• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E lënë në ‘mëshirë të fatit’ nga qeveria Rama! 8 sfidat e bujqësisë më 2025

20:33 : 18/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Objektivi botëror sot është rritja e prodhimit të ushqimit. Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Bujqësisë dhe Ushqimit FAO, popullsia e botës pritet të arrijë në 9.1 miliardë deri në vitin 2050, që është 34% më e lartë se në vitin 2023.

Për të ushqyer një popullsi kaq në rritje, prodhimi i ushqimit deri në vitin 2050 duhet të rritet me 70%. Në Shqipëri, mungesa e financimit, rritja e kostove të inputeve, mungesa e fuqisë punëtore, ndryshimet klimatike po i ndesh fermerët me pamundësinë e rritjes dhe përmirësimit të prodhimit, rritjen e fitimeve dhe mbrojtjen e mjedisit, gjë që është sfida e sotme.

Vërehet, që për herë të parë në dekada të tëra, bujqësia në vitin 2023 u përball me rënie të prodhimit kombëtar me – 0.69% dhe është e dukshme rritja e produkteve nga importi.

Bazuar në statistikat europiane, shikojmë një rritje të importeve të grupit të fruta-perimeve, mishit, qumështit dhe nënprodukteve të tyre.

Lexo edhe:

Ndërtimin i rrugëve, Berisha: Mund të jenë vjedhur deri në 90% të fondeve

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

Mungesa e buxheteve të qëndrueshme, pra injektimi i kapitaleve në gjithë zinxhirin bujqësor kanë sjellë një rënie të prodhimit bujqësor, rënie të cilësisë së prodhimit primar, rritje të produkteve nga importi.

Buxheti i vitit 2025, në shumën 14.6 miliardë lekë, është vetëm 4.8% më i lartë në krahasim me vitin aktual, ndërkohë që sfidat e Integrimit Europian janë detyruese për Ministrinë e Bujqësisë (Kapitujt 11, 12 dhe 13), dhe mungesa e aksesimit të fondeve të IPARD-it duhet t’i jepnin një tjetër dimension financiar dhe profesional bujqësisë shqiptare.

Cilat janë sfidat e bujqësisë shqiptare ndaj integrimit europian?

Bazuar në Raport-Progresin e Komisionit Europian të vitit 2024, rezultojnë një sërë detyrimesh që Ministria e Bujqësisë duhet të zbatojë me rigorozitet, të detajuara si më poshtë:

1). Kapitulli 11. Rimodelimi i AZHBR-së, ngritja e kapaciteteve dhe sistemi i mbikëqyrjes për të siguruar përdorimin transparent të fondeve të IPARD-it. Ngritja e sistemit të identifikimit të parcelave bujqësore (LPIS) kërkon një investim financiar dhe profesional nga autoritetet e Ministrisë së Bujqësisë. Kryerja e reformës së sistemit këshillimor bujqësor dhe ngritja e kontabilitetit të fermës (FADN). Ndërkohë, Organizimi i Përbashkët të Tregut (CMO) duhet të fillojë me legjislacionin për politikën e cilësisë, i cili duhet të jetë i përafruar me atë të BE-së.

2). Kapitulli 12. Ky kapitull lidhet me Sigurinë Ushqimore, Politikat Veterinare dhe Fitosanitare. Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor ende nuk është në përputhje me Ligjin e Përgjithshëm të Ushqimit (rregullorja e kontrolleve zyrtare) dhe kërkon një përmirësim të menjëhershëm.

Parimi i transparencës duhet të zbatohet për sistemet zyrtare të kontrollit në përputhje me rregulloret (OCR).

Në politikën veterinare, legjislacioni kombëtar duhet të përmirësohet në përputhje me ligjin e BE-së për shëndetin e kafshëve.

Regjistri i kafshëve kërkon një përmirësim të ndjeshëm të kësaj platforme me shtesë informacioni mbi kafshët e tjera siç përmendet në ligjin e BE-së. Për politikën fitosanitare, Shqipëria duhet të miratojë ligjin e saj kombëtar për shëndetin e bimëve.

Cilat janë sfidat me të cilat bujqësia do të përballet gjatë vitit 2025?

1) Financimi. Bujqësia në Shqipëri konsiderohet si një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, por për të rritur konkurrueshmërinë dhe produktivitetin e saj, kërkohet mbështetje financiare e vazhdueshme.

Aktualisht, Shqipëria shpenzon një përqindje relativisht të vogël të buxhetit të saj në bujqësi, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë këtu sistemin bankar, subvencionet dhe grantet.

2) Kooperimi. Në Europë, bashkëpunimi nëpërmjet partneriteteve, sipërmarrjeve të përbashkëta dhe format e kooperimit në bujqësi kanë rezultuar me një fuqi më të madhe negociuese, akses më të mirë në teknologjinë e fermave, tregut dhe operacione, ndërkohë që në Shqipëri ende nuk ka modele të tilla.

3) Prioriteti, sfida e përshtatjes klimatike. Thatësira rekord, përmbytjet, zjarret dhe temperaturat teje të larta i detyrojnë fermerët të përshtatin praktikat e tyre, duke e bërë rrezikun klimatik një sfidë kryesore në bujqësi. Por kjo sfidë, kërkon mbështetje me incentiva, pra financim i drejtpërdrejtë për fermerët.

Mbjellja e kulturave të modifikuara gjenetikisht (GM) tashmë ka treguar se gjeneron rendimente më të larta dhe kërkon më pak pesticide, zvogëlon punimin e tokës, rënie të gazrave serrë në tokë dhe karbonit gjithashtu, gjë që kërkon trajnime profesionale me grupe fermerësh.

4) Rekrutimi i gjeneratës së re. Në botë, por edhe në Shqipëri, plakja e moshës së fermerëve është e dukshme, dhe përllogaritet që në fund të vitit 2033 do të kemi të pensionuar rreth 60% të fermerëve.

Brezi i ardhshëm i fermerëve ka nevojë për aftësi të teknologjisë së lartë në analizat e të dhënave të fermës, tregjeve, automatizimin dhe praktika të zgjuara ndaj klimës, gjë që kërkon përfshirjen e menjëhershme të të rinjve.

5) Kalimi në bujqësi rigjeneruese. Rritja e dixhitalizimit do t’i lejojë agrobizneset të masin gjendjen aktuale, të zbatojnë përmirësime dhe të sigurojnë të dhëna të sakta në agroteknikën e zbatuar. Kjo, së bashku me programet rigjeneruese të bujqësisë, do të luajnë një rol të madh për kalimin drejt prodhimit bujqësor më efikas, të qëndrueshëm dhe më elastik.

Bujqësia rigjeneruese synon zbatimin e praktikave që përmirësojnë shëndetin e tokës dhe nxjerrin emetimet e gazeve serrë nga atmosfera, në mënyrë që ato të mund të eliminohen në tokë. Në këtë proces, fermat bëhen prodhuese dhe fitimprurëse.

6) Përqafimi i teknologjisë. Inovacioni në bujqësi nuk është asgjë e re. Fermerët kanë inovuar në kohë teknologjinë, por në këtë kohë që jetojmë duhet të pranojmë se teknologjitë e gjeneratës së ardhshme kanë zgjeruar shkallën dhe shpejtësinë e pajisjeve bujqësore, automatizimin e proceseve, duke i lejuar fermat të jenë më produktive dhe fitimprurëse.

Në një mungesë të fuqisë punëtore, mekanizimi i bujqësisë është një domosdoshmëri.

7) Siguria ushqimore. Standardet e sigurisë ushqimore (standardet e ushqimit), standardet e marketingut (selektimi, ambalazhimi, etiketimi), vendosja e sistemit efikas të gjurmueshmërisë dhe rritja e cilësisë së certifikimeve në të gjithë zinxhirin e agrobiznesit do të jenë sfidat që bujqësia shqiptare do të ndeshet në vitin 2025.

Pjesë e sigurisë ushqimore është edhe ngritja dhe forcimi i laboratorëve të analizave të produkteve bujqësore dhe blegtorale në rajone potenciale të Shqipërisë.

8) Riformatim të shërbimit këshillimor në bujqësi. Në bujqësinë shqiptare kërkohet një ndërhyrje urgjente në rritjen e nivelit të shërbimit këshillimor bujqësor dhe infrastrukturën logjistike gjithashtu.

Shërbimi këshillimor luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e njohurive, të teknologjive të reja dhe të praktikave të qëndrueshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit./ Ilir Pilku, Monitor

Etiketa: AZHBRBujqesifondeqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtimin i rrugëve, Berisha: Mund të jenë vjedhur deri në 90% të fondeve

22:01 : 05/05/2025
BOTA

OBSH-ja nis ristrukturimin e stafit pas shkurtimit të fondeve nga SHBA-ja

21:59 : 22/04/2025
BOTA

Universiteti i Harvardit padit administratën Trump për të ndalur ngrirjen e fondeve

08:18 : 22/04/2025
AKTUALITET

“Rekordi” i Tan Agollit, nga 10 firma në garë, 9 me ofertë të njëjtë. E vetmja që doli nga radha, u skualifikua!

22:44 : 21/04/2025
AKTUALITET

Si i gënjeu Rama shqiptarët, ja sa u rrit ekonomia në këto 12 vite

19:30 : 18/04/2025
AKTUALITET

PD denoncon në KQZ drejtoreshën e AZHBR: Po shfrytëzon postin duke bërë fushatë për PS-në

10:30 : 17/04/2025
Para

Vota e emigrantëve, Bylykbashi: Mazhoranca mund të regjistrojë vetëm të vetët

TË GJITHA

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025

Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

13:20 : 09/05/2025

Aksident në Shkodër, një i plagosur

13:15 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com