• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I dënuar”/ Veliaj kapet me gabimin e SPAK: Si mund të luhet me jetë njerëzish? Nuk është “lapsus”

17:27 : 13/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Erion Veliaj ka reaguar nga qelia, në lidhje me dosjen e SPAK, ku ai rezultonte “i dënuar”, por dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani pranuan në seancë se ky ka qenë gabim i regjistrit elektronik dhe saktësuan se kryebashkiaku i Tiranës nuk është një person i dënuar.

Por, sipas Veliajt, kjo gjë nuk mund të kalohet me fjalë “ishte lapsus”, teksa shtron pyetjen se si mund të luhet me jetë njerëzish.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ajo vetëm lapsus nuk ishte, por sipas tij, është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Veliaj është kapur me këtë detaj të vogël, për ta konsideruar të gjithë dosjen prej rreth 360 faqesh, një “paçavure” të hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

Gjithsesi, Veliaj deri tani nuk ka dhënë asnjë fakt për të rrëzuar provat në dosjen e SPAK. Dy ditë më parë, Veliaj u shpreh se veshjet që ishin blerë online janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të Ajola Xoxës, por në fakt, faturat në dosje treguan tjetër gjë.

Lexo edhe:

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

Erion Veliaj dyshohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit në 9 raste, si dhe atë të pastrimit të parave.

Reagimi i plotë:

Kurdisja e një paçavureje 1

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.

Etiketa: Erion VeliajgabimiHetimeti denuarOls Dadospak

Lajme të lidhura

Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
AKTUALITET

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

16:06 : 12/09/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

Trafikuan 6 ton kokainë, Apeli i GJKKO lë në burg vëllezërit Hoxhosmani, Ermir Ndreajn dhe Dervishajn

19:50 : 11/09/2025
Para

Ndeshja e dytë miqësore, Shqipëria U-16 barazon 2-2 ndaj Hungarisë

TË GJITHA

Screenshot

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025

I harruar nga Sylvinho/ Nazmi Gripshi shkëlqen me dy super gola, por Astana humb vendin e parë (VIDEO)

18:11 : 14/09/2025

A është BE gati të shkëputet nga gazi i Rusisë?

17:53 : 14/09/2025

Broja debuton me Burnley në Premier League, por një penallti në fund i jep fitoren Liverpool-it

17:44 : 14/09/2025

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025

Botërori i Mundjes, Chermen Valiev kualifikohet në finale

17:24 : 14/09/2025

Akuzohet për vdekjen e turistes britanike, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen ndaj Saimir Kushovës

17:02 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com