-14 vjeç, të cilët përbënin 15.5% të popullsisë totale. 26% e kësaj grup-moshe është në Bashkinë e Tiranës dhe 12% në Bashkitë e Durrësit dhe Kamzës.

Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup-moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik. Rënie mbi 40% pësuan edhe grup-moshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%).

Nga ana tjetër Bashkitë e Himarës, Pustecit, Finiqit, Dropullit kanë varësi të moshave mbi 60%. Kjo do të thotë se të moshuarit mbi 65 vjeç në këto bashki përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë./Monitor

Etiketa: bebejugulindshmeriaplakja e popullsise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

10:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Të moshuar, të vetmuar dhe larg kujdesit shëndetësor

19:13 : 15/06/2026
AKTUALITET

Një vend me më pak njerëz dhe më pak të rinj, Shqipëria humbi 28,531 banorë në 2025

13:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Rënia e lindjeve alarmon Evropën! Shqipëria në fazë të përshpejtuar plakjeje të popullsisë

08:41 : 23/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria drejt “superplakjes”! Raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

10:38 : 04/05/2026
Para

Rumania goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

TË GJITHA

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, mbledhje me ministrat dhe deputetët

10:14 : 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

10:03 : 24/07/2026

U godit nga skafi në Vlorë, 17-vjeçari transportohet drejt Traumës

09:55 : 24/07/2026

Turqi/ Çfarë shansesh do të kishte një parti e re opozitare?

09:50 : 24/07/2026

Veliaj në gjykatë: Ols Dado nuk është prokuror, emërimi i tij bie ndesh me ligjin

09:45 : 24/07/2026

Krimi në Fier, e afërmja: Vajza ishte me urdhër mbrojtje! Ish-burri ishte i dhunshëm, e kërcënonte…

09:41 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom