• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Malaj: Rama ka qejf modelin “Erdogan”, rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

12:04 : 24/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Fatos Nanos, Arben Malaj ka deklaruar se pakti i vitit 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për ndryshimet Kushtetuese duke mbyllur listat e deputetëve e degradoi politikën.

Gjatë një interviste në një “podcast”, Malaj deklaroi se në atë kohë ka debatuar me Ramën në Kryesinë e PS-së dhe se bashkë me disa deputetë të tjerë nuk i kanë votuar. Sipas ish-ministrit socialist, me mbylljen e listave të kandidatëve për deputetë, partitë humbën demokracinë dhe u kthyen në “shpk” me një ortak të vetëm, teksa ka dhe keqpërdorim të mandatit politik.

“Po ta ndjekim në dinamikë, Parlamenti ka një trend përkeqësues. Pika e kthimit ishte ndryshimi Kushtetues në vitin 2008. Ku ne disa deputetë nuk e votuam. Unë kam bërë debat me Ramën në Kryesinë e PS. Partitë humbën demokracinë. Partitë politike u kthyen në SHPK me një ortak të vetëm. Vrasja e demokracisë së brendshme tregon dhe cilësinë në Parlament, qeveri etj. Kur kandidatët zgjidheshin nga baza, baza i njihte njerëzit. Kur kandidatët për deputetë mandatohen nga kryetari, askush nuk gëzon, por shoh shumë raste të keqpërdorimit të mandatit politik. Po ashtu PS nuk duhet të bënte aleancë me njerëz të fortë që sillnin vota, të cilët u kandiduan dhe ikën me miratimin e ligjit të dekriminalizimit. Fenomeni erdhi zinxhir nga niveli më i lartë dhe poshtë.” – ka deklaruar Arben Malaj.

Ish-ministri socialist nuk i kurseu kritikat për Edi Ramën për mënyrën se si ai ka qeverisur prej vitit 2013 dhe premtimet e pambajtura prej tij. Malaj deklaroi se Edi Rama pëlqen modelin e Erdoganit, duke shtuar më tej se modeli ekonomik i tij nuk përputhet me filozofinë e të majtës, por vendi është në duart e një grupi njerëzish.

“Vota kërkohet mbi bazën e premtimeve, por këtu te ne premtimet janë sa për të fituar mandatin sesa duhen realizuar me patjetër. 3 mandate janë shumë. Votuesit e kanë votuar PS, dikur me aleatë dhe dikur e vetme. Pushteti i gjatë dhe i fiksuar, apo pushteti absolut është sëmundja më e keqe që gërryen një vend. Një lidership i mirë duke ditur këto risqe, i duhet të gjejë mundësitë të mbrohet nga ato. Rruga më e mirë është të lejosh mendimin kundër, të lejosh oponencën, të sillesh me opozitën sikur je ti në opozitë.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

Janë disa arritje, por një lider duhet të bëjë arritje të qendrueshme. Duhet një zhvillim i harmonizuar i vendit. Më 2025 Shqipëria tenton të joshë biznesmenë me paketën 1 euro. Europa e aplikoi në 89-ën. S’kemi pse ne t’u falim taksa. Nuk ka qenë një program i bazuar te kohezioni social. Modeli ekonomik i Ramës nuk përputhet me filozofinë tonë. Është përqendrimi i zhvillimit në pak duar, përqendrimi i parave në pak duar. Pastaj lind risku që biznesmenët influencojnë ligjin dhe lind kapja e shtetit.

Se kur do të largohen e vendos votuesi, por ideja ime është që problemi i liderëve është se nuk e dinë se kur duhet të largohen. Problemi i Ramës dhe këtij modeli, siç Rama ka qejf, si Erdogan, që nuk dinë se kur do të ikin. Kush do ja përcaktojë Ramës, ai është i rrethuar nga njerëz që vetëm i thurin lavde. Kur i thanë Musolinit çfarë i bëre Italisë, ai tha se të gjithë më thonin sa e bukur është, sa i mençur je, nuk e dija se ç’po bëja. Rama nuk e pëlqen sadopak qendrimin alternativ. Po të shihni se çfarë kë ndodhur me PS, figurat kryesore të saj u larguan. Të gjithë u larguan me një projekt të Ramës për të larguar xhaketat e vjetra.” – deklaron Malaj.

I pytetur nëse a ka gabuar Rama me përzgjedhjen e ekipeve qeverisëse, Malaj u përgjigj ironikisht se këtë gjë e tregojnë numri i dardhave që kanë ngrënë pa dijeni e tij. Sipas tij, kryeministri i ka njohur shumë mirë ata që ka vendosur në Qeveri.

“Po me aq shumë dardha që kanë ngrënë pa dijeninë e tij, se për ti zgjedhur ai i zgjodhi. Nuk ka influencë as kryesia as PS.

Shumë emra ishin të panjohur? Jo për Ramën. Ai i ka lavdëruar, ata nuk bëjnë debat. Dade dhe Meksei kishin profilin e tyre. PS u modernizua nga profesorët që studiuan në Berlin. Lanë profesionin për partinë. Ishin Bufi, Maqo, Angjeli. Ajo që nuk ka ndodhur sot në PS është se sot ti dërgosh një sms një drejtuesi të qeverisë apo dikujt tjetër nuk të kthejnë një përgjigje. Ndoshta kanë frik nga SPAK, por është jo etike.” – tha Malaj.

Etiketa: Arben MalajEdi RamaErdoganMusolinipartiteshpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025
Para

Arrestohet tutorja turke në Rinas, i sekuestrohen para dhe florinj të përfituara nga prostitucioni

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com