• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike të Kosovës! Deri në orën 15:00 votuan 50%

16:38 : 08/02/2025
në RAJONI

Diaspora shqiptare e Kosovës voton sot.

Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur, përveç dy përfaqësive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy në Kanada, ku procesi i votimit do të nisë në orën 13:00 sipas orës lokale.

Këtë të shtunë votohet në 43 vendvotime në 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës që janë në 19 shtete të Evropës dhe SHBA e Kanada.

Të drejtë vote kane 20,324 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët janë regjistruar si votues jashtë vendit dhe kanë përzgjedhur mënyrën e votimit fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 50 për qind apo 10.346 e votuesve të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike.

“Ju njoftojmë se nga komunikimi i vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike, procesi i votimit është duke u zhvilluar pa ndonjë pengesë. Gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhënat e para të pjesëmarrjes së votuesve në votime deri në orën 11:00. Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike deri në orën 11:00 kanë votuar 4390 votues, apo 21.60 për qind”, deklaroi ai.

Gjermania ka numrin më të lartë të diasporës që është e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës që janë gjashtë gjithsej. Të regjistruar si votues janë 9,166 shtetas të Kosovës për të votuar në përfaqësitë diplomatike në këtë shtet.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Në Londër, të drejtë vote kanë 1020 persona të regjistruar si votues jashtë vendit.

Në Zvicër ku ka një numër të lartë të diasporës shqiptare kanë të drejtë vote 3901 persona të regjistruar si votues jashtë vendit. Votimi në Zvicër bëhet në tre qendra votimi, në Ambasadën e Kosovës në Bernë, në konsullatën në Cyrih dhe në Konsullatën në Gjenevë.

Votimi në Francë mbahet në dy qendra të votimit, në Paris dhe Strasburg.  Në Ambasadën e Kosovës në Paris kanë të drejtë vote 320 persona dhe në Konsullatën në Strasburg 656 persona të regjistruar si votues jashtë vendit.

Në Kroaci kanë të drejtë vote 153 persona. Në Ambasadën në Bruksel, kanë të drejtë vote 960 persona.

Votohet në këto ambasada dhe konsullata sot:  Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankurt – konsullatë; Duseldorf – konsullatë; Munih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Hamburg – konsullatë); Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); Mbretëri e Bashkuar (Londër – ambasadë); Belgjikë (Bruksel – ambasadë); Austri (Vjenë – ambasadë); ShBA (Ëashington – ambasadë; New York – konsullatë); Francë (Paris – ambasadë; Strasbourg – konsullatë); Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); Kanadë (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); Turqi (Stamboll – konsullatë); Norvegji (Oslo – ambasadë); Slloveni (Lubjanë – ambasadë); Suedi (Stokholm – ambasadë); Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); Kroaci (Zagreb – ambasadë); Holandë (Hagë – ambasadë); Çeki (Pragë – ambasadë); Hungari (Budapest – ambasadë); dhe Maqedoni e Veriut (Shkup – ambasadë).

Etiketa: kosovevotim

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
Para

Florent Hasani befason me klubin e ri, zyrtarizohet me ekipin e ish-it të Skënderbeut

TË GJITHA

Brazili ankohet në FIFA për gjyqtarin pas fitores ndaj Skocisë: Mos e caktoni më…

19:13 : 26/06/2026

Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

19:05 : 26/06/2026

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

19:00 : 26/06/2026

Shpërthimi i Ebolës, autoritetet shëndetësore: Janë humbur gjurmët e rreth 300 pacientëve në Kongo

18:51 : 26/06/2026

Sulm kibernetik ndaj Trenitalia-s, vidhen të dhënat personale të pasagjerëve

18:44 : 26/06/2026

Temperaturat e larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

18:34 : 26/06/2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet