• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Drejtori”/ Leka Bungo: Aurora Polo nuk plotëson kriteret. Kanceri i RTSH, mungesa e transparencës

12:43 : 03/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e sotme është duke u zhvilluar në Komisionin e Medias seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH.

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo, gjatë fjalës së tij e ka konsideruar si të paligjshëm procesin e mbajtur deri tani, pasi sipas tij, Aurora Polo së bashku me një kandidat tjetër nuk plotësojnë as kriteret kryesore.

Po ashtu Bungo e ka konsideruar si të paligjshme edhe emërimin e Aurora Polos në postin e nëndrejtoreshës së RTSH-së nga ish-drejtori Alfred Peza. Ai tha më tej se kanceri i RTSH-së është mungesa e transparencës dhe sipas tij, kjo është e qëllimshme për të mbajtur të mbuluar bëmat e disa prej ish-drejtuesve të atij institucioni.

Leka Bungo deklaroi se janë 18 vendime nga Këshilli Drejtues të cilat nuk janë zbatuar nga drejtoria e pergjithshme e RTSH-së.

Bungo: Lidhur me garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm, pas dorëheqjes së Alfred Pezës, unë kam për të treguar një histori që e kam të dokumentuar një për një me vendimet e këshillit drejtues dhe me diskutimet e gjithë procesverbalet e mbledhjeve. Mendoj se paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri, është koshiente sepse nga të gjitha dokumentacionet që kam unë, të gjithë anëtarët e këshillit drejtues e njohin mirë, se zgjedhja e një kandidature, si konkretisht Aurora Polo që u fut në garë së bashku me një tjetër, nuk plotëson kriterin  kryesor për zgjedhjen e drejtorit të ri.

Lexo edhe:

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

Por kjo ka një kanal të hershëm. Kjo paligjshmëri ka filluar shumë përpara me të njëjtin personazh siç është Aurora Polo, e cila e propozuar nga Peza për zv drejtoreshë, për arsye të të kundërshtuara të të njëjtit ligj, nuk duhej të ishte zgjedhuar zv.drejtoreshë e përgjithshme. Unë e kam refuzuar, e kam deklaruar, megjithatë me shumicë votash u zgjodh.

Ligji, e cili e pengonte zgjedhjen e saj, është i njëjti ligj që vijon ta pengojë në zgjedhje  drejtoreshës së përgjithshme. Pra, është një nen në statut që thotë; zëvendës drejtori, drejtori i përgjithshëm dhe drejtuesit e njësive administrative të RTSH duhet të kenë të njëjtin suport ligjor, duhet të kenë 10 vjet punë dhe jo më pak se 5 vjet në median e shkruar audio-vizive.

Në rregulloren e RTSH është edhe një pikë tjetër, që thotë se ata që konkurrojnë për poste të tilla, duhet të kenë diploma të arsimuara të profilit të tyre. Në rastin konkret është e shkelur dhe kjo. Tani po vijmë te procedurat në zgjedhjet e fundit. Kam mendimin se në këshillin tonë drejtues ka pasur shpeshherë ngërçe që kanë penguar hera herës punën dhe nuk kanë ndikuar për mbarëvajtjen e punëve në institucion.

Ka një kontradiktë të vjetër që kur jemi zgjedhur si anëtarë të Këshillit drejtues, mes këshillit drejtues dhe administratës së RTSH. Mbështetur në dokumentacionin që unë kam, janë 18 vendime të këshillit drejtues që nuk janë realizuar nga drejtoria e përgjithshme, megjithëse për ta vendimet e këshillit drejtues duhet të jenë të zbatueshme.

E filloj nga kreu! Në RTSH mungon transparenca dhe ky është kanceri i atij institucioni.  Kjo nuk është e paqëllimtë. Është mbajtur e mbuluar që të mos dalin në shesh bëmat që kanë bërë njerëzit që kanë drejtuar atë institucion. Përgjatë tre vjetëve, në këshillin drejtues kanë ardhur vetëm 4 herë gazetarë për të transmetuar atë çka merr përsipër për të diskutuar këshilli. Edhe në një ndërmarrje tjetër të zakonshme, kjo gjë nuk duhet të ndodhte. Kjo nuk është e paqëllimtë.

