• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Infektimi i foshnjes me HIV në spital, babai: Nuk ka mjekesi, vetëm të zhvatin

21:57 : 05/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Në pjesën e parë dhe të dytë trajtuam raste flagrante të të miturve që kanë rënë viktima të dhunës dhe papërgjegjshmërisë së të rriturve.

Tani, do të fokusohemi në një ngjarje e cila mbart ende plot mister, e investiguar gjerësisht nga Inside Story dhe Top Channel edhe më herët.

Do të mundohemi të hedhim dritë mbi rastin e fëmijës 1-vjeçar të diagnostikuar me HIV AIDS pas lindjes në maternitetin “Nëna Geraldinë” dhe qëndrimit në disa ambiente të ndryshme të spitalit QSUT, ku mendohet se ka marrë virusin nga neglizhenca e stafit.

Ne i jemi rikthyer sërish investigimit të kësaj çështje si mesazh i qartë se si drejtësia dhe shoqëria harrojnë kur kalon koha. Por, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur 3 vite pas zbulimit të këtij skandali, do të sjellim të detajuar se si nisi problemi për të kuptuar se ku u infektua fëmija.

Beteja mjekësore ka qenë e para, pasi shëndeti i fëmijës së vogël ishte kryesori. Megjithatë, familja e vogëlushit është e vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj çështje dhe të vendosë drejtësi. Duke qenë të dy prindërit negativë, gishti për infektimin e fëmijës drejtohet nga spitali.

Lexo edhe:

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

Aksidenti tragjik ku 3-vjeçari humbi jetën,flasin banorët: Pamë fëmijën të shtrirë…

Nisur nga situata të tilla, familjarët kanë paraqitur me datë 27 qershor 2022 kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për infektimin e fëmijës së tyre të mitur me HIV në ambientet e spitalit.

Prindërit kallëzuan personelin përgjegjës të Ministrisë së Shëndetësisë, stafin e maternitetit Mbretëreshë Geraldina, Spitalin pediatrik pranë QSUT-ës për shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore dhe zvarritje të procesit.

Në fakt, një kallëzim i tillë nuk duhet të ishte bërë, pasi në kushtet e një sistemi normal, Ministria e Shëndetësisë duhet të ishte po aq e interesuar për të zbuluar shkakun e këtij skandali kaq të madh. Një histori e përsëritur ndër vite që në rastet e tjera, janë mbyllur gojët dhe hetimet.

Por, cfarë ndodhi me hetimin e rastit dhe a e mori seriozisht Prokuroria e Tiranës diçka të tillë?

‘Prokuororia e Tiranës nuk e pranoi kallëzimin dhe nuk hapi cështje fare për të hetuar mjekët, apo spitalin për një rast të tillë’ u shpreh babai i fëmijës së infektuar

Inside Story ka parë me kujdes vendimin e mosfillimit të hetimit. Organi i akuzës thotë se mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të vërtetuar pretendimet e kallëzuesve, pra prindërve.

Nisur nga përmbajtja e kallëzimit dhe akteve shoqëruese mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm sa i përket pretendimit të kallëzuesve për kryerjen e veprës penale. Nuk rezulton se nga ana e të kallëzuarve të jenë kryer veprime të caktuara të cilat përfshihen në veprën penale Shpërdorim Detyre. Prandaj duhet të vendoset mosfillim.

Në fakt, provat i siguron organi I akuzës që do të duhet ti shkonte deri në fund hetimit për të zbuluar thelbin: si u infektua fëmija. Ky virus, nuk transmetohet në asnjë rast përmes ajrit, por përmes pajisjeve mjeëksore të pa-sterilizuara, shiringave që mund të jenë përdorur më herët, transfuzionit të gjakut etj. Fëmija kaloi mjaft kohë në spital dhe atje duhet kërkuar e vërteta.

Shkurt e saktë, Prokuroria e Tiranës kërkoi varrosjen e këtij rasti dhe shuarjen e zhurmës. Dhembshuria në këtë rast me fëmijën e prekur që do të vuajë pasojat gjithë jetën nga neglizhenca e stafit mjekësor shumëzohet me zero.

Prindërit e djalit nuk e lanë me kaq, por ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit të Tiranës, e cila doli krejtësisht kundër Prokurorisë. Madje, me një mënyrë argumentimi të ashpër dhe mjaft shterruese kundër punës së dobët të këtij institucioni. Në fakt, Gjykata e Apelit vendosi theksin te pika e vërtetë e diskutimit, mungesa e dëshirës për të hetuar dhe për tu thelluar në një rast të tillë. Prokuoria nuk kishte vullnet për të zbuluar të vërtetën.

Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nga ana e Prokurorisë së Tiranës nuk është i bazuar në ligj edhe për shkak se në rastin objekt shqyrtimi, Prokukori nuk ka kryer asnjë verifikim në lidhje me pretendimet e ankuesve, nuk janë administruar asnjë nga aktet shkresore, akte këto që mund të ishin sqaruese të situatës faktike e ligjore të pretenduar nga ankuesit.

Pra, gjykata e thotë hapur dhe pa asnjë dyshim: Prokuroria nuk ka hetuar. Nuk ka bërë asnjë përpjekje të zbulojë se si u infektua fëmija pasi kaloi një kohë të gjatë në spital.

Madje, organi i akuzës, me një qëndrim të pakuptimë ka ankimuar sërish vendimin e Gjykatës së Apelit. Ky institucion ka argumentuar se edhe nëse do të kryheshin të gjitha detyrat që i la kjo gjykatë nuk do të sillte asgjë të re në hetim. Një qëndrim mjaft paragjykues dhe I padenjë për një institucion serioz.

Gjykata e Apelit nuk e mori për bazë ankimimin e Prokurorisë së Tiranës, që duket se nuk është aspak e interesuar për të ndihmuar familjen për të gjetur drejtësi për djalin e tyre. Gjykata kërkoi sërish hetimin e çështjes.

“Djali im po vuan pasojat e mjekësve shqiptare, nuk ka mjekesi, atje te shohin vetem per zhvatje. E them me keqardhje por eshte e verteta dicka e tille” u shpreh babai i fëmijës së infektuar.

Etiketa: femijaHIVinfektimsidaSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona

16:57 : 13/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik ku 3-vjeçari humbi jetën,flasin banorët: Pamë fëmijën të shtrirë…

18:43 : 12/06/2026
AKTUALITET

E rëndë, 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës

22:51 : 11/06/2026
AKTUALITET

E reja shpërthen në lot në protestë: Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet

20:56 : 11/06/2026
AKTUALITET

300 pensionistë me muaj pritje për operacionet e syve të bllokuara nga mungesa e lenteve

21:10 : 08/06/2026
AKTUALITET

U plagos gjatë aksionit në Maliq, Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar

12:12 : 06/06/2026
Para

Hysaj largohet duke çaluar nga klinika, Lacio zbulon shkallën e dëmtimit të mbrojtësit

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet