• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosova brenda një viti eksportoi 150 mln euro energji, importoi 710 mln € naftë dhe vajra

15:34 : 14/01/2025
në RAJONI

Gjatë vitit 2024 një prej produkteve më të eksportuara ishte energjia elektrike në vlerë afro 150 milionë euro. Ndërkaq, Kosova ka importuar më së shumti naftë dhe vajra, ku vlera e tyre arrin shifrën mbi 710 milionë e 300 mijë euro.

Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar mallra me vlerë 6.38 miliardë euro, gjatë vitit që lamë pas.

Në vitin 2024, një prej produkteve më të eksportuara ishte energjia elektrike në vlerë afro 150 milionë euro, pasuar nga artikujt dyer e dritare në vlerë mbi 98 milionë euro. Derisa artikujt shufra prej hekurit zënë vendin e tretë në vlerë prej 93 milionë euro.

Kosova ka importuar gjatë vitit 2024 energji elektrike në vlerë prej 81,824,924 euro nga Shqipëria, nga Maqedoni e Veriut 52,295,490 euro,  nga Mali i Zi 4,366,839 euro,  Sllovenia 3,015,287 euro, nga Danimarka 746,494 euro dhe nga Serbia 163,439 euro.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendin e katërt nga produktet më të eksportuara nga Kosova e zënë mobilieritë, krevatët dhe dyshekët në vlerë mbi 92 milionë euro.

Lexo edhe:

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

Zjarr në Zharrës të Fierit, flakët rrezikojnë puset e naftës

Rënie e vlerës së eksportit, krahasuar me vitin 2023, vërehet te produktet e plastikës dhe mobilierive e dyshekëve.

Ndonëse gjatë vitit 2023, vendin e parë për eksport e mbanin këta artikuj (dyshekët) në vlerë mbi 146 milionë euro.

Ndërkaq, Kosova gjatë vitit 2024 ka importuar më së shumti naftë dhe vajra, ku vlera e tyre arrin shifrën mbi 710 milionë e 300 mijë euro.

Pas kësaj, me afro 678 milionë euro, Kosova ka blerë vetura dhe mjete të tjera të transportit.

Vendin e tretë në import e zënë makineritë, veglat e punës, auto-pjesët e të tjerë të ngjashme në vlerë prej 464 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës vitin 2024 Kosova ka importuar vetura më shumë, mbi 90 milionë euro, krahasuar me vitin 2023.

Nga janari deri në fund dhjetorit më 2024, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 889 milionë euro e 302 mijë euro, ndërsa importi ishte 6 miliardë e 38 milionë euro.

Në vitin 2023 vlera e eksporteve ka qenë 819 milionë euro, importi po ashtu 5 miliardë 878 milionë euro.

Në vitin 2022 eksportet kanë qenë 920 milionë euro, importet 5 miliardë e 639 milionë euro, më 2021 ishin 755 milionë eksporte, kurse importet 4 miliardë e 684 milionë euro.

Më 2020, vlera e eksporteve 474 milionë euro, 3 miliardë e 296 milionë importe.

Kosova importon gati të gjitha produktet nga vendet e rajonit, të BE-së dhe më larg.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh – duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore – ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove – më së shumti produkte të metalit dhe plastikës./MONITOR

Etiketa: eksportenergjiimportKosovanaftevajra

Lajme të lidhura

BOTA

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

08:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në Zharrës të Fierit, flakët rrezikojnë puset e naftës

20:21 : 24/08/2025
AKTUALITET

U transportua në gjendje të rëndë nga Lezha, ndërron jetë 39-vjeçarja nga Kosova te Trauma

11:14 : 23/08/2025
RAJONI

QUINT i bën thirrje Kosovës: Mos pengoni certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

19:44 : 22/08/2025
RAJONI

U arrestuan nga Serbia për lidhje me UÇK-në, lirohen dy vëllezërit nga Kosova

15:46 : 21/08/2025
BOTA

Kosovë/ Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

19:14 : 20/08/2025
Para

Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme

TË GJITHA

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025

Studimi: Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

18:30 : 25/08/2025

Babai i v*au nënën, vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Mami i tha të ndahen

18:10 : 25/08/2025

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025

Helikopter, mijëra trendafila dhe unaza 20 mijë € në det: Propozimi spektakolar i Krenar Çoçajt për Luana Vjollcën dhe fundi i lidhjes së tyre

17:49 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com