• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

22:28 : 31/01/2025
në Lajmet e Dites

Tri ditë pasi mori mandatin, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjet e presidentit John Kennedy, vëllait të tij më të ri, senatorit Robert Kennedy dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, Jr.

Këta tre burra ishin në mesin e individëve më me ndikim në vitet ’60 dhe vrasjet e tyre, që supozohet se u kryen nga sulmues të vetëm, ka bërë që të ngrihen disa teori konspirative që ende e mbërthejnë shtetin gjashtë dekada më vonë.

Ndoshta asnjë vrasje në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk është analizuar e diskutuar më shumë sesa vrasja e presidentit Kennedy, që u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa po udhëtonte përmes Dallasit i ulur në ulësen e pasme të limuzinës presidenciale i shoqëruar nga gruaja e tij dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili ishte i ulur përpara.

Lee Harvey Oswald, ish-ushtar që kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik, u akuzua se vrau Kennedyn me një armë zjarri nga kati i gjashtë i një librarie të një shkolle të Teksasit. Para se të mund të gjykohej, Oswald u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate në Dallas, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të dërgimit të tij në një burg tjetër.

Një komision qeveritar më 1964 erdhi në përfundim se Oswaldi kishte vepruar i vetëm kur vrau Kennedyn. Megjithatë, shumë njerëz vunë në dyshim konstatimin e komisionit – që e quajtën me përbuzje “teoria e plumbit magjik” – se një plumb i vetëm kishte goditur Kennedyn nga pas, i kishte dalë nga qafa, e kishte goditur Connallyn në shpinë, duke depërtuar përmes kraharorit të tij e kishte goditur dorën e tij dhe më pas plumbi kishte përfunduar në kofshën e tij.

Lexo edhe:

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

Shumë nga personat që e kundërshtojnë teorinë e një plumbi të vetëm, pretendojnë se edhe një sulmues tjetër ishte i pozicionuar në nivelin e rrugës përgjatë rrugës nga kalonte limuzina, në një vend që njihet si “Grassy Knoll”.

Presidenti John F.Kennedy duke përshëndetur qytetarët nga vetura e tij, pothuajse një minutë para se të qëllohej për vdekje më 22 nëntor 1963.
Presidenti John F.Kennedy duke përshëndetur qytetarët nga vetura e tij, pothuajse një minutë para se të qëllohej për vdekje më 22 nëntor 1963.
Teori të ndryshme të konspiracionit janë paraqitur se kush qëndronte prapa vrasjes së Kennedyt, duke përfshirë edhe zyrtarë të CIA-s, kubanë në mërgim, qeverinë sovjetike dhe mafian amerikane. Vendimi i Qeverisë për të mbajtur sekret materiale të caktuara përgjatë viteve vetëm sa ka ushqyer besimin në një konspiracion.

Në njoftimin për vendimin lidhur me deklasifikimin e dokumenteve të mbetura, Trump tha se dëshiron që të bënte të qartë detajet lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy, vëllait të tij dhe Martin Luther Kingut. Senatori Kennedy ishte qëlluar për vdekje në një hotel në Los Anxhelos më 1968, ndërkaq King u vra nga një snajper teksa po qëndronte në ballkonin e dhomës të tij të motelit në Memfis.

“Familjet e tyre dhe populli amerikan meritojnë transparencë dhe të vërtetën. Është në interesin kombëtar që më në fund të publikohet pa vonesë çdo dokument lidhur me këto vrasje”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

Ligji për të dhënat e vrasjeve
Filmi i vitit 1991, JFK, i regjisorit Oliver Stone, ringjalli interesin kombëtar për vrasjen e Kennedyt dhe shtoi më shumë dyshime te popullata mbi versionin zyrtar të ngjarjeve.

Filmi përshkruan hetimin e vitit 1969 lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy nga prokurori i qarkut të Nju Orllinsit, Jim Garrison, i cili besonte se Oswaldi ishte thjesht një “kurban” i një konspiracioni më të gjerë për të vrarë presidentin.

Zemërimi kombëtar që u nxit nga filmi, pjesërisht e shtyu Kongresin që të kalonte Ligjin për mbledhjen e dëshmive të vrasjes së presidentit John F. Kennedy në tetor të vitit 1992. Ky ligj kërkonte që të gjitha dokumentet lidhur me vrasjen e presidenti Kennedy të publikoheshin plotësisht deri më 26 tetor 2017. Përjashtime u bënë për dokumente që mund t’i shkaktonin dëm ushtrisë, agjencive të inteligjencës apo raporteve me jashtë.

Ligji po ashtu urdhëroi që të gjitha materialet lidhur me vrasjen të ruheshin në një koleksion të vetëm në Arkivat Kombëtare në Uashington. Koleksioni sot ka mbi 5 milionë faqe të dokumenteve, fotografive, videove, audio-incizimeve dhe artefakteve.

