• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasje, tortura dhe sulme seksuale/ Kush është Al-Masri, për të cilin është vënë nën hetim Meloni

17:06 : 29/01/2025
në BOTA

Lirmi dhe riatdhesimi i kryekomandantit libian, Njeim Osama al-Masri ka dërguar nën hetim kryeministren italiane, Giorgia Meloni, së bashku me ministrin e Brendshëm, Matteo Piantedosi, ministrin e Drejtësisë Carlo Nordio, dhe nënsekretari i Brendshëm Alfredo Mantovano.

Al-Masri ka mbajtur postin e kreut të Policisë Gjyqësore Libinare, por u arrestua në Torino me një urdhër-arrest të prerë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Edhe pse u arrestua, ai u lirua dhe u riatdhesua në Libi.

“Krimet” që pretendohet se ka kryer Meloni, janë ndihmë ndaj një të arrestuari dhe “përvetësim”. Ajo është nën hetim për favorizim dhe shpërdorim detyre.

Por kush është “torturuesi i Mitigës” ndaj të cilit kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar?

I akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, ai është përgjegjës për koordinimin, urdhërimin dhe kryerjen e vrasjeve, dhunës seksuale dhe torturës në burgun e Tripolit, veçanërisht në Mitiga, ku mbylli mijëra emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë. Faktet e pretenduara kundër tij dyshohet se janë kryer në Libi duke filluar nga viti 2015.

Lexo edhe:

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

Almasri është pjesë e një grupi ushtarak islamik të quajtur Rada dhe ka drejtuar Institutin për Reformën dhe Rehabilitimin e Policisë Gjyqësore të Tripolit që nga viti 2021. Njeriu i besuar i kryekomandantit Abdel Raouf Kara, udhëheqësi i milicisë që kontrollon aeroportin dhe burgjet, filloi karrierën e tij ushtarake kundër forcave të Gaddafit dhe më pas kundër ISIS-it dhe më në fund kundër mercenarëve të Haftarit.

Ai ka qenë disa herë në Evropë vitet e fundit dhe gjithashtu në Itali, përpara se të kishte një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Ai me siguri i di detajet e marrëveshjeve mes Italisë dhe Libisë për emigrantët, marrëveshje që Italia filloi të nënshkruante në 2017 me qeverinë Gentiloni. Kryekomandanti akuzohet për vrasje, tortura dhe për menaxhim të trafikut të parave dhe kontrabandistëve që sjellin emigrantë në Evropë. Mandati për arrestimin e tij u lëshua më 18 janar.

Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe akuzat

Gjykata Ndërkombëtare Penale është një gjykatë ndërkombëtare e krimeve me seli në Hagë, Holandë, dhe është përgjegjëse për ndjekjen penale të personave të akuzuar për krimet më të rënda ndërkombëtare, gjenocid dhe krime lufte.

Në vitin 2018, një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e klasifikoi burgun e Mitigës si një “ferr”, duke përshkruar kushte dramatike: “2,600 burra, gra dhe fëmijë” të grumbulluar në hapësira të ngushta, pa akses në avokatë apo gjykata. Tortura dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut raportohet në këto qendra.

Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilët bazohen në hetime nga shoqata të pavarura, dëshmitarë okularë dhe hetime gazetareske, Almasri është i përfshirë drejtpërdrejt, shpesh së bashku me njerëzit e tij, në abuzime sistematike, veçanërisht ndaj të burgosurve të akuzuar për krime fetare, ateizëm, krishterim apo homoseksualitet.

Etiketa: al-MasriGiorgia MelonikomandantilibilibianlirimiNjeim Osama al-Masri

Lajme të lidhura

BOTA

Nga Donald Trump te Giorgia Meloni, publikohet “lista e hakmarrjes” në Iran

21:06 : 12/07/2026
BOTA

Protestat e qytetarëve, qeveria italiane anulon planet për resort në zonë të mbrojtur në Sardenja

08:37 : 03/07/2026
BOTA

Giorgia Meloni shqyrton zgjedhje të parakohshme në Itali

17:29 : 23/06/2026
BOTA

“Më luti për të bërë një foto”/ Meloni i përgjigjet Trumpit: Shpifës, unë dhe Italia nuk lypim kurrë!

13:24 : 19/06/2026
BOTA

Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7: Më luti që të bëja foto me të

12:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Deklarata e Hoxhës për emigrantët/ Rama: Mashtrim! Gazetari i ‘Euractiv’: Do të sjell transkriptin!

11:31 : 13/05/2026
Para

EMRI/ Grabiti me thyerje një dyqan gjatë natës në Koplik, arrestohet 31-vjeçari

TË GJITHA

FOTO/ Anëtarët e këshillit kombëtar të PD të pakënaqur me Nokën dhe Korreshin, u vënë një kryq të madh

08:58 : 16/07/2026

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:54 : 16/07/2026

Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar

08:34 : 16/07/2026

Aksident me të plagosur në autostradën Lushnje-Fier. Krijohet trafik kilometrik

08:20 : 16/07/2026

Zgjidhet kupola drejtuese e PD-së, Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm/ LISTA

08:15 : 16/07/2026

Sot temperatura përvëluese, parashikimi i motit

08:02 : 16/07/2026

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş