• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Do vendosim tarifa”, Trump kërcënon BE-në e Britaninë me ‘luftë’ tregtare

10:46 : 03/02/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka paralajmëruar amerikanët se mund të përballen me “vuajtje” ekonomike, për shkak të tarifave tregtare që sapo i ka vendosur ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së.

Ai, gjithashtu, kërcënoi me luftë më të gjerë tregtare, për t’i përfshirë edhe Bashkimin Evropian (BE) dhe, mbase, edhe Britaninë e Madhe.

“A do të ketë vuajtje? Po, mbase (dhe mbase jo!)”, shkroi Trump më 2 shkurt në platformën e vet sociale në lidhje me ndikimin që mund ta kenë tarifat te konsumatorët amerikanë.

“Megjithatë, do t’ia vlejë barra qiranë”, shtoi ai.

Trump u tha gazetarëve se synon të bisedojë me liderët e Kanadasë dhe Meksikës, më 3 shkurt, në lidhje me tarifat – të cilat ekspertët thonë se mund ta trazojnë ekonominë botërore.

Lexo edhe:

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

Por, Trump nuk tregoi nëse po i rishqyrtonte veprimet e tij.

“Nuk pres asgjë shumë dramatike”, tha ai.

Trump tha se tarifat ndaj mallrave nga BE-ja do të “vendosen patjetër” dhe se kjo do të ndodhë “shumë shpejt”.

Ai, po ashtu, la të kuptohej se edhe Britania e Madhe mund të përballet me tarifa.

BE-ja tha më 2 shkurt se do të kundërpërgjigjej “fuqishëm”, nëse Trumpi vendos tarifa, pavarësisht se shpreson të shmangë një luftë tregtare nëpërmjet bisedimeve.

“Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vendet e prekura – Kanadaja, Meksika dhe Kina –kanë kërcënuar se do të ndërmarrin veprime hakmarrëse, derisa kanë bërë thirrje edhe për bisedime tregtare në vend të tarifave, të cilat mund t’i rrisin çmimet për konsumatorët dhe t’i dëmtojnë ekonomitë e të gjitha palëve të përfshira.

Trump tha se ai i vendosi këto tarifa ndaj fqinjëve të SHBA-së derisa të ndalet fluksi i emigrantëve dhe i fentanilit të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, megjithëse shkaktari i këtyre çështjeve është shumë i diskutueshëm dhe përfshin një sërë faktorësh të ndërlikuar.

Ai, gjithashtu, ka thënë se këto tarifa do të ndihmojnë në uljen e deficitit tregtar me partnerët kryesorë dhe do të nxisin prodhimin industrial në SHBA.

Trumpi e bëri të ditur premtimin e kamotshëm ekonomik më 1 shkurt, duke thënë se Uashingtoni do t’i godasë Kanadanë dhe Meksikën me tarifa prej 25 për qind për të gjitha mallrat, megjithëse produktet energjetike kanadeze do të përballen me një tarifë prej 10 për qind. Tarifat e reja përfshijnë gjithashtu një taksë prej 10 për qind për mallrat nga Kina, përveç atyre të vendosura më parë.

Trump tha se tarifat për mallrat nga të tri vendet do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.

Ai nuk i kushtoi rëndësi kërcënimit të Kanadasë për veprime hakmarrëse, duke thënë: “Nëse duan ta luajnë lojën, nuk e kam telash. Mund ta luajmë lojën sa të duan ata”.

Trump shkroi se, pa tregtinë me SHBA-në, “Kanadaja nuk do të jetë vend i qëndrueshëm. E vrazhdët, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i dashur i 51-të. Taksa shumë më të ulëta dhe mbrojtje shumë më e mirë ushtarake për popullin e Kanadasë – DHE ASNJË TARIFË!”.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se tarifat hakmarrëse ndaj importeve nga Shtetet e Bashkuara do të hyjnë në fuqi më 4 shkurt.

Trudeau ka njoftuar synimin për t’u larguar nga posti i kryeministrit, dhe partia e tij Liberale do ta zgjedhë liderin e ri më 9 mars. Zgjedhjet pritet të mbahen në pranverë.

Kanadaja synon të vendosë tarifa prej 25 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja, duke përfshirë pijet, produktet kozmetike dhe letrën.

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, tha se do të japë hollësi mbi përgjigjen e vendit të saj më 3 shkurt.

Edhe Kina ka thënë se do t’i kundërpërgjigjet Trumpit./ REL

Etiketa: BEBritaniatarifaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025
BOTA

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

18:12 : 16/09/2025
BOTA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025
BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
BOTA

Trump: Kolumbia dhe Venezuela kanë dështuar në luftën kundër trafikut të drogës

15:35 : 16/09/2025
Para

"Do të hasni situata të papritura"/ Horoskopi javor, ja çfarë kanë parashikuar yjet

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com