Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mëngjesit të sotme në fshatin Osmëzezë të Beratit, ku një 46-vjeçare, ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.
U raportua se 46-vjeçarja e cila ishte e diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, dyshohet se ka kapur fijet e kabinës elektrike të fshatit.
Për pasojë, ajo ka marrë goditjen fatale nga rryma elektrike dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtij incident.