• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Burri e mbajti nga krahu, Granit Plava e qëlloi në kokë”, ZBARDHET vrasja makabre e Liridona Ademajt

13:25 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, krim që ndodhi më 30 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i ofruar Granit Plavës një shumë prej 30 mijë euro. Mësohet se Naim Murseli ka hartuar planin për eliminimin e bashkëshortes së tij si hakmarrje për problemet e familjare dhe martesore mes tyre.

Në dosje thuhet se fillimisht, Naim Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla, që të vriste 30-vjeçaren, nënë e dy djemve, por ai ka refuzuar. Pas refuzimit, Kushtrim Kokolla ka prezantuar Granit Plavën dhe ky i fundit ka pranuar të kryejë vrasjen për një shumë prej 3 mijë euro. Ndërkohë, arma e përdorur për vrasjen e Liridona Ademajt u sigurua nga Naim Murseli, i cili bleu një pistoletë me 20 fishekë për 280 euro nga Tom Dodaj.

Në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Granit Plava, e cila, në momentin që u qëllua me plumb në kokë, ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murselin. Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur bashkëshorten për krahu që ajo të mos shmangej nga plumbi.

Lexo edhe:

“E tradhtoje me një të afërme”, vëllai i Liridona Ademajt përballet me Naim Murselin – VIDEO

“Babi e mbajti për dore, ndërsa hajduti ia bëri mamit bam”, vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes dhe marrëveshja për të paguar 30 mijë euro dorasin Sipas aktakuzës, për shkak të marrëdhënieve të çrregulluara familjare dhe martesore, Naim Murseli ka bërë planin për ta larguar Liridonën nga jeta e tij. Në aktakuzë thuhet se, pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit për 3.000.000 kruna suedeze, Naim Murseli i ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij Kushtrim Kokallës dhe i ka kërkuar atij të gjejë mundësi për vrasjen e saj.

Aktakuza thotë se, fillimisht, Kokalla ka refuzuar, por më pas ka gjetur Granit Plavën, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe ata janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen, me marrëveshjen që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro. Ndërsa, më 29 nëntor 2023, Naimi ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 të njëjtën ditë nga Tom Dodaj për 280 euro, dhe ia ka dorëzuar Granit Plavës.

Granit Plava, thuhet se përdori armën për vrasjen e Liridona Ademajt, në orët e mbrëmjes të 29 nëntorit, në intervalin prej orës 20:11 deri në 20:18, në Bërnicë, rruga “Dalip Alshiqi”, duke e inskenuar vrasjen si grabitje. Naimi, me fëmijët, u largua nga vendi i ngjarjes pasi e mbajti Liridonën për krahu që ajo të mos shmangej nga plumbi.

Për këtë vrasje, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për “Vrasje të rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Graniti Plava, sipas aktakuzës, ka qëlluar me një plumb në kokë Liridonën, duke shkaktuar vdekjen e saj në vendin e ngjarjes. Sipas raportit të autopsisë, vdekja e Liridonës ka ardhur si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.

Graniti Plava akuzohet gjithashtu për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal, pasi arma që ai përdori për vrasje u gjet pa autorizim pas bastisjes në shtëpinë e tij.

Kushtrim Kokalla, pasi ka refuzuar të kryejë vrasjen, ka informuar Granit Plavën dhe ka arritur marrëveshjen që ai ta kryejë vrasjen për 30 mijë euro. Kokalla akuzohet gjithashtu për “Moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal.

Tom Dodaj, i akuzuar për “Shitje të paautorizuar të armëve”, ia ka shitur armën Murselit dhe Plavës për 280 euro, arma e të cilës është përdorur për vrasjen e Liridona Ademajt.

Etiketa: Liridona AdemajNaim Murseli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E tradhtoje me një të afërme”, vëllai i Liridona Ademajt përballet me Naim Murselin – VIDEO

12:59 : 14/07/2025
KRONIKE

“Babi e mbajti për dore, ndërsa hajduti ia bëri mamit bam”, vëllai i Liridonës rrëfen bisedën me nipërit

11:51 : 14/07/2025
RAJONI

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

21:50 : 11/07/2025
KRONIKE

Porositi vrasjen e gruas/ Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore

10:20 : 11/07/2025
RAJONI

Vrasja e Liridona Ademajt/ Instituti i Psikiatrisë kërkon kohë shtesë për ekzaminimin e Naim Murseli

15:19 : 01/07/2025
RAJONI

Krimi tronditës/ Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli shtrohet në psikiatri

11:18 : 20/06/2025
Para

PS e Ramës, çunat e drogës dhe SPAK elektoral

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com