• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: “21 Janari” po keqpërdoret për qëllime politike, Rama ka penguar hetimet për 14 vite

14:58 : 21/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme, është pyetur në lidhje me demonstratën e 21 Janarit të vitit 2011 e cila shkaktoi 4 viktima, teksa sot bëhen 14 vite nga ajo ngjarje e rëndë.

Berisha deklaroi se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike, teksa shtoi më tej se ai mbështet çdo lloj hetimi, madje tha se ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar.

Kreu i PD-së tha se në këto 14 Prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës, nga Ina Rama tek Arta Marku dhe Olsian Çela dhe sipas tij, njeriu i vetëm i cili i ka penguar hetimet është kryeministri. Ai shtoi më tej se “21 Janari” po keqpërdoret kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e organizatorëve, duke iu referuar Edi Ramës.

Pyetja: Sot shënon data 21 janar, dhe 14 vite më parë ju shikuat nga dritarja e kryeministrisë të vriten 4 protestues. Sot pas 14 vitesh, për ju personalisht a ka një moment pendese, apo reflektimi dhe nëse do të ktheheshit pas në kohë, a do të vepronit ndryshe. Në rast se merrni një fletë thirrje nga SPAK, a do të paraqiteshit dhe pyeteshit për 21 janarin.

Sali Berisha: Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat jo pas 14 vitesh siç pretendoni ju, ose ata që mendojnë si ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës, të asaj nate, pra në 21 janar të vitit 2011 dhe në mënyrë të përsëritur.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen, të pasnesërmen kam kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes. Institucionet më serioze ndërkombëtare se ajo protestë e dhunshme kishte axhendë politike.

Së treti edhe njëherë, ka një deklaratë të qeverisë së SHBA, në të cilën kërkohet hetimi që nga polici e gjer nga organizatori që dihet botërisht se është Edi Rama.

Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë veten dhe nuk duan ti përdorin fatkeqësitë të tjerëve, për ushqim politik, duhet ta dinë se në këto 14 prokuroria ka qenë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Ishte Ina Rama prokurore që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorin ndërkombëtar dhe pas vitit 2013, njëri pas tjetrit prokurorët nga Arta Marku, Olsi Çela  etj., etj., njeri tjetër përveç Edi Ramës nuk i penguar, të hetojë në çdo aspekt. Por përdorimi politik i kësaj ngjarje tragjike, ku u sollën për qëllime të mirëfillta politike, për të pushtuar kryeministrinë, pasi Edi Rama sipas shumë gjasave të mbante edhe një fjalim, është pra totalisht dëshmi e keqpërdorimit total të kësaj ngjarje, kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e organizatorëve që sollën njerëz në një protestë më të dhunshmet që ka pasur Shqipëria në këto 34 vite.Jam shprehur, shprehem dhe do të shprehem, mbështes çdo lloj hetimi të kësaj ngjarje, por gjithashtu deklaroj se nuk ka asgjë tjetër, vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës.

Kujtojmë se ditën e sotme bëhen 14 vite nga demonstrata e 21 Janarit të vitit 2011, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj, të cilët kishin dalë në tubimin e thirrur nga Edi Rama para Kryeministrisë.Për këtë ngjarje të rëndë, Gjykata ka vlerësuar se vrasjet e Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe ka dënuar ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Ndërsa, vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë gjatë demonstratës ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me rradhë në kërkim të provave.

Hetimi u rihap nga SPAK, i cili ka regjistruar procedimin penal më 15 Korrik të vitit të kaluar për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave; “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.

Procedimi penal u regjistrua në zbatim të vendimit të Kolegjit të Gjykatës së Lartë të dhënë më 12 Mars të vitit të kaluar, e cila vendosi që çështja të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pas kallëzimit të Rajmona Nikës, e veja e Aleks Nikës.

Etiketa: 21 janariaxhendaEdi RamahetimpërgjegjësitpolitikeSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dumani e mban dosjen të bllokuar me urdhër të Ramës

13:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm

10:50 : 02/06/2025
Para

“S’i dua gazetarët, më kanë paragjykuar”, Behar Bajri përplaset me prokurorët gjatë seancës

TË GJITHA

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

09:03 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com