• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A e zgjidhin problemin për pensionistët “bonuset elektorale” që jep Rama?!

19:07 : 05/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria do të vijojë me praktikën e dhënies së bonuseve për pensionistët. Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri Edi Rama gjatë një konference ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve, ku ai u shpreh se do të ketë edhe ndërhyrje në skemë, por pa prekur themelet e saj.

“Nga një bonus në fundvit, kemi kaluar në dy dhe i kemi lidhur me rritjen ekonomike. Duam që këto bonuse të vazhdojnë”, tha Rama.

Qeveria ka dhënë çdo fund viti nga 3,000-5,000 lekë bonus për pensionistët, por përballë protestave të pensionistëve për pensione dinjitoze, qeveria e trefishoi dhe premtoi një bonus tjetër në pranverë, gjë që u konsiderua si “shpërblim elektoral” duke pasur parasysh që zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 11 maj.

Por mbështetja e skemës së pensioneve kryesisht te bonuset, pa indeksime të mirëfillta sipas inflacionit shihet me kritika nga ekspertët, të cilët e konsiderojnë një model të paqëndrueshëm në plan afatgjatë.

Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj, tha për Citizens se modeli aktual, ku pensionet mbështeten nga kontribuuesit aktivë, ka dobësi të theksuara, për shkak të emigracionit, plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe kontributeve të ulëta fiskale.

Lexo edhe:

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

“Një model më efikas mund të përfshijë elemente të fondit të pensioneve, të cilat mund të investohen si alternativa që sigurojnë stabilitet më të madh,” sugjeroi Gjokutaj, i cili rekomandoi gjithashtu diversifikimin e fondeve dhe forcimin e skemave të pensioneve private vullnetare, si një model i suksesshëm që zbatohet në vende të tjera evropiane.

Sipas Gjokutajt nëse këto masa aplikohen së bashku, mund të arrihet një stabilizim i sistemit të pensioneve dhe fitohet kohë për të përgatitur reforma afatgjata.

“Ndërhyrjet duhet të jenë të targetuara, duke siguruar që pensionistët në nevojë dhe kontribuuesit aktivë të përfitojnë në mënyrë të drejtë, ndërkohë që ruhet qëndrueshmëria e skemës,” vijoi Gjokutaj.

Pavarësisht se po shkon drejt përfundimit të mandatit të tretë qeverisës, Rama ia faturoi përgjegjësinë për situatën aktuale me pensionet opozitës.

“Është një plagë e vjetër e lënë nga opozita, që sot ofron vetëm premtime imagjinare,” tha Rama.

E pranishme në konferencë, drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor vlerësoi reformën e vitit 2014, duke theksuar përmirësimet në skemën e pensioneve. Megjithatë situata aktuale nuk lë vend për optimizëm.

Zyrtarisht Shqipëria numëron rreth 791 mijë pensionistë prej të cilëve rreth 92% e tyre përfitojnë pensione nga skema e detyrueshme e sigurimit shoqëror, invaliditetit apo pensionet familjare, pjesa tjetër prej 8% përfitojnë pensione nga programet e veçanta të trajtimit në kategoritë e ish-ushtarakëve, punonjësit e minierave, naftëtarëve etj.

Mesatarisht pensionet variojnë nga 11,500-19,000 lekë, shumë larg minimumit jetik për të përballuar shpenzimet mujore./ Arbjona Çibuku / citizens.al /

Etiketa: bonusetEdi Ramaelektoralepensionpensionistëtproblemeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

12:31 : 14/11/2025
AKTUALITET

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025
BOLD BLOG

Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri

10:45 : 14/11/2025
AKTUALITET

Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

08:15 : 14/11/2025
Para

Tarifat e Trump ‘shqetësojnë’ Italinë/ Dhoma e Modës apel qeverisë për të mbrojtur industrinë

TË GJITHA

FOTO/ Ky është çifti nga Korça që u gjet i vdekur brenda banesës në Francë

13:40 : 14/11/2025

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Ekuador, 7 shqiptarë vihen në pranga (Emrat)

13:38 : 14/11/2025

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025

Vdes pacienti në spitalin e Fierit, procedohet për neglizhencë mjekja

13:08 : 14/11/2025

Familja Hysa e përfshirë në kartelin “Sinaloa”/ Berisha: Ja ku shtrihej ‘perandoria’ e miqve të Edi Ramës

12:57 : 14/11/2025

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Justifikohet Malaj: Është zgjidhje e përkohshme!

12:56 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com