• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mediat italiane: Central nuklear në Shqipëri, pse jo?

19:11 : 23/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot nevojat e saj me energji. Dhe nën rrogoz mund të fshihet një projekt akoma më i rëndësishëm se sa thjesht kabujt që kalojnë nën Adriatik.

Është Staffeta Online, një faqe lajmesh në Itali që spekuloi e para, mbi shanset për ndërtimin e një reaktori bërthamor për Italinë në territor shqiptar. Në Itali, po diskutohet që tani për një projekligj që rikthen projektet e prodhimit të energjisë nukleare. Dokumenti është në tryezën e kryeministres Xhorxhia Meloni dhe shumë shpejt, gati dy javë duhet marrë një vendim.

Spekulimi i gazetarëve italianë bazohet së pari, në zgjidhjen që i dha Meloni problemit të emigrantëve, të  cilin e transportoi drejt Shqipërisë dhe së dyti në marrëveshjen që Rama-Meloni firmosën në Emiratet e Bashkuara dhe ku folën për energjinë që do të prodhohej në Shqipëri dhe do të përcillej drejt Italisë.

“është në përputhje edhe me prirjen e qeverisë për të kontraktuar çështje të mprehta si emigracioni përtej Adriatikut,– shkruan faqja e lajmeve online, duke vazhduar,- ka qarkulluar këto orë si një batutë (por jo vetëm), pas misionit të kryeministres në Abu Dhabi”.

Lexo edhe:

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

Ideja e Staffeta Online është ende e pakonfirmuar, por sinjalet të çojnë pikërisht në këtë skenar. I njëjti version, i një zgjidhjeje në territor shqiptar, u raportua edhe nga agjensia e lajmeve ANSA, që shpjegon se përse Meloni do të refuzohej nga italianët kudo ku do të propozonte ngritjen e një reaktori nuklear.

ANSA citon ministrin e energjisë në qeverinë italiane, që thotë se kërkesa për energji elektrike do të dyfishohet në njëzet vitet e ardhshme dhe se pa atomin nuk do të jetë e mundur të plotësohen nevojat e vendit. Energjia bërthamore llogaritet se do t’i jepte Italisë pavarësi energjetike dhe energji elektrike me kosto të ulët.

Por rikthimi tek energjia bërthamore nuk është i lehtë.

Pro janë Forza Italia, Lega, Azione, Italia Viva, +Europa dhe Confindustria. Partia Demokratike është skeptike, por nuk ka një JO përfundimtare.

Kundër janë Lëvizja Pesë Yjet, Partia e Gjelbër dhe shoqatat mjedisore.

Edhe partia që drejtohet nga Xhorxhia Meloni “Vëllazëria Italiane” është e ndarë, mes nuklearistëve dhe anti-nuklearistëve. Për t’i mbajtur të dy grupet së bashku, Meloni ka thënë se synon shkrirjen bërthamore (një teknologji futuriste, që ndoshta do të jetë gati pas 30 vjetësh).

Problemi për Melonin është se, edhe sikur ligji për reaktorin nuklear të miratohet në parlament, qytetarët italianë mund të nisin një referendum për abrogimin e tij. Për të mos llogaritur këtu protestat që do të nxjerrin në rrugë qytetarët, që banojnë pranë vendit që zgjidhet për ngritjen e termocentralit bërthamor, parashikon ANSA.

Prandaj gazetarëve italiane u duket interesante ideja që termocentralet bërthamore t’i dërgojnë në Shqipërinë fqinje, aty ku referendumet janë harruar, po as protestat nuk pinë ujë.

“Nuk është për t’u habitur që faqja e internetit e energjisë Staffetta Quotidiana ka spekuluar se impiantet e reja mund të ndërtohen në Shqipëri dhe të lidhen me Italinë me një kabllo nënujore” shkruan ANSA.

Nuk është për t’u habitur as pse Shqipëria tashmë po shihet nga liderët perëndimorë si një lloj koshi ku mund të depozitohen ndotjet dhe problemet e qeverive të tyre, për të cilat institucionet në vendet demokratike refuzojnë të binden, siç ishte rasti i ngritjes së burgjeve për afrikanët.

Diferenca është se në vendet europiane vota, protestat dhe referendumet ende mbeten një mjet real në duart e qytetarëve. Kurse në Shqipëri mjafton fjala e Edi Ramës, e sheqerosur me pak propagandë, dhe këtu ndërtohen burgje, mbyllen rrjete sociale apo jepen falas plazhe dhe ishuj pa u ndjerë askush./Lapsi.al

Etiketa: Central nuklearEdi RamaGiorgia MeloniItaliShqiperi

Lajme të lidhura

SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mediat gjermane: Rama, një autoritar! Shteti ligjor dhe demokracia, suksese vetëm në letër

11:29 : 12/05/2025
Para

Flet nëna e një nga fëmijëve të dhunuar në kopsht: Jam e shokuar! Kishte mbi 1 vit

TË GJITHA

Parashqevi Simaku së shpejti me videoklip të ri

18:41 : 12/05/2025

Numërohen 10 mijë zarfe nga diaspora, kush kryeson?

18:34 : 12/05/2025

Balaj kundër Lushkjas, sfida brenda sfidës për titull mes dy liderëve

18:32 : 12/05/2025

Rezultati i PD, Tabaku: Me rëndësi është që procesi i numërimit të shkojë deri në fund

18:28 : 12/05/2025

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

18:07 : 12/05/2025

“Ishim përgatitur për kushte normale”/ Xhelal Mziu: I paarritshëm mandati i 3-të në Dibër

18:01 : 12/05/2025

Donald Trump gati të marrë avionin presidencial “dhuratë” nga Katari

17:55 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com