• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pesë vite pas tërmetit, banorët e Kombinatit luftojnë për pronat e tyre

16:31 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më 26 nëntor 2019, në orët e para të mëngjesit, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, një nga më të fuqishmit në historinë e saj. Ky tërmet goditi kryesisht Durrësin dhe Tiranën duke shkaktuar 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Në Tiranë, zona e Kombinatit ishte ndër më të prekurat.

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, deri në janar 2020 u regjistruan mbi 11,000 ndërtesa të dëmtuara dhe mbi 200,000 persona të prekur. Vetëm në Kombinat, mbi 500 ndërtesa pësuan dëmtime serioze, disa prej të cilave u shpallën të pabanueshme.

Një studim i Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore vlerësoi dëmet financiare të tërmetit në mbi 1 miliardë dollarë, duke nënvizuar nevojën për investime të konsiderueshme për rindërtimin.

Kombinati ishte një nga zonat që u konsiderua në nevojë për t’u rindërtuar për shkak të shkallës së dëmeve prej tërmetit, të ardhura kryesisht prej vjetërsisë së ndërtesave dhe zhvillimit informal. Përsëritja e shpeshtë e dy faktorëve të fundit ngjalli dyshime te banorët. Disa prej tyre nisën të mendonin se projekti i rindërtimit po nxitej nga interesat e sektorit të ndërtimit.

Projekti i rindërtimit për Kombinatin u quajt “KombinArt”. Ai u prezantua nga arkitekti italian Marco Casamonti dhe synonte transformimin e zonës në një kompleks modern. Megjithatë, ky projekt u kritikua për mungesë të konsultimit me banorët dhe dështoi të adresonte nevojat bazë të tyre.

Lexo edhe:

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

Zona e pallateve të shembura mes rrugëve Llambi Bonata dhe Sokrat Mosko.
Zona e pallateve të shembura mes rrugëve Llambi Bonata dhe Sokrat Mosko.
Zona e pallateve të shembura mes rrugëve Llambi Bonata dhe Sokrat Mosko.
Zona e pallateve të shembura mes rrugëve Llambi Bonata dhe Sokrat Mosko.

Koncepti dukej tërheqës për një qytet që dëshiron të përmirësojë infrastrukturën dhe pamjen e tij për të ardhmen, por larg realitetit. Disa banorë, që ishin dëmtuar nga tërmeti, u ankuan për mospërfshirje, duke krijuar hendek mes asaj që u premtua dhe asaj që u arrit në terren.

Sot, pas pesë vitesh, Kombinati mbart ende gjurmët e tërmetit shkatërrimtar. Rrënojat shihen ende rrugëve teksa banorët vazhdojnë të ndjejnë hijen e pasigurisë. Disa prej tyre mbeten në procese të gjata dhe të mundimshme ligjore në luftë për të mbrojtur shtëpitë jo më nga tërmeti, por nga vetë projekti i rindërtimit.

Pamje satelitore nga Google që tregojnë ndryshimet gjatë 5 viteve të fundit në Kombinat.
Pamje satelitore nga Google që tregojnë ndryshimet gjatë 5 viteve të fundit në Kombinat.

Zëri i banorëve dhe betejat ligjore

Edmond Çata është një prej banorëve të angazhuar të Kombinatit, i cili prej pesë vitesh mundohet të advokojë në favor të tyre. Ai thotë se qeveria dhe Bashkia Tiranë e aplikuan planin e rindërtimit duke shmangur përfshirjen e qytetarëve.

“Në vend që të dëgjonin banorët në konsultime publike, ata mbushën sallat me mbështetës politikë,” tregoi Çata, sipas të cilit autoritetet çuan përpara interesat e ndërtuesve, të cilët përfitonin sheshe ndërtimi nga shembjet e pallateve.

Banorët pretenduan abuzime me vlerësimet e dëmeve ku shpesh kategorizoheshin në shkallë të katërt, që sipas përcaktimeve kërkonin vlerësime shoqëruese. Për këto raste, nëse rezultonte se riparimi tejkalonte me 70% vlerën e rindërtimit, rekomandohej shembja.

Nën këtë dinamikë u vendos për shembjen e rreth 70 pallateve, 35 prej të cilave u shembën. Çata dhe një grup banorësh të tjerë u organizuan në një grupim, – Grupimi për Mbrojtjen e Kombinatit, – që synoi denoncimin e rasteve abuzive në ekspertizat e cila arsyetuan disa prej vendimeve.

Grupimi e orientoi betejën drejt gjykatave, duke paraqitur padi për të mbrojtur të drejtat e banorëve. Përfaqësimi ligjor i ofruar nga qendra “Res Publica” rezultoi kyç në këtë proces. Deri në dhjetor 2024, prej 22 padive të depozituara në Gjykatën Administrative, 19 u zgjidhën në favor të banorëve duke rrëzuar vendimet për shembje të pallateve.

Çata shprehet i kënaqur deri më tani me qasjen që kanë pasur gjykatat, sipas tij “pa mbajtur anën e pushtetit”. Por, gjendja aktuale e banorëve është e ndarë: Disa kanë arritur t’i mbrojnë pronat, ndërsa të tjerë vazhdojnë të presin zgjidhje për sistemimin në banesa të reja.

“Për shumë prej banorëve, pasiguria dhe konfuzioni për fatin e pronave të tyre mbetet sfidues,” thotë Çata teksa shton me ironi se “gjatë këtyre viteve pati banorë që ikën nga kjo botë pa e jetuar KombinArtin, të cilin ua premtuan se do të ndërtohej renda vitit.”

Nga projekti në fjalë aktualisht janë ngritur pesë nga shtatë pallate të parashikuara pas ish-Kombinatit të Tekstileve. Por ato nuk janë akoma të banueshme teksa kompleksi nuk është lidhur ende me infrastrukturë rrugore.

Në një periudhë kur Shqipëria përballet me sfida të mëdha për sa i përket konsolidimit të shtetit të së drejtës, historia e Kombinatit është thirrje për angazhim qytetar, shembull se të drejtat duhet të kërkohen.

“E drejta nuk jepet afrofe, nuk bie nga qielli, por kërkohet dhe fitohet! E drejta mund të zhytet, por nuk mbytet, ndaj kush lufton, dhe nuk pret që fatin e vetë t’ia bëjnë të tjerët, mbetet në këmbë!” thekson Çata.

Blloku i pallateve të reja në Kombinat duke u ndërtuar sipas projektit KombinArt nga Bashkia Tiranë.
Blloku i pallateve të reja në Kombinat duke u ndërtuar sipas projektit KombinArt nga Bashkia Tiranë.
Blloku i pallateve të reja në Kombinat duke u ndërtuar sipas projektit KombinArt nga Bashkia Tiranë.
Blloku i pallateve të reja në Kombinat duke u ndërtuar sipas projektit KombinArt nga Bashkia Tiranë.

/  Jura Çitozi / Citizens.al 

Etiketa: banoretKombinatpallatipronaRindertimitermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

12:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

Dyshohet se i përket Veliajt dhe Xoxës, Apeli lë në fuqi sekuestron për apartamentin te Kodra e Diellit

11:14 : 17/06/2025
AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025
AKTUALITET

Banorët e fshatit Varibop në Cakran në protestë: Nuk kemi ujë! Qeveritarët tallen me ne

12:10 : 16/06/2025
Para

Rritja ekonomike e Kinës më e ngadalta që nga viti 1990

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive në vend! Ja zonat me problematike

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com