• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova ngel përsëri, gjendja në arsim më keq se para 20 vitesh

12:06 : 17/01/2025
në RAJONI

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del e fundit në PISA sa i përket cilësisë në arsim. Gjendja aktuale vlerësohet të jetë më keq se para 20 viteve.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se për Kosovën është e nevojshme të dihet se çfarë po ndikon në rënien cilësisë në arsim.

Ai këto komente i bëri në tryezën “ndërtimi i së ardhmes së arsimit në Kosovë- mësime nga PISA” e organizuar nga German School of Kosova, Leadership Foundation dhe Schule Expert.

“Sa i pashë statistikat në Kosovë, shoh numrat e studentëve që shkojnë në universitete, por po shoh se në universitete publike numri po bie dhe në universitetet private po rritet. Duhet të shikojmë se çka po ndikon”, tha Rohde.

Lexo edhe:

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Ndërsa, hartuesi i PISA dhe drejtor për arsim dhe shkathtësi në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Andreas Shcleicher, u shpreh se duhet përmirësuar cilësia e marrëdhënieve në sektorin e arsimit në Kosovë.

Sipas tij, gjendja në këtë sektor është më keq se para 20 vitesh.

“Asnjë vend nuk ka një zgjidhje të vetme që do të mund ta kopjonim të gjithë. Nuk mund të themi se ka pasur përmirësime. Sot po ia dalim më keq se para 20 vitesh. Deri diku ka të bëjë me pandeminë Covid-19, por nuk është i vetmi problem. Teknologjia është një pjesë e madhe në jetë por po është dhe problem….Sistemi shkollor ka rrugë të gjatë për të përmirësuar rezultatet arsimore. Kosova përmirësimet me të shpejta, ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së marrëdhënieve…. Mungojnë trajnimet, materialet, burimet, resurset , por stafi është më i rëndësishmi, teknologjia”.

E nga Ministria e Arsimit, Shqipe Kokollari shtoi se Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës është duke angazhuar një analizë për të gjithë mësimdhënësit në Kosovë, që të marrin përvojat e mësimdhënësve për zhvillim profesional.

Ajo shtoi se janë duke u rishikuar edhe tekstet shkollore, me theks të veçantë në shkencë, për arsye që kanë përmbajtje më shumë sesa që duhet të ketë.

“Nuk është i vetmi institucion dhe e vetmja arsye pse rezultatet nuk janë të mira në Kosovë. Nuk është vetëm një faktor përgjegjës, por janë të lidhura shumë institucione nga niveli qendror deri te ai komunal. Ne kemi ndryshuar atë qasjen e thirrjes nga organizatat e akredituara për zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Për momentin Fakulteti i Edukimit është i angazhuar në një analizë për të gjithë mësimdhënësit që t’i merr përvojat e mësimdhënësve për zhvillim profesional të tyre. Tekstet shkollore kanë përmbajte me shumë sesa që duhet. Janë duke u trishtuar e me theks të veçantë në pjesën e shkencës”.

Gjatë vitit 2022 Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë – fushën kyçe në testim – dhe vendin e 76-të në lexim. Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

Kosova mori pjesë për herë të parë në PISA në vitin 2015. Duke krahasuar rezultatet në nivel ndërkombëtar, politikëbërësit dhe edukatorët në Kosovë mund të mësojnë nga politikat dhe praktikat e vendeve të tjera./ Monitor

Etiketa: arsimikosovepisa

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026
RAJONI

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

19:44 : 26/06/2026
RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
Para

Hidrocentrali i “dy Vasilëve”, historia e projektit koncesionar që përmbyti Bunecin

TË GJITHA

Erdogan nis sulmet para samitit të NATO-s

13:41 : 27/06/2026

Protesta kundër Ramës, Policia procedon 15 qytetarë

13:23 : 27/06/2026

Trump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%

13:17 : 27/06/2026

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, hap rrugën për certifikimin e tyre

13:08 : 27/06/2026

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026

“Republika” e Ilir Xhakollit/ Kryebashkiaku i fal drejtorëve dhe familjarëve plazhin publik

12:43 : 27/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë/ Policia “zbarkon” në AKU! Sekuestrohet dosja e kontrolleve ndaj SORI-Al

12:33 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişsezarcasinomadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet