Agron Geca është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vendim bëhet gjithashtu me dije se Dritan Baji është emëruar pasues i tij.
“VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT. Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”“, thuhet në njoftim.