• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

09:09 : 21/01/2025
në BOTA

Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pasur. Pasuria e tyre rritet deri në 100 milionë dollarë në ditë. Në anën tjetër, shtohet varfëria.

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj. Oxfam bëri të ditur se pasuria e super të pasurve po rritet: pasuria e tyre totale është rritur nga 13 trilionë dollarë në 15 trilionë dollarë në vitin 2024, brenda një viti. Në të kundërt, 733 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm – rreth 152 milionë më shumë se në vitin 2019.

Studimi i Oxfam “Takers not Makers” zbulon se aktualisht ka 2,769 miliarderë në botë. Pasuria e tyre është rritur tre herë më shpejt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, me rreth 100 milionë dollarë në ditë.

Në Gjermani ka 130 miliarderë

Në Gjermani pasuria totale e super tëpasurveu rrit me 26.8 miliardë dollarë në vitin 2024, në gjithsej 625.4 miliardë dollarë. U regjistruan edhe nëntë miliarderë të rinj, kështu që tani ka 130 miliarderë në Gjermani. Gjermania ka tani më së shumti miliarderë pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë. Oxfam llogarit se miliarderët gjermanë përfitojnë mbi mesataren nga trashëgimia. Ndërsa 36 për qind e pasurisë së miliarderëve në mbarë botën vjen nga trashëgimia, në Gjermani kjo shifër shkon në 71 për qind.

Lexo edhe:

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

Në të njëjtën kohë, varfëria është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të zakonshëm të jetesës. “Kjo pabarazi ekstreme është shkaktuar kryesisht nga politikat e padrejta tatimore,” shpjegoi zëdhënësi i Oxfam Manuel Schmitt. “Super të pasurit shpesh paguajnë më pak taksa dhe kontribute sesa familjet e klasës së mesme,” thotë ai.

Oxfam: Kërcënimet për demokracinë

Sipas autorëve të studimit, të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj të viteve të krizës. Nga këndvështrimi i kësaj organizate humanitare, hendeku në rritje ka pasoja për gjendjen globale, por edhe për gjendjen në shoqëritë kombëtare. Super të pasurit kanë siguruar me qëllim që strukturat e padrejta të mbeten të qëndrueshme. “Vendet ekonomikisht të forta në veriun global vazhdojnë të vendosin rregulla, nga të cilat përfitojnë super të pasurit dhe korporatat e tyre,” thuhet në raport. Kjo, thotë studimi, është ende pasojë e kolonializmit.

Drejtori ekzekutiv i Oxfam Gjermani, Serap Altinisik, paralajmëron për pasoja negative për demokracitë. “Pasuria shkon paralelisht me pushtetin politik. Këtë e shohim sot me rastin e rikthimit të Presidentit Donald Trump: një president miliarder i mbështetur nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk”, thotë Altinisik dhe shton: “Rritja e pasurisë së super të pasurve është e pakufizuar, ndërkohë që vështirë se ka përparim në luftën kundër varfërisë”.

Sipërmarrësit amerikanë të teknologjisë në krye

Raporti bazohet në të dhënat e revistës Forbes. “Edhe sikur të humbnin 99 për qind të pasurisë së tyre brenda natës, ata do të ishin ende miliarderë”, thuhet në raportet e “Forbes”, ku përfshihen edhe sipërmarrësit amerikanëtë teknologjisë, Jeff Bezos (Amazon), Mark Zuckerberg (Meta), Larry. Ellison (Oracle), Bill Gates dhe Steve Ballmer (të dy Microsoft) dhe Larry Page (Google).

Besohet se super të pasurit kanë ndikim në rritje mbi legjislacionin tatimor. Për shembull, në uljen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave, tatimet joadekuate të fitimeve kapitale, përjashtimin nga tatimi mbi trashëgiminë dhe heqjen e tatimit mbi pasurinë.

“Midis viteve 1990 dhe 2017, numri i vendeve me taksë mbi vlerën e shtuar u trefishua nga 50 në më shumë se 150, ndërsa numri i vendeve me një taksë neto mbi pasurinë ka rënë nga dymbëdhjetë në katër”, thotë studimi i Oxfam.

/DW

Etiketa: edhe më shumëmiliarderëtpasuripo pasurohensuperte pasurit

Lajme të lidhura

BOTA

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

22:18 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

10:08 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë me vlerë 228 mijë €/ EMRI

09:41 : 20/05/2025
Para

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com