• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vrasja e Enver Hadrit në Belgjikë, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm autorët

18:20 : 29/01/2025
në BOTA, RAJONI

Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur këtë të mërkurë sërish dënimin me burgim të përjetshëm për Veselin Vukotiç dhe Andrija Drashkoviç, të cilët akuzohen për vrasjen e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri. Ky i fundit u vra në Bruksel para 35 vjetësh.

Gjykata ka konstatuar se Hadri ishte vrarë me urdhër të Shërbimit të zbulimit të ish-Jugosllavisë. Këtë e ka bërë të ditur familja Hadri e cila për shumë vite ka kërkuar drejtësi para gjykatave të Belgjikës për vrasjen e Enverit.

Fajësia e Vukotiç dhe Drashkoviç ishte konfirmuar nga juria të martën ndërsa dënimi u shpall të mërkurën.

Juria këto vendime i ka marrë pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shqyrtimit të provave që kishet paraqitur prokuroria por edhe avokatët e mbrojtjes.

Veselin Vukotiç dhe Andrija Drashkoviç, së bashku me Bozhidar Spasiç, ishin dënuar edhe në vitin 2016 me burgim të përjetshëm por dy të palët ishin ankuar prandaj edhe ishte përseritur gjykimi.

Lexo edhe:

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

Bozhidar Spasiç, zyrtar i lartë i Shërbimit të zbulimit nga Beogradi, nuk është ankuar, që do të thotë se dënimi me burgim të përjetshëm për të mbetet në fuqi.

Të dënuarit ndodhen në Serbi dhe gjykimi në Bruksel është zhvilluar në mungesë.

Sërgjan Cvijiç, autori i librit mbi vrasjet e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Jugosllav (DB) në Bruksel, i cili së shpejti do të botohet në Serbi, konsideron se për ata që kanë ndjekur gjyqin për vrasjen e Enver Hadrit në vitin 2016, nuk është befasuese dënimi fajësues i përsëritur për Drashkoviç dhe Vukotiç.

“Me këtë aktgjykim, më në fund vihet një pikë përfundimtare mbi këtë vrasje politike të kryer saktësisht 35 vjet më parë. Përveç rastit të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviç në Mynih në vitin 1983, vrasja e Enver Hadrit është një nga rastet e rralla ku është vërtetuar para gjykatës se UDBA jugosllave vriste kundërshtarët e saj politikë jashtë vendit”, tha Cvijiç në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Vajza e Enver Hadrit, Teuta Hadri, tha se gjatë seancës gjyqësore u vërtetua sërish lidhja midis shërbimeve sekrete serbe dhe jugosllave me rrjetin kriminal të atëhershëm në Beograd.

“Ata që organizuan vrasjen e babait tim u shpallën fajtorë, bazuar në dokumentet e shtetit të tyre”, deklaroi Teuta Hadri për gazetarët.

Ajo konsideron se vendimi i Gjykatës Belge është një fitore jo vetëm për familjen Hadri, por edhe për të gjithë aktivistët e asaj kohe që luftuan për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Enver Hadri u vra më 15 shkurt të vitit 1990 në Bruksel nga të shtënat nga një makinë.

Hetimet e kryera, ndërkohë, sollën përfundimin se vrasja ishte bërë me motive politike, e organizuar nga shërbimet jugosllave dhe me mbështetje logjistike nga nëntoka e Beogradit.

Enver Hadri ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë dhe një emigrant politik që mblodhi dokumente për të dëshmuar dhunën e regjimit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Vrasja e Enver Hadrit ishte vlerësuar si një nga pesë vrasjet më të njohura politike të kryera nga shërbimi sekret jugosllav./REL

Etiketa: Andrija DrashkoviçbelgjikeBrukselBurgEnver Hadrite perjetshemVeselin Vukotiçvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fatos Lubonja për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Mosbesimi te shteti çoi në këtë akt ekstrem

16:04 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Astrit Kalasë, reagon Gjykata e Tiranës: Masa konkrete për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve

14:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Vlorës dhe e Dibrës pezullojnë seancat

11:20 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Komisionet Parlamentare nisin me një minutë heshtje

10:47 : 07/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025
Para
Marsaxlokk,Malta,Europe, - October 22, 2013: A fast pursuit Ford Focus Maltese Police car at the quiet fishing port on the Southern tip of the island.

U kap me kokainë në makinë, shqiptari dënohet me 1 vit burg në Maltë (Emri)

TË GJITHA

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com