• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

20:49 : 25/01/2025
në BOTA

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fushatave dhe nismave politike, pak individë në historinë amerikane kanë marrë një rol kaq personal dhe publik në politikë sa miliarderi Elon Musk.

Edhe para zgjedhjeve të vitit 2024, miliarderi shpesh ndërvepronte me qeverinë amerikane nëpërmjet kompanive të tij. Firma e tij e prodhimit të makinave elektrike ‘Tesla’ ka marrë subvencione për energjinë e gjelbër, ndërsa kompania e tij ‘Space X’ ka kontrata të shumta me NASA-n dhe ushtrinë amerikane për të ofruar shërbime të lëshimit të anijeve kozmike në hapësirë, zhvillimin e automjeteve dhe operimin e fluturimeve.

Nëpërmjet ‘SpaceX’, Musk gjithashtu luajti rol kyç në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmit të Rusisë. Ai ofroi terminale interneti satelitore ‘Starlink’ për forcat ukrainase. Përfshirja e Musk në luftë u bë arsye për shqetësim pasi dolën raporte se ai po merrte drejtpërdrejt vendime në lidhje me përdorimin e terminaleve dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë.

Miliaderi Musk arriti të sigurojë një rol edhe më të dukshëm në media pas blerjes në vitin 2022 të platformës së mediave sociale ‘Twitter’, e cila ishte bërë një platformë ku gazetarët, kompanitë dhe zyrtarët qeveritarë bënin njoftime publike dhe angazhoheshin në diskutime së bashku me përdoruesit e rregullt.

Duke e riemërtuar platformën nga ‘Twitter’ në ‘X’, Musk rishikoi politikat e verifikimit dhe moderimit të përmbajtjes për të luftuar atë që ato e përshkroi si paragjykime të të majtëve. Në kuadër të kësaj ai riktheu në funksion profilin e Presidentit Donald Trump si dhe llogari të shumta që ishin ndaluar për shkak të gjuhës së urrejtjes. Ndërsa zgjedhjet presidenciale po afroheshin, Musk e përdori platformën për të mbështetur politikat e Trump, duke bërë më pas fushatë së bashku me të, si dhe duke qenë i pranishëm pranë tij gjatë telefonatave me udhëheqës të huaj.

Lexo edhe:

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

Përfshirja e Musk arriti kulmin me emërimin e tij si kreu i një komisioni të ri për efikasitetin e qeverisë, i emëruar sipas një publikimi në internet dhe kriptomonedhës që Musk i kishte bërë reklamë më parë.

Ndërsa përfshirja e Musk në politikën e Shteteve të Bashkuara mund të jetë e pazakontë tani, ajo kujton epokat e mëparshme kur drejtuesit e bizneseve të mëdha ushtronin ndikim të madh mbi zhvillimet në vend.

J.P. Morgan (1837-1913)

Pasi karrierës së hershme në tregun e aksioneve në ‘Wall Street’, John Pierpont Morgan fitoi famë duke riorganizuar industrinë e lulëzuar të hekurudhave gjatë Luftës Civile. Duke organizuar konferenca mes kompanive hekurudhore dhe duke konsoliduar ato ku ishte vetë aksioner, ai ndihmoi në krijimin e një sistemi të integruar hekurudhor, një praktikë që e përsëriti më vonë me industrinë e çelikut në vend.

Kur kriza ekonomike e vitit 1893 i la Shtetet e Bashkuara pothuajse pa rezerva ari, kompania e Morgan ndërhyri për të ndihmuar qeverinë, duke e furnizuar me ar në këmbim të bonove të thesarit.

Më pas, në vitin 1907, kur një tjetër krizë financiare kërcënoi të rrënonte bankat e vendit, Morgan u vlerësua përsëri për shpëtimin e vendit duke bashkuar drejtuesit e bankave dhe duke i detyruar ata të binin dakord për një plan të përbashkët stabilizimi.

Ai mbahet mend si një biznesmen serioz, që i dha përparësi stabilitetit mbi spekulimet dhe mbështeti spitalet, muzetë dhe universitetet përmes aktivitetit të tij filantropik. Megjithatë, veprimet e tij në industrinë hekurudhore dhe atë të çelikut krijuan monopole që frymëzuan ligjet më të hershme kundër monopolit në vend.

Për më tepër, fakti që qeverisë amerikane dy herë iu desh të mbështetej tek një biznesmen privat për të shpëtuar financat e saj, u bë një shkak i madh shqetësimi, duke çuar në krijimin e Rezervës Federale (Bankës Qendrore).

Henry Ford (1863-1947)

Henry Ford është më i njohur për prodhimin e automobilit të parë për masat, duke e bërë atë që ishte më parë një produkt luksoz, të përballueshëm për konsumatorin mesatar. Ai gjithashtu njihet për popullarizimin e linjave të prodhimit, për vendosjen e jë orari të rregullt 40 orë pune në javë, si dhe për standarde të larta pagash, me arsyetimin se punëtorët e mirëpaguar dhe të lumtur do të ishin më produktivë dhe të aftë për të blerë makinat që prodhonte ai.

