SPAK lëshoi disa masa sigurie pas një hetimi prej disa muajsh për korrupsion, ku më i rëndësishmi prej tyre ishte “Arresti me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Por, ndërkohë, pjesë e dosjes janë dhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, të cilët njihen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Ndaj tyre GJKKO ka miratuar masat “detyrim paraqitje” të kërkuara nga SPAK.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar me ironi edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se SPAK ka vënë në masë siguri gjysmën e GDP-së së Tiranës.
Ai shton më tej se biznesmeni Fatmir Bektashi ka aftësi të jashtëzakonshme për të qenë gjithmonë në vendin e gabuar, pasi kujtojmë se masë “detyrim paraqitje” ai ka edhe për dosjen “Partizani”.
“Keta i bie qe kane vene ne mase sigurie gjysmen e GDP-se se Tiranes.
Cim Fusha, Gent Sula, Fatmir Bektashi…
Por ky Bektashi qenka per rast studimor.
Ky paska nje aftesi te jashtezakonshme per te qene gjithmone ne vendin e gabuar. Si puna e Fantozzit, qe ngaterrohej kudo.” – shkruan gazetari.