• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plumba kundër lirisë/ Drejtësia e munguar për të rinjtë e vrarë gjatë protestave kundër komunizmit

10:41 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kur policia shtypi demonstratat e para kundër regjimit represiv komunist në prill 1991, katër studentë u vranë në Shkodër. Zyrtarët që fillimisht u dënuan për vrasjet u amnistuan dhe kurrë nuk u krye një hetim i plotë mbi ngjarjen.

Harris Murana ishte një nxënës 16-vjeçar i shkollës së mesme kur u plagos gjatë përplasjeve me policinë në protestat e para kundër regjimit komunist shqiptar në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991.

Murana ishte një nga rreth 60 protestuesit e plagosur. Katër të rinj u vranë – Bujar Bishanaku, Arben Broci, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

I pyetur për motivet e tij si një adoleshent që merrte pjesë në protesta, Murana tha se ai thjesht dëshironte gjërat më bazike në jetë.

“Gjërat që na frymëzuan në atë kohë ishin të vogla dhe të thjeshta – të kishim mundësinë të shkonim në kishë dhe të thonim ‘Në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë’, të kishim mundësinë të shkonim në xhami dhe të lexonim fjalët e profetit. Sot mund të duken gjëra të vogla, por për ne ishin thelbësore në atë kohë,” tha Murana.

Lexo edhe:

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

Demonstratat për në Shqipëri demokratike kishin tërhequr vëmendjen ndërkombëtare kur protestuesit rrëzuan një statujë të madhe prej bronzi të diktatorit komunist Enver Hoxha në sheshin kryesor të Tiranës në shkurt 1991.

Protestat në Shkodër shpërthyen pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, të mbajtura më 31 mars 1991. Partia e Punës e Shqipërisë fitoi bindshëm, duke mundur Partinë e re Demokratike, e cila ishte formuar vetëm disa muaj më parë pas legalizimit të partive politike opozitare.

Fitorja e komunistëve ishte e papranueshme për banorët e Shkodrës, ku shumë kishin vuajtur nën regjimin represiv komunist. Ata besonin se rezultatet ishin manipuluar. “Jam i bindur që këto nuk ishin zgjedhje të rregullta,” tha Murana.

Demonstratat filluan më 1 prill, por u intensifikuan ditën tjetër, kur njerëzit u mblodhën para godinës së Komitetit të Partisë në Shkodër.

“2 prilli filloi relativisht qetësisht dhe pastaj njerëzit filluan të mblidheshin në masë,” kujton Murana, i cili atë ditë ishte në shkollë të mesme.

“Ata [mësuesit] nuk donin të na linin të bashkoheshim, ndoshta ishte një urdhër nga Ministria e Arsimit, por bashkë me disa miq, u hodhëm nga kati i dytë dhe shkuam në shesh.”

Ndërsa protestuesit u përplasën me policinë, forcat e sigurisë hapën zjarr. Por protestuesit nuk u tërhoqën. “Ne kundërshtuam sa herë që ata hapnin zjarr,” tha Murana.

“Përleshja e shtyu turmën drejt Komitetit të Partisë dhe forcave të armatosura, i detyroi ata të kërkonin përforcime dhe ata dolën me automjete të blinduara për të shpërndarë turmën. Një plumb më goditi drejt e në kraharor,” tha Murana.

Ai ishte një nga shumë të plagosurit nga të shtënat, përfshirë katër studentët që humbën jetën nga plagët e marra. Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu ishin të dy 22 vjeç, ndërsa Arben Broci dhe Besnik Ceka ishin 21.

S’ka drejtësi

Një kolazh nga Angjelin Nenshati me katër viktimat e vrara gjatë protestave të vitit 1991 në Shkodër

Sipas Arkivit Online të Viktimave të Komunizmit në Tiranë, Kujto.al, disa drejtues të degës së Partisë së Punës dhe zyrtarë të policisë në Shkodër u ndoqën penalisht për vrasjet e 2 prillit 1991.

Të dënuarit ishin: Xhemal Dymylja, sekretari i parë i Partisë në Shkodër; Çapajev Taçi, zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Shkodër; Hajredin Shyti, zëvendësministër i Brendshëm; Dilaver Papare, shefi i policisë në Shkodër; Gjek Celaj, zëvendës shefi i policisë në qytet.

