Komisioni i Disiplinës në FSHF ka shpërndarë “racionin e zakonshëm” tashmë të gjobave të mesjavës për klubet sa u përket sjelljeve të spektatorëve në tribuna.
Klubi që e ka pësuar më rëndë është Vllaznia, që duhet të paguajë një gjobë prej 300 mijë lekësh të reja për sjelljen e mbështetësve të saj gjatë ndeshjes së fundit ndaj Egnatias.
Ndërkohë, sa u përket masave disiplinore, ka qenë futbollisti i Skënderbeut, Bismark, ai që është ndëshkuar me pezullim dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në përballjen me Teutën.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 30.01.2025
Lojtari i KF Skënderbeu, Sie Bismark Charles Këarena, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Vllaznia, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
FK Apolonia, për mos respektimin e detyrimeve, përgjegjësive për organizimin e ndeshjes dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e lojës në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 8/1, 17/1 dhe 33/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i Basania FC, Fatjon Marku, për sjellje sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.