• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump firmos urdhërin ekzekutiv: SHBA tërhiqet nga OBSH

16:44 : 21/01/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai e akuzoi agjencinë për shfrytëzim në favor të saj të pandemisë së COVID-19-ës si dhe kriza të tjera globale shëndetësore.

Zoti Trump tha se OBSH-ja kishte dështuar të vepronte në mënyrë të pavarur për shkak të “ndikimit politik të papërshtatshëm të vendeve anëtare”. Organizata, tha zoti Trump, ka kërkuar “fonde të padrejta e të mëdha” nga SHBA-të, që ishin në disproporcion me shumat e ofruara nga vende të tjera të mëdha, si Kina.

“Shëndetësia botërore na ka rrjepur, të gjithë i kanë rrjepur Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të ndodhë më”, tha zoti Trump gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv për tërheqjen menjëherë nga organizata, pas betimit të tij për një mandat të dytë.

OBSH shprehu të martën keqardhje që SHBA mori vendim të heqë dorë nga roli i donatorit kryesor të organizatës.

“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë (vendimin) dhe shpresojmë realisht se do të ketë dialog konstruktiv për të mirën e të gjithëve, për amerikanët, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën”, u tha gazetarëve në Gjenevë zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviç.

Lexo edhe:

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

Pyetur mbi komentet e zotit Trump ministria e Jashtme e Kinës tha në një konferencë të rregullt për shtypin të martën, se roli i OBSH-së në trajtimin e çështjeve globale që lidhen me shëndetit duhet vetëm të forcohet dhe jo të dobësohet.

“Kina do të vazhdojë të mbështesë OBSH-në në përmbushjen e përgjegjësive të saj dhe të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar mbi shëndetit publik”, tha Guo Jiakun, një zëdhënës i ministrisë.

Vendimi i marrë nga administrata Trump nënkupton se Uashingtoni do të largohet nga agjencia brenda 12 muajsh si dhe do të ndalë të gjitha kontributet financiare për të.

Shtetet e Bashkuara kontribuojnë 18 për qind të buxhetit që OBSH-ja merr nga të gjitha vendet, duke e bërë Uashingtonin kontribuesin më të madh financiar të organizatës. Buxheti më i fundit dyvjeçar i OBSH-së, për vitin 2024-2025, ishte 6.8 miliardë dollarë.

Largimi i SHBA-së ka të ngjarë të rrezikojë programet në të gjithë organizatën, sipas disa ekspertëve brenda dhe jashtë OBSH-së, veçanërisht ato që trajtojnë tuberkulozin, sëmundja infektive që shkakton numrin më të madh të vdekjeve në botë, apo programet që lidhen me sëmundjen e SIDË-s dhe emergjenca të tjera shëndetësore.

Urdhri ekzekutiv parashikon që administrata do të ndalë negociatat për traktatin e OBSH-së mbi pandeminë ndërsa tërheqja është në proces e sipër. Personeli i qeverisë amerikane që punon me OBSH-në do të tërhiqet dhe do të ngarkohet me detyra të tjera, ndërsa qeveria amerikane do të gjejë të tjerë partnerë për të marrë përsipër projektet e nevojshme që trajtohen nga OBSH-ja.

Po kështu në urdhër thuhet se qeveria do të shqyrtojë, shfuqizojë dhe zëvendësojë Strategjinë amerikane mbi Sigurisë e Shëndetit në rang Global për vitin 2024, sa më shpejt të jetë e mundur.

Tërheqja e zotit Trump nga OBSH nuk ishte e papritur. Ai ndërmori hapa të ngjashëm edhe në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë, duke akuzuar OBSH-në se kishte ndihmuar përpjekjet e Kinës për të “mashtruar botën” në lidhje me origjinën e COVID-19ës.

OBSH-ja e ka hedhur poshtë me forcë akuzën dhe thotë se po vazhdon t’i bëjë presion Pekinit për të ndarë të dhëna që do të ndihmonin për të zbardhur nëse pandemia u shkaktua nga kontakti i njerësve me kafshë të infektuara, apo rrjedhjes së virusit nga një laborator në Kinë.

Etiketa: OBSHSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
BOTA

Zelensky i gatshëm të takohet me Trumpin dhe Putinin në Budapest

11:23 : 20/10/2025
Para

Proda takohet me ambasadoren e Japonisë: Prioritet lufta ndaj krimit kibernetik

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com