• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

USAID-okracia

10:42 : 09/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Me sy nga qielli, Zoti lart dhe nga Amerika, Zoti në tokë. Shqiptarët kanë një shekull që e harxhojnë vështrimin dhe shpresën në këtë mënyrë. Natyrisht ka vendime jo rrollë herë të dy Zotave, që e kanë shpëtuar këtë komb duke e mbajtur gjallë. Dashuria amerikane jeton vetëm në trupin e Interesit amerikan. Të tjerat janë iluzione.

Në 12 vite të qeverisjes së Ramës ne kemi parë çudira dashurie amerikane me KM e qeverinë e tij të inkriminuar në palcë. Sërish shumica e njerëzisë kompleksohej nga emri i madh i Perandorisë dhe heshte përballë ndodhive të pazakonta dhe aspak të drejta. Ambasadorët amerikanë u bënë më ekstrem se deputetët e PS. Hynin nëpër prokurori e gjykata të çdo lloji si në supermarket. Linin porosi nëse nuk ishin kryer sipas dëshirës së Ramës.

Kur Shqipëria u gjelbërua nga hashashi asnjë ambasador e diplomat amerikan nuk tha gjysëm fjale. Madje ministri Tahiri më pas nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge,  në kulmin e prodhimit ishte vizitor në zyrën ovale të Presidentit Obama.

Nën bekim shoqërinë e ambasadorit Lu Organizata USAID nën hyqmin e DASH nisi të bëhej USAID-Soros-PS. Përqafimet e shpeshta të Ramës e Veliajt me Soros bënë Agjencinë një instrument politik e financiar me agjendë të thelluar të majtë. E nisën me Reformën në Drejtësi. E kapën në qelizë dhe ia dorëzuan KM e qeverisë në dorë si kamzhik. Ambasadori Lu shpërndante mesazhe kanosëse për deputetët e pavendosur për votë.

Lexo edhe:

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

Disa thirreshin në Ambasadë e u viheshin dosje në tavolinë. Rezultati. 140 deputetë qingjërisht votuan pro. Tani e djathta megjithë delfinët majtistë brenda saj ishte në shenjestër goditjesh. Shkurt. Ta bëjmë shoqatë. U gjet Charles McGonigal i FBI. Një dorë para. Një hetim për PD dhe Lulzim Bashën. Një non grata për Berishën.

Një Yuri Kim që ndau mendjen të shesë bar për të ngrënë në oborrin e PD. Gjykatat e prokuroritë edhe ato speciale rrinin fundshpinë këputur me kokë nga Rama-Kim, që në fakt u bënë një. Projektet vërshonin te e quajtura shoqëri civile. Social-komunistë të thekur. Dhjetëra të tilla. Një mal para me një mal propogandë. Fajin e kishte gjithmonë Saliu. Sollën ca butakë ndërkombëtarë e bënë vetingun siç e deshi Rama. Ca demek djathtistë u majmën diku dhe braktisën përfaqësimin.

USAID-Soros vijoni derdhnin miliona dollarë. Yuri Kim shkrihej gazit sa në krah të Ramës e Veliajt dy ikona krimi e korrupsioni. Kur nuk mjaftonte ajo vinin dërgesa të reja si Li, Eskobar, Palmer, Arvizu, e të tjerë. Gjykata mbante vulën e PD. Demokratët ata ende me zë, kërcënoheshin nga disa deputetë ambasadash të cilët kishin votat e tyre. Kujdes e di Amerika.

Kapën një nga sevdalleshat e Ramës i dhanë një 10 milionë euro usaidisht. I dhanë edhe dosjet e Gjykatës së lartë. Genocid juridik. Pushtuan Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese. Pa mbaruar zgjedhjet në 2021 Yuri brohoriti fitoi Rama. Duket se Sorosi e kishte vënë gjithçka nën këmbë. Bëri dhe një dorë ndikim agregatësh energjie ku në barkun e ngjarjeve del dhe kontrabandë nafte me organizata të sanksionuara. Një histori e madhe hetimi me iranianë e turq.

Trump përmbysi dynjanë me fitoren. Radha i erdhi USAID. 10 mijë punonjës 46 miliard euro në vit. Miliona dollarë leksione si të martohen burrat dhe si të vësh prezervativin. Drejtori Fondacionit Shoqëri e Hapur në Tiranë paguhej nga Usaid-Soros më shumë se presidenti amerikan me para amerikane. Dhjetëra OJF radikale të majta që endeshin nëpër brekët e Ramës e Veliajt merrnin qindra milionë euro. Kur vendi u bë moçal mbetjesh ata zukatnin mrekullinë amerikane. Edhe nëse ishte një m..amerikan ata nuk ia ndienin erën. Sepse parfumosej nga milionat e USAID-Soros.  Perdja ra. Tani edhe Blinken nuk hyn dot në zyrat federale. Hetimi do të nxjerrë masakra të tjera. Por prapë nuk mjafton. USAIDokracia duhet shkërmoqur nga shqiptarët.

Etiketa: Basir ÇollakufondeopozitaRamaSorosusaid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
Para

EMRI/ Ishte në ‘arrest shtëpie’, gjendet i vdekur 50 vjeçari në Pogradec

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com