• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Arrestim para dëbimit”/ Bundestagu pranon mocionet për ashpërsimin e ligjit për azilin

09:35 : 30/01/2025
në BOTA

Propozimi i kandidatit për kancelar të CDU-së, Friedrich Merz, për ashpërsimin e politikës për azilin u miratua në parlamentin gjerman me tri vota diferencë.

Në një atmosferë të ndezur parlamenti gjerman debatoi për rrugën e duhur në politikën për azilin dhe migracionin. Debati u nxit nga drejtuesi konservator i opozitës, kryetari i partisë CDU, Friedrich Merz, i cili ka shanse të mira për t’u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të Bundestagut më 23 shkurt.

Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër bavareze, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag, në të cilët kërkohet një ashpërsim i konsiderueshëm i politikës së imigracionit. Nga 703 deputetët e pranishëm në votim për mocionin e parë votuan pro 348 deputetë, 345 kundër dhe 10 abstenuan.

Kontrolle të vazhdueshme dhe refuzim në kufi

Në mocionin e parë kërkoheshin ndër të tjera, kontrolle të vazhdueshme kufitare me të gjitha vendet fqinje dhe ndalimin për të hyrë në Gjermani të të gjithë atyre personave që nuk kanë dokumente të vlefshme hyrjeje, edhe nëse ata kërkojnë azil. Po ashtu personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermani duhet të arrestohen dhe nga Gjermani duhet të dëbohen për ditë të huajt që nuk kanë leje qëndrimi.

Lexo edhe:

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Mocioni për sigurinë e brendshme nuk gjen mbështetje

Ky projektligj parashikon ndër të tjera kufizimin e emigracionit në Gjermani dhe ndalimin e bashkimit familjar për personat që gëzojnë të ashtuquajturën të drejtë për mbrojtje shtesë. Fjala është për persona që jetojnë në Gjermani, të cilëve nuk u është dhënë azil, por që për momentin lejohen të qëndrojnë në Gjermani për arsye të tjera.

Për këtë projektligj kanë deklaruar se do të votojnë me ‘po’ partitë AfD, FDP dhe madje edhe BSW. Por që të miratohet përfundimisht ky lidh duhet të kalojë edhe përmes Këshillit Federal, Bundesrat, organi ku përfaqësohen 16 landet federale. Nëse Bundesrat-i do ta miratojë këtë ligj është më se e hapur. Sidoqoftë Këshilli Federal mund të merret me këtë çështje vetëm pas zgjedhjeve të reja parlamentare më 23 shkurt./DW

Me mocionin e dytë CDU/CSU synonte një “ndryshim në politikën e sigurisë së brendshme”. Megjithatë asnjëri nga mocionet nuk ka veprim detyrues për qeverinë gjermane. Ndryshe qëndron puna me kërkesën për ashpërsimin e ligjit për emigracionin, për të cilin Bundestagu do të votojë me propozimin e partive CDU dhe CSU të premten.

Etiketa: azilicduGjermani

Lajme të lidhura

BOTA

“Ofensiva e Riatdhesimit”/ DW: Çfarë po ndodh me dëbimet nga Gjermania

08:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
Para

Rrëshqitje gurësh dhe dherash në Kukës, probleme me qarkullimin në disa rrugë

TË GJITHA

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në rrugën Kardhiq–Delvinë

18:57 : 09/11/2025

Dërgohen për numërim kutitë e votimit në Cërrik, sa ishte pjesëmarrja

18:47 : 09/11/2025

Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

18:42 : 09/11/2025

Mbyllet votimi në 5 bashkitë e vendit, pjesëmarrja tepër e ulët! Vlora ‘rekord’ negativ

18:19 : 09/11/2025

Pak minuta para mbylljes së votimit, ikin dritat në Vlorë

18:01 : 09/11/2025

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (EMRAT)

17:49 : 09/11/2025

Analiza/ Çfarë mund të blejë Elon Musk me 1 trilion dollarë?

17:38 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com