• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialist për të pasurit, kapitalist për të varfërit

11:10 : 05/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Blendi Kajsiu

Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama janë kritikuar shpesh nga akademikë, gazetarë dhe nga intelektualë të ndryshëm publik se nuk janë aspak socialist. Të shumtë janë ata që e kanë parë qeverisjen aktuale në funksion të një grupi të ngushtë oligarkësh më shumë sesa në funksion të shtresave të gjera në nevojë.

E megjithatë ekziston një pasaktësi konceptuale në kritikën që i bëhet pushtetit “socialist” të Edi Ramës, përtej pasaktësive statistikore apo ekonomike që mund të kenë kritikat për mosngritjen e pensioneve, apo mbi pamjaftueshmërinë e buxhetiti të mbrojtjes sociale (shiko këtu). Socializmi i PS-së së zotit Rama vërtetë mungon tek shtresat e mesme dhe tek ato në nevojë, por është shumë i pranishëm tek shtresat e pasura.

Në fakt sa më i pasur të jesh aq më shumë ndihmë ekonomike merr nga qeveria Rama, qoftë në formën e taksave, qoftë në formën e truallit publik në pikat më strategjike të Shqipërisë. Mjafton të shikojmë ndihmën që qeveria Rama i dha dy investitorëve strategjik, Alabarit në Durrës  dhe Kushnerit në Sazan, në formën e qindra mijërave metra katror truall që me vlerën e tregut shkon në miliarda dollarë.

Alabari në Durrës përfitoi 812 000 metra katror truall në mes të Durrësit, ndërsa Kushnerit për momentin i dhanë 45 hektarë truall në Sazan, ose 450 mijë metra katror. Në të dyja rastet kemi privatizim të hapësirës publike pronësia e të cilës kalon tek një biznes privat.

Lexo edhe:

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Natyrisht kryeministri Rama ngulmon se nuk po privatizohen asetet publike as në Durrës dhe as në Sazan. E megjithatë në të dyja këto projekte do të ndërtohen, dhe po ndërtohen, apartamente dhe shtëpi banimi që do tu shiten, ose që u janë shitur, palëve të treta brenda dhe jashtë vendit. Pra kemi të bëjmë qartësisht me privatizim të hapësirës publike, dhe jo çfarëdolloj hapësire, por të asaj më strategjike dhe më me vlerë.

Natyrisht ndihma e shtetit shqiptar nuk kufizohet tek miliarderët ndërkombëtar si Alabar apo Kushner ajo ushqen edhe interesat ekonomike lokale që janë pranë qeverisë. Në rastin e Alabarit zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano prodhoi përfitime direkte për Grupin Kastrati që ka portin e tij privat në atë zonë. Përpunimi i mallrave që bëhej dje tek Porti i Durrësit sot bëhet tek porti i këtij grupi në Porto Romano (shiko këtu).

Po të bësh një llogari të thjeshtë të vlerës monetare që qeveria jonë i ka dhuruar investitorëve strategjik, që për nga vetë përkufzimi ligjor janë shumë të pasur, ëshë e lehtë të shikosh se bëhet fjalë për milirada dollarë vetëm në tre apo katër vitet e fundit. Lexuesit mund të bëjnë shumë lehtë llogaritë për të parë se sa është vlera e tregut sot për 812 mijë metra katror truall në zemër të Durrësit dhe në buzë të detit, apo se sa është vlera e 450 mijë metrave katror truall në Sazan sot, apo në Zvërnec nesër.

Kësaj llogarie i duhen shtuar lehtësirat fiskale që u jepen investitorëve të tjerë strategjik me eleminimin e taksave për dhjetë vite, por edhe me dhurimin e mijërve metra katror bregdet. Bëhet fjalë për investitorë që janë pranë qeverisë socialiste dhe që ushqehen prej saj me politika fiskale, me dhurim tokash publike apo me vendime qeveritare që ia heqin biznesin konkurrentëve të tyre dhe ua kalojnë atyre, siç është rasti i Portit të Durrësit.

Ndihma ekonomike që qeveria socialiste i jep këtij grupi social, në mënyrë direkte apo indirekte,  është shumë më e madhe se përftimi që marrin shtresat në nevojë, ose bizneset e vogla dhe të mesme. Në fakt ndihma reale ekonomike që qeveria jonë jep është në proporcion të zhdrejtë me kapacitetin ekonomik të qytetarit.

Një rezort i fuqishëm prej 5 yjesh nuk paguan taksa dhe përfton mijëra metra katror truall në zonat më të vyera të bregdetit tonë. Një hotel me 3 yje mund të privatizojë plazhin përballë, por nuk përfton eleminim taksash, përkundrazi përballet përditë me dorën e rëndë të tatimeve. Ndërkohë qytetari i thjeshtë jo vetëm nuk përfiton truall, plazh apo taksa, por duhet të paguajë shezlongun tek plazhi i privatizuar.

Edhe çmimi i zhezlongut është në përpjestim të zhdrejtë me ndihmën që privati ka marrë nga shteti. Nëse privati ka marrë shumë ndihmë fiskale dhe truall nga shteti atëherë çmimi i shezlongut është shumë i lartë, si tek rezortet ekskluzive të Kushnerit. Nëse privati nuk ka përfituar nga shteti as truall dhe as ndihmë fiskale, atëherë çmimi i shezlongut është më i lirë, si tek hoteli me 3 yje.

Ky është “kapitalizmi” ynë që nuk ka fare lidhje as me tregun dhe as me konkurrencën e lirë. E them këtë për të gjithë lexuesit që do më sulmojnë si marksist, komunist apo anti-kapitalist. Për të gjithë miqtë e mi të vjetër dhe të dashur neoliberalë që do më përplasin në fytyrë virtytet e tregut të lirë.

Socializmi i pasanikëve që ka zhvilluar qeverisja Rama nuk ka lidhje fare me tregun e lirë. Përkundrazi ai e zhduk konkurrencën e lirë dhe të nderëshme duke ndihmuar të fuqishmit dhe duke penalizuar të dobtit.  Është një model që stimulon përqendrimin e zhvillimit turistik në pak duar që mund të kontrollohen më lehtë nga qeveria dhe kryeministri i rradhës.

Është i njëjti model dhe e njëjta llogjikë që u përdor dje, pas rënies së komunizmit, për të privatizuar pasurinë tonë kombëtare në pak duar. Është e njëjta llogjikë që u përdor për ta çuar ARMO-n për skrap duke e privatizuar me një “investitor strategjik” pranë qeverisë Berisha, siç ishte Taçi i famshëm që sot ka marrë arratinë. Ndërkohë që mungesa e rafinimit apo përpunimit të naftës në vend pasuron ata që kanë monopolin e importit të saj nga jashtë.

Është një model zhvillimi që në emër të kapitalizmit, zhvillimit, tregut dhe konkurncëss së lirë nuk bën gjë tjetër veçse e mbyll tregun dhe konkurrencën, prodhon monopole që reduktojnë kapitalizmin shqiptar në pak duar jo-produktive. Është një kapitalizëm parazitar sepse nuk bazohet tek zhvillim i teknologjisë, konkurrencës apo i produktivitetit por tek favoret e qeverisë.

Është gjithashtu një kapitalizëm përjashtues sepse fitimet e zhvillimit përqëndrohen në pak duar, ndërkohë që koston e mbart e gjithë shoqëria shqiptare. Alabari përfitoi truallin e portit të Durrësit, Kastrati përfitoi biznesin e këtij porti, ndërkohë porti i ri i Durrësit në Porto Romano do ndërtohet me taksat e qytetarëve dhe bizneseve që nuk janë mjaftueshmërisht të fuqishëm për tu përjashtuar prej tyre.

Ky është socializëm për të pasurit dhe kapitalizëm për të varfërit. Lëmoshat që qeveria Rama u jep këtyre të fundit, qoftë si ndihmë sociale, qoftë si bonuse për pensionistët, nuk krahasohen me llokmat që përfitojnë të parët.

/Lapsi.al

Etiketa: Blendi KajsiuEdi Ramakapitalistpër të pasuritpër të varfëritsocialist

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
Para

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin për Arben Meskutin

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş