• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shqetësimi kryesor, 11 maji”/ Meta: U ‘rrëmbeva’ që mos tregoja disa të vërteta

21:16 : 17/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidentit i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një intervistë për ‘Ora News’ ka deklaruar se ’11 Maji’ është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor.

Ai shtoi se të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra,

Pyetje: Z. Meta po bëhen tre muaj që nga arrestimi i juaj dhe kanë mbetur më pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqetësuar për fatin e Partisë së Lirisë në këto zgjedhje?

Personalisht ndihem shumë mirë si nga aspekti i shëndetit dhe parametrat fizikë dhe po kështu optimist për të ardhmen edhe pse ajo nuk është më ajo që ishte prej shumë vitesh që atëherë kur Kushtetuta e Shqipërisë u shndërrua në një dokument të parëndësishëm qëllimisht, pikërisht për t’i hapur rrugën realizimit gradual të një grushti shteti, produkti i të cilit është pikërisht instalimi i arbitraritetit dhe kleptokracisë, që e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Evropës dhe të dytin në botë për ryshfetet.

Shqetësimi im kryesor është e ardhmja e vendit dhe 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor, me forcimin apo zhbërjen dhe degradimin e familjes shqiptare, në thellimin e luftës së re të klasave që zbaton “Rilindja” duke asgjësuar shtresën e mesme dhe varfëruar edhe më skajshëm shtresat më vulnerabël dhe të pambrojtura të shoqërisë tonë apo me rindërtimin e një kohezioni social dhe nisjen e një modeli të ri ekonomik që garanton jo vetëm ndalimin e shpopullimit, por edhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese të paktën në nivel rajonal.

Lexo edhe:

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

Pyetje: Sa e dëmton Partinë e Lirisë burgosja juaj?

Kjo varet nga vetë Partia e Lirisë dhe lidershipi i saj të cilët janë përballë një sprove historike. Është e qartë se rrëmbimi im banditesk u bë sipas një regjie mafioze të planifikuar prej kohësh që synonte asgjësimin e Partisë së Lirisë si një faktor politik i pavarur dhe me integritet që çdo vendim e merr në interes të vendit në radhë të parë dhe në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit të tij.

Të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra, mashtrime dhe sigurisht edhe me taksa të reja gjithnjë e më shumë, si në nivel vendor dhe kombëtar.

Po kështu beteja e Partisë së Lirisë për rikthimin e llogaridhënies është e papranueshme nga regjimi sepse ajo sjell përmbytjen e kleptokracisë e bashkë me të edhe ndëshkueshmërinë. Kryeministri Rama, por edhe të tjerë thonë se arrestimi juaj apo ai i Berishës, tregojnë se ka iku koha e të paprekshmëve dhe se drejtësia më në fund po vepron

Kur kleptokrati Rama flet për paprekshmërinë time ka gjithmonë parasysh pashtantazhueshmërinë time nga regjimi i tij dhe tutorët e tij që e mbështesin për të plaçkitur copa Shqipërie. E theksoj këtë sepse unë gjithmonë kam qenë i hapur ndaj drejtësisë madje edhe Padrejtësisë, siç ka ndodhur nga tetori 1992 kur më është hequr imuniteti për herë të parë në moshën 23-vjeçare e deri tani që po ju përgjigjem ju nga qelia Nr.5.

Asnjëherë nuk i jam shmangur drejtësisë apo kurrë nuk kam tentuar të mbyll çështje me procedurë. Ndërsa Rama është varrmihësi i Reformës në Drejtësi duke e kapur atë për fyti me shkelje të rënda të Kushtetutës, siç unë e kam provuar botërisht edhe në Komisionin e Venecias kur isha President.

Është kjo drejtësi e Ramës përgjegjëse për rritjen në progression gjeometrik të korrupsionit në Shqipëri sidomos që nga 2017 kur ky mori i vetëm edhe timonin edhe tepsinë. A ka gjë më të turpshme se fakti që nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë përsa i takon nivelit të kreativitetit?

Ky është treguesi më ogurzi për të ardhmen e një vendi, shoqërie dhe kombi. Sepse diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti. Ndaj duhet asgjësuar opozita dhe çdo mendim kritik, ndaj duhet blerë shoqëria civile, ndaj duhen blerë apo nënshtruar mediat dhe ndaj duhet politizuar në ekstrem sistemi arsimor dhe eliminuar liria akademike dhe autonomia universitare./ Ora News

Etiketa: burgosjaIlir MetaintervistaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

U la në burg, Meta: Drejtësi me regji, nuk i rrezikoj unë provat por ata që i fshehin

13:58 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën

12:19 : 17/07/2025
AKTUALITET

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

11:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Avokati i Metës: E ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë

10:17 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë, zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metës

09:15 : 17/07/2025
Para

Aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi "BMW-ja" (DETAJET)

TË GJITHA

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025

Barcelonës i del edhe një pengesë, shtyhet rikthimi në ‘Camp Nou’

20:48 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com