• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fajin e ka sistemi”, si u lanë jashtë rindërtimit 60 familje në Vorë!

20:52 : 13/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës procesin e rindërtimit në Vorë.

Dy të moshuar, Dilaver dhe Xhevrie Gjergji, kishin një apartament 70 m2 në mes të Vorës. Pallati ku banonin u prish nga tërmeti, pasi u cilësua DS5. Në truallin e atij pallati u ndërtua një pallat i ri.

Çuditërisht, familja Gjergji nuk përfitoi apartament në atë apo pallatet e tjera ngjitur, pasi “sistemi i pikëzimit dhe vonesa në aplikim e nxorën të fundit”.

Apartamentet u ndanë në 2024-ën dhe tani duhet të presë vite të tjera për të marrë apartamentin e premtuar. Ndërkohë, Bashkia e Vorës e pranon problematikën, teksa thekson se administrata e mëparshme e bashkisë duhet të bënte më shumë kërkesa për apartamente në qeveri. U ndërtuan 404, teksa u lanë jashtë 60 familje.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Xhevrie Gjergji, 73 vjeçe nga Vora. Me lot në sy ajo tregon se në mes të Vorës ka pasur apartamentin 70 m2. Ka jetuar 40 vite dhe kishte dokumentet e shtëpisë.

Lexo edhe:

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje, deri tani flakët kanë shkumbuar rreth 2800 hektarë

Nga tërmeti, pallati u cilësua DS5 për t’u prishur dhe atje do ndërtohej një pallat i ri, madje edhe ngjitur me këtë pallat u ndërtuan disa të tjerë për të pastrehët e tërmetit. Ka marrë bonusin e qirasë për vite me radhë, deri në mars 2023, kur u ndal qeveria dhe tani jeton ku të mundet.

“Jemi të moshuar. Unë jetoj ku të mundem, me qira, te familjarët, iki disa muaj në Itali te vajza. Unë pyesja këta të bashkisë dhe më thonin do ta marrësh. Prit e prit dhe kur mësova se unë s’isha pjesë. Këta i ndanë në gusht 2024-ës dhe unë nuk figuroja. Më thanë se s’ke aplikuar. Ata të bashkisë i kishin të gjitha dokumentet këtu në bashki, por i ndanë si u donte qejfi dhe familjen time e lanë jashtë. Kisha shtëpi të mirë, 2+1, me dhomë tharje me të gjitha. Më mirë mos ta prishnin pallatin. Tani bënë këtë pallat, me 36 hyrje dhe unë nuk dal në asnjë vend. Kanë futur të tjerë, disa nga dy e tre dhe familjen time jo. Takoja kryetarin e ri, mirë më thoshte po s’bëri asnjë gjë”, tregon Xhevria.

Bashkë me Xhevrijen, grupi i Fiks Fare shkon në Bashkinë e Vorës. Takojnë përgjegjësen e rindërtimit, Besjana Subashi, e cila është marrë me problematikën në fjalë. Ajo thotë se apartamentet u ndanë në gusht 2024, te personat që kishin aplikuar dhe ishin në sistem në atë kohë.

Sipas saj, Bashkia e Vorës kërkoi 404 apartamente që u ndërtuan, por më pas doli një VKM që të gjithë të shpronësuarit të merrnin të njëjta metra katrorë në këto pallate. Këta të shpronësuarit morën rreth 100 apartamente dhe ne na ngelën pa u futur këta të tjerët.

Sipas saj, janë rreth 60 familje që nuk janë trajtuar me apartamente, megjithëse kanë pasur dokumente të rregullta pronësie. Sipas saj, sistemi i pikëzimit sillte që familjet në nevoje, ata me probleme shëndetësore, gratë e veja, apo shtresat e tjera, do të zgjidhnin të parët.

Fiksi e pyeti se si u la jashtë familja Gjergji, pasi të dy janë të moshuar dhe me probleme shëndetësore. Ajo thotë se familja Gjergji nuk kishte bërë aplikim te procesi i rindërtimit, pasi VKM-ja përcakton se çdo familje bën aplikim.

Fiksi e pyet se Bahskia e Vorës i kishte dokumentet, pasi e trajtonte me bonus qiraje dhe e dinte që ishte DS5, pasi ishte çuar lista. Më tej shton se Vendimi i Këshillit Bashkiak të Vorës doli në 2020 dhe familja Gjergji s’kishte aplikuar.

Më pas, kur doli pikëzimi i atyre rezultoi se s’ishte emri. U bë një VKB e re dhe u shtua emri i familjes. Por, ata s’u futën në pikëzim dhe dolën të fundit. Tashmë janë në “listë pritjeje”. Pra, të gjithë “fajin” e ka sistemi!

Fiksi e pyeti se çfarë do të bëhet me këtë familje dhe me 60 të tjerat në Vorë. Përgjegjësja thotë se Bashkia e Vorës ka filluar procedurat për ndërtimin e një pallati të ri me 60 hyrje ku do të trajtojë këtë familje. Sipas saj, shumë shpejt do të finalizohen dhe familja do të marrë apartamentin e saj.

Gazetarët i bënë me dije se janë dy të moshuar dhe procesi i parë zgjati 4 vite e gjysmë. Do të presin edhe 4 vite e gjysmë, a ka një afat? Ajo thotë se “shumë shpejt”, pa dhënë kohë./TCH

 

Etiketa: Rindertimitermetivlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025
AKTUALITET

Zjarret shkaktuan 16.75 mln euro dëme në pyje, deri tani flakët kanë shkumbuar rreth 2800 hektarë

20:21 : 30/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë

12:53 : 30/06/2025
AKTUALITET

I kërkuar nga Italia, kapet në Fier anëtari i një organizate kriminale

11:21 : 30/06/2025
AKTUALITET

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

08:57 : 30/06/2025
AKTUALITET

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

13:46 : 28/06/2025
Para

Atentati në Vlorë/ Dyshohen se kanë qenë 3 autorë, u larguan sërish drejt Fierit

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com