• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Të shkohet në zgjedhje!

12:44 : 12/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Partia demokratike kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të shkohet në zgjedhje. Deklarata erdhi nga kryetar i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Nga selia blu, Alimehmeti thotë se Rama kërkon të uzurpojë Bashkinë e Tiranës dhe kjo sipas tij është në shkelje të ligjit, pasi pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri.

Deklarata e plotë e Ilir Alimehmetit nga selia e PD:

“Të nderuar qytetarë të Tiranës e të Shqipërisë! Dje të gjithë ne pamë ‘mbrojtjen’ e ish-Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nga ana e Kryeministrit, Edi Rama, dhe se si kjo ‘mbrojtje’ në fakt kishte qëllimin e kapjes së pushtetit vendor nga vetë Kryeministri.

Haptas ai deklaroi se do të jetë ‘Kryetari në distancë i Bashkisë Tiranë’ në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi në Shqipëri apo në Perëndim. Haptas ai gjithashtu emëroi edhe Kryetaren e Deleguar të Bashkisë Tiranë, sërish në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi.

Lexo edhe:

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

Shumë qartë është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj.

Shumë qartë, ligji 139/2015, neni 7 citon se: ‘Organi përfaqësues i Bashkisë është Këshilli Bashkiak.’ Shumë qartë, neni 54 i të njëjtit ligj citon se: ‘Këshilli Bashkiak mbron dhe garanton interesin publik.’

Kjo do të thotë, shumë qartë, se detyra në këtë rast i takon Kryetares së Këshillit Bashkiak, znj. Romina Kuko, e cila hesht, si edhe 60 anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të zgjedhur përmes votës.

Me këtë sjellje Edi Rama, nuk është sjellë si Kryeministër, madje as si Kryetar i një Partie, por si Kryetar i një Partie-Shtet, siç ka bërë prej kohesh nën ndikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të dy Sorosëve.

Pse e ka këtë sjellje antikushtetuese Kryeministri? Sepse është i qartë që zhvatja e Tiranës dhe e qytetarëve të saj nuk është kryer vetëm nga ish-Kryetari i Bashkisë, Veliaj, në mënyrë të izoluar, por me bekimin, mbështetjen dhe interesin e përbashkët të tij.

Sepse ai është i qartë se burgosja e numrit 2 de facto të Partisë Socialiste, Veliaj, është goditje e fortë për këtë parti dhe vetë Kryetarin e saj.

Sepse ai është i qartë që duhet të zbusë ‘kryengritjen’ brenda kampit të tij socialist pas lëshimit të numrit 2 te radhës, siç beri me numrin 2 të qeverisë, Ahmetaj. Sepse ai është i qartë që situata politike brenda kampit socialist po i rrëshket nga kontrolli, tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare.

Këto veprime janë vetëm në interes të vetë Kryeministrit dhe të askujt tjetër. Ne kërkojmë të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e Elvis Roshi në Kavajë, Shukri Xhelili në Dibër, Safet Gjici në Kukës, Jorgo Goro në Himarë, etj. Për shkelje në magnitudë shumë më të ulët se Veliaj, këta ish-kryetarë bashkish janë shkarkuar ose u është kërkuar dorëheqja, për t’ju hapur rrugë zgjedhjeve vendore, siç përcaktohet me ligj.

Pra, kërkojmë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-Kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës.

Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe Ndryshim. Këtë zgjidhje nuk e ofron Rilindja që solli vdekjen klinike të saj. Tirana duhet të merret nga hajdutët dhe të kthehet te qytetarët!“, tha Alimehmeti.

Etiketa: AlimehmetiopozitaPDqeveriaselia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita kërkesë Begajt: Mos dekreto ligjin për Barazinë Gjinore, bie ndesh me Kushtetutën

11:41 : 13/11/2025
AKTUALITET

Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive

10:50 : 13/11/2025
BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
AKTUALITET

Impianti nuk punon, por pagesat do bëhen! Inceneratori i Tiranës do “djegë” edhe 30 mln € deri më 2028

08:11 : 13/11/2025
AKTUALITET

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
Para

Reagon sërish Rama: Prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë

TË GJITHA

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025

U arrestua pas konfliktit me këshilltarin bashkiak në Pogradec, Kevi Muçllari: S’jam kriminel, mbrojta një kauzë

16:35 : 13/11/2025

Kuvendi merr rolin e ndërmjetësit për miniatorët e Spaçit

16:18 : 13/11/2025

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025

Koreja e Jugut ndalon fluturimet, 500 mijë studentë japin provimin më të rëndësishëm të vitit

15:41 : 13/11/2025

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com