Unë kam kërkuar nga këshilli drejtues dhe ata e kanë miratuar me shumicë votash, të delegojmë të drejtën për të marrë informacion nga administrata, kryetari i Këshillit Drejtues. Këtë jam munduar ta bëj rregullisht, por asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje të sakte dhe transparente. Duke filluar me tre drejtorë dhe me këtë të fundit. Para tre ditësh kam marrë një përgjigje që e kam parë nga Thoma Gëllçi  4 vjet më përpara. Ti i dashur drejtor nuk mund të kërkosh informacion nga departamentet e tjera, ndërkohë që këshilli e ka të specifikuar.

Ndër të tjera, Leka Bungo deklaroi se mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të RTSH-së do ta dërgojë në Gjykatë dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë mbledhje tjetër pa marrë një vendim.

Leka Bungo deklaroi se kryetari i këshillit drejtues të RTSH-së nuk ka asnjë fuqi të veprojë edhe kundër paligjshmërive

Bungo: Në proces ka pasur mangësi ligjore dhe një nga përgjegjësit jam unë. Megjithëse jam kryetar kam vetëm çelësat e kashtës në dorë. Kryetari nuk mundet edhe kur konstaton shkelje të veprojë. Nuk mundet as kur një anëtar tallet me të, nuk vjen  në mbledhje i merr lekët prapë dhe kryetari nuk thotë asgjë. Atij nuk i hyn ferrë në këmbë.  Në atë mbledhje të këshillit drejtues është krijuar një shumicë fallco që vendos edhe në kundërshtim me ligjin.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

1-Leka Bungo- Kryetar
2-Gëzim Podgorica- zv.kryetar
3-Genc Përmeti- anëtar
4-Mevlan Shanaj- anëtar
5-Ilir Keko- anëtar
6-Ardita Reçi- anëtar
7-Milena Selimi- anëtar
8-Engjëll Ndocaj- anëtar
9-Edmond Tullumani- anëtar
10-Dionis Papadhimitri- anëtar
11-Albert Minga- anëtar

Kandidatët në garë për drejtor të RTSH, dhe votimi i 27 janarit 2025  

1- Harilla Koçi  –  U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
2- Jetmir Shpuza     7 vota pro, 2 vota kundër;
3-  Enrik Mehmeti – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
4- Floriana Paskali – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
5- Eni Vasili         4 vota pro, 5 vota kundër;
6- Ermal Hoxha  3 vota pro, 6 vota kundër
7- Aurora Polo 7 vota pro, 2 vota kundër
8- Kliton Rama  – 4 vota pro, 5 vota kundër
9- Flamur Buçрарај – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit
10- Laureta Roshi – U skualifikua për mangësi në dosjet e aplikimit

Etiketa: Aurora Polodrejtorgarakandidatetkeshilli drejtuesLeka Bungortsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RTSH në krizë/ Eni Vasili kërkesë “Financave”: Duam fonde, konstatova mln euro abuzime, do bëj auditim

17:18 : 03/08/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e drejtorit të BKH-së, përfundon faza e intervistës për 7 kandidatët

18:09 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Përplasjet për tenderin 9.1 mln euro e RTSH, KPP shpall fituese kompaninë e Renis Tershanës

20:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Faza e tretë/ Kandidatët për kreun e BKH-së përfundojnë shkruajtjen e esesë dhe testin logjik

14:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Nga pronësia e TV te “drejtuesit politik” të AMA dhe RTSH/ Raporti i KE “nxin” Shqipërinë për lirinë e medias

08:27 : 09/07/2025
Para

FOTOLAJM/ Makina ngec në barrierën e rrugës, shpëton mrekullisht shoferi dhe pasagjeri

TË GJITHA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025

Eurostat: 99% e të rinjve online, por nuk kanë aftësi digjitale

20:46 : 09/08/2025

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

20:36 : 09/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025

Një virus i zakonshëm mund të nxisë zhvillimin e një lloji të rrezikshëm kanceri

20:06 : 09/08/2025

Jahti i Abdullah bin Zayed Al Nahyan në Dhërmi! I shoqëruar nga policia, sheiku niset drejt vilës së Ramës

19:44 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com