• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një rus e një bullgare/ Rama, leje resorti në Zvërnec për njerëzit e Allajbeut të Spitalit Amerikan

10:07 : 03/02/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Një rus dhe një bullgare, të lidhur ngushtësisht me pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, kanë marrë lejen e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një resorti turistik në zonën bregdetare të Zvërnecit, në Vlorë.

Në 28 Janar 2025, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e Ramës, ka miratuar disa vendime, ndër të cilët “Resort turistik në Gadishullin e Zvërnecit”, Blloku Rezidencial F1V2, F1V3, F1R6”, me vendndodhje në Pishë Poro-Nartë, Bashkia Vlorë”.

Në foto: Vendimet e KRRT-së, 28 janar 2025

Leja e ndërtimit është lëshuar në favor të kompanisë “Zvërneci South Adriatic Development”. Kompania është krijuar në Gusht të vitit 2024 dhe qëllimi i saj duket se ka qenë pikërisht projekti turistik në Zvërnec.

Shoqëria “Zvërneci South Adriatic Development” zotërohet nga një kompani off-shore me seli në Amsterdam, “Universal Properties Projects BV”.

Lexo edhe:

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

Në foto: Klodian Allajbeu

Sipas të dhënave të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, kompania mëmë zotërohet me nga 50 përqind të aksioneve nga Nikita Maximovich Vinogradov, një 33-vjeçar rus, si edhe nga 35-vjeçarja bullgare, Zoya Georgieva Gyurova.

Lidhjet e këtyre dy emrave me Klodian Allajbeun e Spitalit Amerikan janë të shumëfishta.

Rusi Vinogradov

Në vitin 2022, shoqëria “Media A.B.C Holding B.V.”, me seli në Amsterdam dhe me aksionerë Klodian e Iris Allajbeu, si edhe A.A dhe I.A, blen zyrtarisht aksionet e “A.B.C. Management”, kompania zotëruese e televizionit “ABC News” në Tiranë.

Disa kohë më vonë, kompania hollandeze e familjes Allajbeu i shet aksionet e televizionit tek “A.B.C Management”.

Në foto: Kontrata e shitjes së aksioneve të televizionit “ABC News”

Autorizimi për këtë transaksion është bërë nga anëtari i vetëm i Bordit Dutch Trust Management B.V”, përfaqësuar nga shtetasi rus, Nikita Maximovich Vinogradov.

Po ashtu, në tetor të vitit 2014, shoqëria hollandeze “American Hospital bv” në pronësi fundore të Nikita Maxhimovish Vinigradov dhe Zoya Georgieva Gyurova, ka blerë aksionet e “Balkan Aliance Healthcare” të Allajbeut. Pas këtij transaksioni, sipërmarrësi rus dhe kolegia e tij bullgare bëhen aksionerët të Spitalit Amerikan.

Vinogradov, Gyurova dhe Allajbeu rezultojnë gjithashtu pronarë fundorë në “Resortin Equos”, në periferi të Tiranës.

Bullgarja Gyurova

Sipërmarrësja bullgare, Zoya Georgieva Gyurova, rezulton prej vitesh përfaqësuese e shoqërisë “Arimo BV”. Kompania “Arimo” zotëron shumicën aksione në shoqërinë koncesionare të Hemodializës, ku përfituesi kryesor nga shërbimi shëndetësor është Spitali Amerikan, në pronësi prej vitesh të Klodian Allajbeut.

Në foto: Pronarët fundorë të “Zvërneci South Adriatic Development”

Gyurova dhe Vinogradov zotërojnë shumicën e aksioneve në shoqërinë shqiptare “Cambridge Clinical Laboratories”, ku ortake është edhe mjekja A. Priftaj, e cila është gjithashtu e punësuar pranë Spitalit Amerikan, në Tiranë.

Opozita “fali” Allajbeun

“Boldnews.al” ka raportuar më herët për lidhjet e interesave të biznesmenit Klodian Allajbeu me kontratën koncesionare të shërbimit të Hemodializës.

Vitin e kaluar, opozita parlamentare kërkoi një Komision Hetimor për kontrollin e koncesioneve në Shëndetësi.

Por, pas një “akordi” me maxhorancës, në punimet e këtij Komisioni u përjashtua verifikimi mbi procedurat koncesionare dhe zbatimin e kontratës së Hemodializës.

Mbi kontratën me kosto koncesionare 80 milioë dollarë për shërbimin e Hemodializës u ngritën dyshime që në krye të herës se pas saj gjendeshin interesat e Allajbeut, i cili zotëron “Spitalin Amerikan” dhe “Spitalin Hygeia”.

Kontrata u fitua nga një shoqëri anonime, me seli në Berat, “Evita”, pas të cilës gjendeshin emra që kishin lidhje të afërta me Klodian Allajbeun. Lidhjet e tij u bënë më të dukshme, kur, menjëherë pas fitimit të kontratës, “Evita” u bashkua me “Spitalin Amerikan”, për të krijuar kompaninë “DiaVita”, e cila do të zbatonte koncesionin.

Në vijim, kompania koncesionare ka ndryshuar herë pas here pronarë. Aktualisht është në pronësi të një konsorciumi suedez, “Diaverum International”.

Megjithë ndryshimet e pronësisë, përfituesi kryesor i parave të Buxhetit të Shtetit për Hemodializën vijon të jetë sërish Allajbeu, me Spitalin Amerikan.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportet e auditit për zbatimin e kontratës koncesionare të Hemodializës, ka konstatuar problematika të mprehta, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me përfitime nga grupi financiar i Allajbeut.

Në Shkurt 2022, “Boldnews.al” ka raportuar të dhëna mbi raportin e KLSH-së, në bazë të të cilit rezultonte se kompania koncesionare “Diavita”, ku bënte pjesë edhe Allajbeu, ka marrë mbi 1 milionë euro përfitime pa kryer asnjë shërbim.

KLSH zbuloi se kompania koncensionare “DiaVita” ka marrë pagesa nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH) në vlerë mbi 115 milionë lekë të reja për shërbimet e kryera gjatë periudhës Nëntor 2016-Prill 2017 në spitalet rajonale të Elbasanit dhe Korçës.

Etiketa: bullgareEdi RamaKlodian AllajbeulejeNikita Maximovich Vinogradovresortspitali amerikanZoya Georgieva GyurovaZvernecZvërneci South Adriatic Development

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
Para

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, përplasen dy makina, një i plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com