Megjithatë, të gjithë të dënuarit u liruan përmes një amnistie në vitin 1997, duke bërë që rrethanat e vrasjeve të mos hetoheshin më kurrë në mënyrë të plotë dhe zyrtare.

“Drejtësia nuk u bë kurrë, sepse të drejtat e të përndjekurve nuk u respektuan dhe nuk u vlerësuan,” tha Zenel Drangu, i cili drejton një organizatë në Shkodër që përfaqëson personat e përndjekur nga regjimi komunist.

Në kohën kur ndodhën vrasjet, ministri i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili mbeti një figurë e rëndësishme politike edhe pas rënies së komunizmit dhe madje shërbeu si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë për rreth katër vjet.

Një dokument, i cili pretendohet të jetë firmosur nga Ruçi, urdhëronte policinë “t’i godasë fort” protestuesit.

Harris Murana tha se ngjarja i la pasoja të thella psikologjike.

“Trauma që më shkaktoi erdhi nga zhgënjimi për mungesën e drejtësisë në vend dhe nga mungesa e vullnetit të të gjitha partive politike që kanë qenë në pushtet pas vitit 1992 për ta zbardhur atë çështje.”

Ai shtoi se fakti që Ruçi vazhdoi të ishte deputet për shumë vite pas rënies së regjimit “më bën të mendoj se nuk ka pasur kurrë vullnet politik për të sqaruar këtë ngjarje”.

Megjithatë, Murana beson se protestat e prillit 1991 arritën diçka të rëndësishme:

“2 Prilli ishte një revolucion kundër së keqes, ai rrëzoi komunizmin,” deklaroi ai.

S’ka llogaridhënie

Fatmir Amuli dhe Zenel Drangu

Fatmir Amuli ishte gjithashtu në protestat e prillit 1991. Në atë kohë, ai ishte 32 vjeç.

“Shkova përpara Komitetit të Partisë [për të protestuar] me miqtë e mi rreth orës 07:30. Studentët mbërritën në të njëjtën kohë, por policia ishte [tashmë] e përgatitur me automjete emergjence. Fillimisht mund të kenë qenë 200 deri në 300 vetë, por më vonë u mblodhën shumë më tepër,” tha Amuli për BIRN.

“Ajo që po ju tregoj sot duket e pabesueshme. Ata hapën zjarr drejtpërdrejt ndaj njerëzve me armë automatike, por njerëzit kundërpërgjigjeshin,” tha ai. “Oficerët e policisë te Komiteti i Partisë qëlluan me armë drejt turmës, pati breshëri të mitralozëve dhe mund të kenë qenë rreth 100 persona të plagosur.”

Amuli, i cili më vonë u bë një nga themeluesit e Partisë Demokratike në zonën e Shkodrës – partia e parë politike e krijuar pas komunizmit – beson se zyrtarët e lartë të asaj kohe duhet të ishin dënuar për si përgjegjës për vrasjet.

“Njerëzit që dhanë urdhrat, Gramoz Ruçi dhe Ramiz Alia, duhej të ishin dënuar,” tha ai.

“Për fat të keq, drejtësia nuk është bërë kurrë për viktimat.”

/BIRN

Etiketa: 2 prillidrejtesiae munguarkomunizmitkunderliriplumbaprotestaviktimat

Lajme të lidhura

BOTA

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

20:01 : 12/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
BOTA

Mijëra njerëz protestojnë nga Jeruzalemi në Tel Aviv: Të ndalohet tani lufta në Gaza

09:30 : 10/08/2025
BOTA

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
RAJONI

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

10:08 : 07/08/2025
Para

Mbeti i bllokuar tek “Shkëmbi i Tujanit”, shpëtohet turisti belg

TË GJITHA

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

17:06 : 14/08/2025

Shqipëria U17 nuk u ndahet humbjeve, Italia shënon 6 gola në miqësoren e dytë

17:04 : 14/08/2025

Marvin Çuni: Te Sampdoria me ambicie të mëdha, Italia është shtëpia ime

16:55 : 14/08/2025

EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

16:55 : 14/08/2025

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

16:48 : 14/08/2025

Gjendet një mjet shpërthyes një pyll në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

16:41 : 14/08/2025

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

16:36 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com