Trump ishte në mandatin e tij të parë presidencial kur skadoi afati për publikimin e të gjitha materialeve. Megjithatë, ai dhe pasardhësi i tij, Joe Biden, shtyn deklasifikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve duke pritur një rishikim të mëtejmë, sipas rekomandimit të FBI-së, CIA-s dhe agjencive të tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Ndërkohë që këto rishikime po bëheshin, presidentët miratuan publikimin e më shumë dokumenteve.

Në qershor të vitit 2023, Biden njoftoi për përfundimin e fazës së fundit të programit të deklasifikimit, pasi administrata e tij publikoi mbi 15.000 dokumente.

Administrata Biden tha se 99 për qind e të gjitha materialeve ishin publikuar, por u bëri thirrje agjencive të vazhdonin të deklasifikonin dokumentet e mbetura – që vlerësohet të jenë rreth 4.000 – sipas nevojës.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit potencialisht mund ta përshpejtojë këtë proces. Urdhri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të paraqesin një plan brenda 15 ditësh për “publikimin e plotë” të dokumenteve që lidhen me vrasjen e Kennedyt. Ai po ashtu bën thirrje për paraqitjen e një plani për publikimin e të gjitha dokumenteve për vrasjen e Robert Kennedy dhe Martin Luther King.

Shumica e dokumenteve që ende nuk janë publikuar janë nga CIA. Agjencia mund t’i ketë mbajtur sekret këto dokumente, pasi ato mund të përmbajnë emra të burimeve që ende janë gjallë, mund të zbulojnë metoda për mbledhjen e informacionit ose të tregojnë për vlerësime të dyshimta.

Në një intervistë për kanalin televiziv FOX, James Robenalt, i cili ka shkruar lidhur me vrasjen dhe nuk beson se Oswaldi veproi i vetëm, tha se dokumentet e mbetura mund të përmbajnë “shumë gjëra interesante” rreth mënyrës se si CIA e kishte ndjekur Oswaldin disa muaj para vrasjes së presidentit Kennedy.

“Është si të bashkosh të gjitha copëzat, është lidhja e gjërave”, tha ai, duke shtuar se mund të jetë diçka “që ne as që e dimë dhe që do të dalë në dritë” nëse të gjitha dokumentet publikohen.

Megjithatë, Gerald Posner, autor i një libri mbi vrasjen dhe person që beson se Oswaldi ishte sulmues që kishte vepruar vet, tha se nuk pret ndonjë befasi të madhe nga materialet.

“Nuk mendoj se ajo që shumica e amerikanëve po presin një dokument që do ta kthente përmbyste gjithë rastin dhe do të thoshim ‘ja kush e vrau Kennedyn, se ishte vërtetë pjesë e qeverisë sekrete dhe ja ku janë njerëzit e përfshirë’, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Disa analistë kanë sugjeruar se nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv për këtë çështje është që Trumpi t’u tregojë mbështetësve të tij se po vepron me shpejtësi për premtimet e bëra në fushatë. Ky ishte një ndër dhjetëra urdhra të nënshkruar në ditët e para pasi bëri betimin si president./ REL

Etiketa: dokumenteKennedyKingvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masakra me dy të vra*ë në Shkodër, Ragip Gila izolohet në burgun 302 në Tiranë

20:26 : 13/09/2025
BOTA

Çfarë dihet për vrasjen e Charlie Kirkut

10:28 : 11/09/2025
BOTA

I pastrehu vr*u me thikë të renë ukrainase, Trump: Gjyq të shpejtë dhe dënim me vde*je!

18:04 : 10/09/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj Agustin Kazës në Belgjikë, publikohet FOTO e vras*sit të dyshuar

10:11 : 10/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Viktimat e pafajshme/ A është Shqipëria një vend i sigurtë?

20:06 : 09/09/2025
AKTUALITET

Vrasja në Shkodër/ PAMJET e arrestimit të autorit, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorët

11:21 : 09/09/2025
Para

"Kam fjetur me një mashkull dhe më ka pëlqyer"/ Klajdi habit banorët e BBV me "sekretin" e tij

TË GJITHA

Bardhi: Ndryshimet për Komisionet Parlamentare i morëm vesh nga media, PS na përjashtoi nga “integrimi”

13:52 : 15/09/2025

Elia Zaharia zbulon përse mban akoma mbiemrin e Princ Lekës pas ndarjes, mesazhi thumbues i aktores

13:50 : 15/09/2025

A e ka opozita një kandidat/e për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

13:37 : 15/09/2025

Ish-prokurori Karanxha: 6 anëtarë të vetingut kanë marrë paga nga fondacioni Soros

13:31 : 15/09/2025

DOKUMENTI/ PS depoziton zyrtarisht në Kuvend ndarjen e komisioneve parlamentare

13:31 : 15/09/2025

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

13:19 : 15/09/2025

Berisha: Peleshi helmoi Shqipërinë kur ishte ministër Bujqësie. I implikuar dhe te termocentrali i Maliqit

13:18 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com