• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli kërcënon me planin e Trumpit për Gazën nëse pengjet nuk lirohen

09:21 : 13/02/2025
në BOTA

Izraeli kërcënoi se mund të nisë një “luftë të re” kundër Hamasit dhe të zbatojë planin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të zhvendosur palestinezët nga Gaza nëse militantët e grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk i lirojnë pengjet këtë fundjavë.

Komentet e Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Israel Katz, erdhën menjëherë pasi grupi palestinez Hamas tha se nuk do të dorëzohej ndaj “kërcënimeve” të SHBA-së dhe Izraelit për lirimin e pengjeve në kuadër të një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi.

Ndërmjetësuesit, Katari dhe Egjipti, po përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi muajin e kaluar, sipas një burimi palestinez dhe një diplomati të njohur me bisedimet, raporton AFP-ja, ndërsa Hamasi tha se negociatori i tij kryesor ishte në Kajro.

Armëpushimi ka ndaluar shumicën e luftimeve që zgjatën më shumë se 15 muaj dhe ka bërë që pengje izraelite në grupe të vogla të lirohen në këmbim të palestinezëve të ndaluar nga Izraeli.

Palët luftuese, të cilat ende nuk kanë rënë dakord për fazat e ardhshme të armëpushimit, kanë shkëmbyer akuza për shkelje të saj, duke nxitur shqetësime se dhuna mund të rinisë.

Lexo edhe:

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

Izraeli urdhëron evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave në Libanin jugor

Katz tha se Izraeli do të rinisë luftën nëse Hamas nuk liron pengjet të shtunën, për kur ishte planifikuar një shkëmbim i gjashtë i pengjeve dhe të burgosurve sipas kushteve të marrëveshjes.

Hamasi ka thënë se do të shtyjë lirimin e pengjeve duke cituar shkelje të Izraelit, dhe disa orë më vonë, Trumpi paralajmëroi se “ferri” do të shpërthejë nëse militantët palestinezë nuk lirojnë “të gjithë” pengjet deri atëherë.

Nëse luftimet rinisin, Katz tha se “lufta e re në Gaza… nuk do të përfundojë pa mundjen e Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.

“Ajo gjithashtu do të mundësojë realizimin e vizionit të presidentit të SHBA-së, Trump, për Gazën”, shtoi ai.

Izraeli ka premtuar vazhdimisht se do ta mposhtë Hamasin dhe do të lirojë të gjitha pengjet, që nga sulmi i grupit palestinez më 7 tetor 2023 që shkaktoi luftën.

Lirimi i javës së kaluar të pengjeve shkaktoi zemërim në Izrael dhe përtej tij pasi Hamas i reklamoi tre pengjet e dobësuara para një turme dhe i detyroi ata të flisnin, ndërsa Hamasi ka akuzuar Izraelin për dështim në përmbushjen e angazhimeve të tij për ndihma.

Hamasi ka insistuar se mbetet “i angazhuar për armëpushimin” dhe tha se negociatori i tij kryesor, Khalil al-Hayya, ishte në Kajro të mërkurën për takime dhe për të monitoruar “zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit”.

Al-Qahera News, e lidhur me shtetin egjiptian, duke cituar një zyrtar egjiptian, tha se ndërmjetësuesit në Kajro dhe Doha po “intensifikojnë përpjekjet e tyre diplomatike në një përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit të Gazës”.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, ka kërkuar nga Hamasi të vazhdojë me lirimin e planifikuar dhe “të shmangë me çdo kusht rinisjen e armiqësive në Gazë”.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, që ka lehtësuar shkëmbimet e pengjeve dhe të burgosurve, ka kërkuar nga palët të ruajnë armëpushimin.

“Qindra mijëra jetë varen nga kjo”, përfshirë “të gjithë pengjet e mbetura” dhe palestinezët që “kanë nevojë për pushim nga dhuna dhe qasje në ndihmën humanitare që shpëton jetë”, thuhet në deklaratën e Kryqit të Kuq.

Trump kishte propozuar marrjen e kontrollit të Gazës dhe zhvendosjen e mbi dy milionë banorëve të saj në Jordani ose Egjipt — një plan që ekspertët thonë se do të shkelte ligjin ndërkombëtar, por që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka quajtur “revolucionar”.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Katz, javën e kaluar urdhëroi ushtrinë të përgatitet për “largime” nga Gaza. Ushtria ka njoftuar se ka filluar forcimin e trupave rreth Gazës.

Fushata hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 48.222 njerëz në Gaza, shumicën e tyre civilë, sipas shifrave që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme nga Ministria e Shëndetësisë e territorit të drejtuar nga Hamasi./Radio Evropa e Lirë

Etiketa: GazaGuterresIzraeli

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza, komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët

15:20 : 23/06/2026
AKTUALITET

Izraeli urdhëron evakuimin e 20 qyteteve dhe fshatrave në Libanin jugor

11:40 : 13/06/2026
BOTA

Shkëmbime të ashpra zjarri në Liban, pavarësisht marrëveshjes së njoftuar në Uashington

09:14 : 07/06/2026
SPORT

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

21:58 : 03/06/2026
BOTA

Izraeli vijon sulmet në Liban, të paktën 4 të vdekur dhe 127 të plagosur

15:40 : 02/06/2026
BOTA

Izraeli zgjeron ofensivën tokësore, pushton një kështjellë në Liban

14:20 : 01/06/2026
Para

Aksidenti i rëndë në Lezhë-Shëngjin, shkon në dy numri i viktimave

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş