• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ 6 të arrestuar në Pogradec, Policia: Aksioni pas tentativës për vrasjen e Agollit

15:43 : 17/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me aksionin e ndërmarrëp nga RENEA natën e kaluar në Pogradec, ku u ushtrua kontrolle në dhjetra banesa.

Autoritetet policore bëjnë me dije se kontrollet janë ushtruar me vendim të Gjykatës së Korçës në kuadër të procedimit të ngjarjes së regjistruar më 11 Janar në Pogradec, ku Sindi Syzo ka tenatuar të vrasë me thikë 23-vjeçar Nikola Agolli në ambientet e një berberhane duke e lënë të plagosur me 35 qepje.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Raportohet se kontrollet janë ushtruar në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e kërkuar.

Në operacion kanë marrë pjesë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Lexo edhe:

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

Ndërkohë, më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit:

•Fation Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande” dhe
”Fshehja e të ardhurave”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

•Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armève shpërthyese dhe municionit” “Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560 lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.

•Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa lejé e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armève, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

•Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

•Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta” , pasi nga kontrolli i ushtruar i eshtë gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)

•Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celularé i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari.

Autoritetet policore raportojnë se operacioni është ende në vijim.

VLen të theksohet fakti se një prej banesave ku u ushtrua kontroll nga ana e RENEA-s ishte dhe ajo e Erjon Llapushit, një prej personazheve me rrezikshmëri të lartë, i shumëkërkuar nga ana e Policisë.

Më 2 Tetor të vitit 2021, Llapushi kreu krimin makabër brenda një lokali në Elbasan, ku vrau me thikë kamarierin Gazment Kurmaku, teksa është i dënuar dhe për një sërë veprash penale.

Po ashtu, edhe Sindi Syzo, i cili sulmoi në befasi brenda berberhanes Nikola Agollin mbrëmjen e 11 Janarit, po ashtu arriti t’i shpëtojë Policisë dhe vazhdon të jetë ende në kërkim.

Etiketa: Aldi HoxhaArbri BerberiArmeDenisXhemollaridrogeEnxhi XhemollariEris ÇekaniFation BonoNikola AgolliSindi Syzovrasja

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
AKTUALITET

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
Para

Shqiponja e famshme e Tiranës gjen "fole" të re, në një tjetër qytet

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com