• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kalon e para për importet, shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut

10:13 : 10/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Koreja e Jugut është bërë për herë të parë vendi nga janë importuar pjesa më e madhe e makinave që kanë hyrë dhe janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2024.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Në krahasim me vitin 2024, mjetet nga Koreja e Jugut, mëse u dyfishuan, me një rritje prej 124%. Dy vjet më parë nga ky shtet blerjet ishin minimale me rreth 1.2-1.5 mijë mjete në vit.

Më parë, dy shtetet nga importoheshin më shumë mjete ishin Italia dhe Gjermania. Por, nga 2023-shi, shqiptarët kanë zbuluar një destinacion të ri, që ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Lexo edhe:

Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe një i plagosur

Sonila tregon që bleu një makinë Golf 6 (R Line) të vitit 2013, me 118 mijë kilometra me një çmim në doganë prej 6500 euro, që përfshin çmimin e blerjes dhe transportin. Të njëjtin mjet në Gjermani do e kishte blerë 1000-2000 euro më shumë. Automjetet prodhim vendas si Hyunday vijnë gjithashtu me çmime të leverdishme, ku më shumë mbizotërojnë modelet Tucson dhe Santa Fe.

Në vend të dytë për regjistrimet ka zbritur Italia, me 17.8 mijë, ose 18% të totalit. E treta është Gjermania, me po 17.8 mijë automjete. Më pas renditet Zvicra (9.3 mijë), Shtetet e Bashkuara (6.9 mijë) dhe më pas Kina (5.9 mijë).

Gjithsej në 2024-n u regjistruan për herë të parë një numër rekord i mjeteve prej 99.4 mijë, me një rritje prej 27.5% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga DPSHTRR.

Pse po rriten automjetet nga Koreja e Jugut

Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës që skeptikët e cilësojnë se vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE kurse një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.

Pavarësisht dilemave duket se importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura.

“Dërgesat dalëse të makinave të pasagjerëve të përdorura arritën në 4.44 miliardë dollarë në vitin 2023, duke u rritur me 66 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata e Eksportit të Makinave të Përdorura të Koresë. Për sa i përket njësive të shitura, shifra arriti në 555,549, duke u rritur me 68 për qind gjatë periudhës.

Makinat me benzinë ​​zënë pjesën më të madhe prej 67,5 për qind, të ndjekura nga makinat me naftë me 30,3 për qind dhe modelet hibride me 1,3 për qind. Eksportet e makinave hibride arritën gjithashtu një rekord të ri, me eksportet e tyre që u rritën 82 për qind në krahasim me vitin 2023 në 124.2 milionë dollarë”, shkruan Korea Times./MONITOR

Etiketa: blejneimportetKorejaKoreja e Jugutmakinashqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Kuçovë/ Makina përplas motorin, plagosen babë e bijë

21:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe një i plagosur

21:18 : 24/08/2025
AKTUALITET

“1 në 3 shqiptar nuk ka akses në ushqim të sigurt”/ Dasho: Kr*minale dhe e pafalshme

18:01 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet një automjet në Gjirokastër

17:47 : 24/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

16:27 : 24/08/2025
BOTA

Vëllezër a*mësh: Më shumë ndihmë nga Koreja për Rusinë

09:52 : 24/08/2025
Para

Makina përfundon në kanal në aksin Vlorë-Fier, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com