• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Ja çfarë po përgatit BE

09:03 : 29/01/2025
në RAJONI

Miroslav Lajçak, e ka përfunduar detyrën si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Në vend të tij, tashmë e ka caktuar pasuesin e tij në këtë detyrë, danezin Peter Sorensen.

Sot, ai edhe njëherë dhe për herë të fundit në karrierën e tij politike u prononcua rreth këtij dialogu. Lajçak deklaroi se Bashkimi Evropian synon të rifillojë bisedimet në nivel liderësh pas zgjedhjeve në Kosovë.

Diplomati sllovak theksoi se BE-ja po përgatit propozime për të dyja palët në një proces që do të udhëhiqet nga kreu i diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, me ndihmën e Peter Sorensen, i cili u emërua pasardhës i Lajçakut.

Ai u pyet se në çfarë gjendje është sot dialogu Kosovë-Serbi. 61-vjeçari, deklaroi se tha se dialogu është në gjendje më të mirë se atëherë, por se normalizimi i marrëdhënieve nuk ka përparuar.

Lexo edhe:

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Miroslav Lajçak në një intervistë për RTS, deklaroi se në prill të vitit 2020 nuk ka pasur dialog, se nuk ka pasur dialog që nga viti 2018 dhe se detyra e tij e parë ka qenë ta kthejë në jetë dialogun dhe se kjo ka ndodhur shumë shpejt, me takimin e parë të liderëve në korrik të atij viti.

“Deri më sot kemi pasur 14 takime në nivel të liderëve dhe 31 në nivel të kryenegociatorëve. Kam vizituar 28 herë Beogradin dhe po aq herë Prishtinën. Gjithashtu kemi pasur takime të shumta me liderë në kuadër të takimeve ndërkombëtare. Kemi prapa vetes rezultate konkrete zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur, një zgjidhje për situatën e energjisë në veri të Kosovës, udhëtimi me letërnjoftime”, tha Lajçak.

Sipas tij, rezultati më i rëndësishëm është Marrëveshja e Ohrit në rrugën drejt normalizimit.

Ai tha se megjithëse dialogu është në një gjendje shumë më të mirë se para fillimit të mandatit të tij, normalizimi nuk është, duke përmendur si arsye krizat e shumta.

Lajçak foli edhe rreth arsyes së moszbatimit të marrëveshjes për normalizimin Kosovë-Serbi.

Sllovaku tha se është mungesa e besimit mes dy palëve në dialog dhe mungesa e besimit që, nëse njëra palë e zbaton çfarë kërkohet prej tyre, do të marrin atë që u është premtuar.

“Nga ana tjetër, më duhet të pranoj se asnjëra palë nuk kishte besim se BE-ja kishte një ofertë tërheqëse për ta që duhet të ndiqej nëse ata bënin pjesën e tyre të punës. Kjo duhet të ndryshojë në fazën tjetër,” tha Lajçak.

Po ashtu ai u pyet, se nëse çelësi i dështimit në zbatim është fakti se 12 vjet pas marrëveshjes për formimin e Asociacionit, ai ende nuk është formuar, për të cilën insiston Beogradi, dhe se nga ana tjetër, kundërshtimi i Prishtinës është se Marrëveshja nuk u nënshkrua kurrë.

Ish-ministri i Jashtëm sllovak tha se një përkeqësim i fortë i atmosferës ndodhi shumë shpejt pas Ohrit.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Ohrit ka qenë në mars 2023, kurse në prill ka pasur zgjedhje lokale në Kosovë, në të cilat serbët nuk kanë marrë pjesë, se më pas në maj ka pasur sulme ndaj KFOR-it dhe protesta në Zveçan, pastaj masat e BE-së ndaj Kosovës dhe ngjarjet në Banjskë.

“Kjo e përkeqësoi aq shumë atmosferën dhe besimin sa që nuk ishte e mundur të mbahej një takim në nivel të liderëve”, tha Lajçak.

Sipas Lajçakut, dialogu ka humbur vrullin vitin e kaluar si rezultat i përshkallëzimeve që nga prilli dhe maji 2023.

“Nga njëra anë dhuna dhe nga ana tjetër lëvizjet e njëanshme të qeverisë së Kosovës, shuarja dhe mbyllja e institucioneve të financuara nga Serbia që ofrojnë shërbime për serbët në Kosovë, e gjithë kjo duhet të ndodhë në kuadër të dialog, jo në mënyrë të njëanshme”, theksoi Lajçak.

I pyetur se çfarë e pret pasardhësin e tij, Sorensen, Lajçak tha se BE-ja po përgatitet të fillojë bisedimet në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Përfaqësuesja e re e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaia Kallas, ka thënë qartë se do të jetë e përfshirë drejtpërdrejt dhe se dëshiron ta udhëheqë procesin. Po përgatitet një qëndrim i BE-së, një propozim për të dyja palët. Sigurisht se për këtë nuk mund të flas në mënyrë të detajuar tani”, tha Lajçak.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë ndikimi do të ketë administrata e re e presidentit amerikan Donald Trump në dialog, ai tha se është e qartë se ‘Trump 2’ është ndryshe nga ‘Trump 1’, se puna është shumë më mirë e organizuar dhe se njerëzit e dinë se çfarë duan të arrijnë, raporton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme të vendosen kontakte në nivel të BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt të jetë e mundur dhe të arrihet një marrëveshje për një qasje të përbashkët ndaj Ballkanit Perëndimor, ku BE-ja duhet të udhëheqë, për arsye objektive, por të jetë në gjendje të mbështetet në përkrahjen mirëkuptimin e Amerikës”, thotë Lajçak.

Etiketa: BEDialogu Kosovë – Serbilajcak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

Studimi i BE-së për lëndët e para, ja zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

08:15 : 04/11/2025
RAJONI

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

15:02 : 03/11/2025
BOTA

A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

08:22 : 03/11/2025
Kullat për distilim në Kompleksin Kimik Viktoria.
BOTA

Plani për riarmatosjen e BE-së i jep edhe një shans “Fabrikës së Stalinit” në Rumani

17:00 : 02/11/2025
Para

Arrestohet për herë të dytë shqiptari në Itali, tre ditë pas vendimit thyen masën e arrestit shtëpiak

TË GJITHA

Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

13:38 : 04/11/2025

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miraton Ermal Dredhën për ambasador në Zvicër

13:35 : 04/11/2025

A ja vlejti fatura 1.4 milionë euro për Chris LaCivita? Ja si përgjigjet Berisha

13:29 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje! Dokumenti u firmos në maj të këtij vitit

13:26 : 04/11/2025

Berisha: Tuneli i Llogarasë është afera e Edi Ramës, Balluku ishte masha e tij

13:14 : 04/11/2025

Morën peng Ilir Topçiun dhe e dhunuan brenda biznesit, Gjykata merr vendimin për “Duçen” dhe 2 të tjerët

13:14 : 04/11/2025

Tërhiqet Albin Kurti! LVV mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

13:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com