• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri shkrumbon zyrat e “Raiffaisen Bank” tek Komuna e Parisit, panik tek qytetarët

14:24 : 20/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një zjarr masiv ka përfshirë katin e katërt të një pallati paraditen e kësaj të hëne tek zona e “Komunës së Parisit” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 në rrugën “Tish Daija” në kompleksin e banimit “Kika2”, teksa ambientet që u përfshinë nga flakët shërbenin si zyra për bankën e nivelit të dytë “Raiffaisen Bank”.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme shtëllynga të mëdha tymi përfshinë zonën, duke shkaktuar panik, jo vetëm tek banorët që banin në pallatin e përfshirë nga zjarri, por edhe tek qytetarët e tjerë.

Burime bëjnë me dije se fillimisht punëtorët dhe qytetarët nuk e kishin kuptuar se kishte rënë zjarr, pasi alarmi nuk kishte punuar dhe shumë prej tyre kanë mbetur brenda.

Është dashur ndërhyrje e efektivëve të zjarrifkësve për të bërë të mundur evakuimin e plotë të të gjithë banorëve nga pallati. Ndërkohë, për vënien në kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre, forcat zjarrfikëse kanë punuar për rreth 1 orë e gjysmë.

Lexo edhe:

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

Flakët janë përhapur përmes tubave të aspirimit, ndërsa një zyrë e “Raiffaisen Bank” ka pësuar dëme të mëdha dhe është shkrumbuar plotësisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë në paketën elektrike të një zyre që ndodhej në pallat, gjithsesi, do të jetë ekspertiza ajo që do të bardhë shkakun e saktë.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një prononcim për mediat në lidhje me ngjarjen në fjalë tha se dëmtohet e plota do të konfirmohen pas kryerjes së analizës, teksa konfirmoi shkrumbimin e zyrës së “Raiffaisen Bank” dhe pajisjeve të aspirimit në pallat.

“Për momentin e dëmtuar është zyra dhe pajisjet e aspirimit të kateve të tjera më lart. Ka patur qytetarë që kanë qenë të bllokuar në ambientet brenda objektit, kanë qenë forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat u kanë hapur korridor dhe kanë bërë evakuimin e tyre. Fillimisht kishim prioritet evakuimin, pasi kryesore ishte shpëtimi i qytetarëve. Deri tani nuk kemi informacion as për qytetarë të dëmtuar dhe as për të asfiksuar.” – tha ai.

Dyshohet se zjarri u përhap edhe në tre katet e mësipërme, përveç zyrës së “Raiffaisen Bank” në katin e katërt. Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Etiketa: Kika2komuna e parisitRaiffaisen Bankzjarrzyrat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit

09:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Vrasja brenda lokalit “City Lounge” në Tiranë, policia: Viktima u godit nga kolegu i tij, humbi jetën në spital

16:35 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Më bullizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vrasje (Emrat)

16:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Maliq/ Pas nënës dhe djalit, humb jetën edhe 6-vjeçarja

20:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zjarr në një kabinë elektrike në Fier

19:34 : 24/10/2025
Para

Në sallë mungonte prokurori, shtyhet gjyqi për inceneratorin e Tiranës

TË GJITHA

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit Lpranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com