Henry Ford besonte se industria dhe konsumi jo vetëm që do të zhvillonin ekonominë, por do të nxisnin paqen në botë, duke bërë fushatë aktive kundër luftës si humbje produktiviteti. Pasi nuk arriti të parandalonte hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, Ford ndihmoi me përkushtim përpjekjet e luftës dhe zbuti aktivizmin e tij. Ai kandidoi për në Senat më 1918, një garë që e humbi me rezultat të ngushtë.

Megjithatë, jo të gjitha aspektet e reputacionit të Fordit kanë mbetur pozitive. Qasja bujare e manjatit ndaj punonjësve të tij u zhvillua njëkohësisht me kundërshtimin e tij të palëkundur ndaj përpjekjeve për themelimin e sindikatave dhe mbajtjes së grevave të punëtorëve, të cilat u shtypën me forcë.

Qëndrimi i tij kundër luftës kishte gjithashtu një anë më të errët. Ford ishte veçanërisht antisemitik dhe besonte se hebrenjtë ishin përgjegjës për Luftën e Parë Botërore, si dhe për sëmundje të shumta në shoqërinë amerikane. Pasi bleu gazetën ‘Dearborn Independent’ më 1918, Ford e përdori atë për të botuar teori të shumta konspirative antisemitike. Ai ndaloi vetëm pas kërcënimeve për bojkot kundër kompanive të tij.

Si pjesë e Komisionit që vë Amerikën të Parën, Ford bëri fushatë kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore dhe vazhdoi të bënte biznes me Gjermaninë naziste deri në shpalljen e luftës në vitin 1941 nga Uashingtoni.

William Randolph Hearst (1863-1951)

Pronari i gazetave ‘San Francisco Examiner’ (SFE) dhe ‘New York Morning Journal’ (NYMJ), William Randolph Hearst ndërtoi një perandori mediatike. Ai ishte pionier i një forme të raportimit sensacionalist që u bë e njohur si ‘gazetaria e verdhë’. Raportet e ekzagjeruara të NYMJ për dhunën koloniale të Spanjës në Kubë ndezën opinionin amerikan dhe shtuan thirrjet për të ndërhyrë. Kur Kongresi përfundimisht i shpalli luftë Spanjës më 1898, Hearst personalisht udhëtoi në Kubë për të njoftuar mbi konfliktin.

Operacionet mediatike të Hearst do të zgjeroheshin më vonë në dhjetëra gazeta në qytete të shumta, si dhe në revista dhe botues librash.

Pasi vendosi të merrej me politikë, Hearst shërbeu për një kohë të shkurtër në Dhomën e Përfaqësuesve si ligjvënës nga qarku i 11-të i Nju Jorkut. Më vonë humbi zgjedhjet me një rezultat të ngushtë për kryetar bashkie dhe për guvernator të Nju Jorkut. Gazetat e tij kishin botuar editoriale që denonconin me gjuhë të ashpër Presidentin William McKinley dhe ai u fajësua për nxitjen e vrasjes së Presidentit McKinley më 1901.

Fillimisht një populist me qëndrime progresive, Hearst u zhvendos drejt një politikani të krahut të djathtë në vazhdën e Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus të vitit 1917. Ndërsa denoncoi politikat e Presidentit Franklin Delano Roosevelt si anti-amerikane, Hearst shprehu admirim për Hitlerin dhe botoi artikuj nga udhëheqësi gjerman. Megjithatë, Hearst mbështeti hyrjen e SHBA në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit në Pearl Harbor, duke mbështetur qëndrime anti-aziatike dhe internimin e amerikano – japonezëve.

Sot, Hearst mbahet mend si frymëzimi i vërtetë për filmin ‘Qytetari Kane’, i cili u realizua ndërsa ishte gjallë dhe të cilin ai u përpoq ta ndalonte.

Përfundim

Manjatët që formësuan politikën amerikane në epokat e kaluara frymëzuan admirim dhe polemika, ndikimi i tyre u bë i qartë vetëm më pas, me kalimin e viteve. Mbetet për t’u parë nëse ndikimi i Musk do të jetë më i gjatë se administrata e Presidentit Trump dhe nëse manjatë të tjerë të kohërave moderne do të ndjekin shembullin e tij./VOA

Etiketa: biznesmeneElon Muskpolitika amerikane

Lajme të lidhura

Teknologji

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

16:41 : 19/05/2026
BOTA

Përplasja për kontrollin e OpenAI, Musk humb betejën ndaj Altman

21:52 : 18/05/2026
BOTA

Beteja e miliarderëve/ Musk dhe krijuesi i ChatGPT, nga shokë përplasen në gjykatë

22:41 : 17/05/2026
BOTA

Elon Musk dhe shefi i Nvidias midis CEO-ve që i bashkohen Trump në udhëtimin në Kinë

10:27 : 13/05/2026
BOTA

Forbes publikon listën e miliarderëve: 5 më të pasurit në botë për vitin 2026

19:26 : 28/04/2026
AKTUALITET

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

09:07 : 18/04/2026
Para

Mali i Zi, thellohet kriza politike

TË GJITHA

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom