Një parashutë surprizë ka shkuar këtë të enjte mbi shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 4”.
Parashuta ishte dërguar nga reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, teksa i dedikohej Gjestit.
Në shenjë mbështetjeje për të brenda shtëpisë, Stresi i ka dërguar një parashutë nga ajri, e cila mbante mesazhin domethënës: “Mos u dorëzo”.
Ky veprim i reperit është pritur me shumë entuziazëm nga Gjesti, i cili u emocionua dhe e falënderoi menjëherë nga oborri i shtëpisë:
“Faleminderit shumë, bro!” – tha ai, i ngazëllyer nga kjo surprizë e papritur.