• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mungon gjytari, shtyhet seanca në Kushtetuese për ligjin e Akademisë së Shkencave

11:58 : 22/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese nuk e ka zhvilluar seancën gjyqësore për ligjin e Akademisë së Shkencave, e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme.

Pavarësisht se përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm, administrata e gjykatës njoftoi se seanca nuk mund të mbahej për shkak të mungesës së një gjyqtari.

Ky lajm ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e çështjes, e cila ka të bëjë me ligjin që rregullon funksionimin e Akademisë së Shkencave. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet më 28 janar, në orën 10:00.

Partia Demokratike i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim kërkesën për shpalljen e papajtueshëm me Kushtetutën të zgjedhjes dhe mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Iniciuesja kryesore e padisë në Kushtetuese e këtij ligji, Ina Zhupa foli për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës ku theksoi se ligji u miratua nga socialistët në shkelje të Kushtetutës, vetëm për të favorizuar Skënder Gjinushin për t’i dhënë një tjetër mandat në krye të Akademisë së Shkencave.

Lexo edhe:

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

Sipas Zhupës, ligji “Për Akademinë e Shkencave” nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.

“Ajo që na u la, seanca e radhës më 28 janar në orën 10 në Gjykata Kushtetuese. Uroj që të jetë kuorumi me të 8 anëtarët. Sot ishim përgatitur për të bërë parashtrimet tona. Kishim të gjitha provat shkresore, e-mail që janë shkëmbyer gjatë proceduarve në Kuvend. Ligji është anti kushtetues. Në substancë. Shkel themelin e kushtetutës. Gjithë akademikët janë të barabartë para ligjit. Risia që krijonte ky ligj, të gjithë 75-vjeçarët ktheheshin në akademikë emeritus që nuk drejtojnë dot, nuk mbikëqyrin dot. Por vetëm njëri prej tyre mund të jetë kryetar dhe ky është Gjinushi, që drejton, firmos, mbikëqyr. Të gjitha kafshët janë të barabartë por disa janë më të barabarta se të tjerët.

Kjo figurë dihet për njohjet e veta politike. Çdo mbledhje e komisioneve e seancës plenare apo çdo procedurë jo sipas rregullores është nul. Procedurat për këtë ligji janë në shkelje. Relacioni në presidencë ka qenë pa firmat e relatorëve, jo sipas rregullores. Do e vazhdojmë betejën. Nuk lidhet me emrin e një personi. E keni parë si Rama kërkon të kapi çdo institucion, nuk do rotacion në asnjë institucion. Duan të kapin dhe Akademinë e Shkencave me njerëz politikë. Është në interesin e publikut që Akademia e Shkencave të jetë e pavarur, çdo akademikë të jetë i barabartë para ligjit.” – tha deputetja demokrate.

Kujtojmë se Skënder Gjinushi u rizgjodh më 20 Tetor të vitit 2023 për një mandat të dytë si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, teksa ai ishte kandidat i vetëm në “garë”.

Votimi u mbajt në Akademinë e Shkencave pa praninë e mediave dhe me dyer të mbyllura. Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe pa fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Për mandatin e dytë, Skënder Gjinushi u zgjodh me 51 vota pro, më shumë se nga mandati i parë ku vetëm 35 akademikë votuan pro tij, ku edhe atëhere kandidonte i vetëm. I vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.

Para se të mbaheshin zgjedhjet për kryetarin e “Shkencave”, PS miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. ligjin për Akademinë e Shkencave, i konsideruar ndryshe si ligji “Gjinushi”.

Nga propozimet e dy deputetëve socialistë Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi, kryetarit do t’i lejohej një mandat i dytë, pra u hoq termi “por jo radhazi” në nenin 3 të ligjit aktual, si dhe u hoq kufizimi i moshës 75 vjeç.  Këto ndryshime dukeshin si “me porosi” nga vetë Gjinushi, pasi i hapën rrugën rizgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave, teksa kjo është një praktikë që bie ndesh me parimin e shtetit të së drejtës, ku ligjet nuk i përshtaten një indidivi apo një grupi njerëzish.

Skënder Gjinushi e drejton Akademinë e Shkencave që prej 24 Majit të vitit 2019.

Etiketa: .akademia e shkencaveGjykata KushtetueseligjipadiPDSkender gjinushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

“E martë e zezë” për Shqipërinë/ PD: Në shtetin e Ramaduros ka vetëm terror, frikë dhe vrasje

20:19 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
Para

U zhduk në mënyrë misterioze! Gjendet në lumin e Shalës trupi i pajetë i Edison Oruçit

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com