• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Armët dhe pjata e kokainës mbi tavolinë, del VIDEO nga banesa ku u mbajt e mbyllur vajza në Astir

14:40 : 10/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga një prej apartamenteve në zonën e Astirit, ku dyshohet se është mbajtur e mbyllur vajza 21-vjeçare Sajma Q. nga 5 persona, e cila ditën e djeshme alarmoi autoritetet.

Siç shihet edhe në video, sipër tavolinës shihen dy armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se iu përkasin 5 personave të shpallur në kërkim. Armët janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, ku do t’iu nënshtrohen ekspertizës për të bërë të mundur identifikimin e shenjave të gishtërinjëve.

Po ashtu, shihet edhe një pjatë së bashku me një kartë ID, ku dyshohet se personat që kanë qenë në aprtament kanë konsumuar lëndë narkotike kokaine, teksa shihen edhe mbetje të konsumit të cigareve dhe pijeve alkoolike.

.

Lexo edhe:

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

“Aty ka gafa për në burg”/ Ndërtuesi dhe noterja shesin apartamentin dy herë

Pas hetimeve, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 5 persona, më konkretisht shtetasit: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas Policisë, 5 djemtë e shpallur në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kanë mbajtur të mbyllur vajzën brenda apartamentit të marrë me qira.

Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Autoritetet policore vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Kujtojmë se telefonata e vajzës në sallën operative të Policisë së Shtetit, ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme dhe tha se ishte dhunuar nga disa persona brenda një apartamenti në katin e 8-të. Por, kur uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes, vajza Sejma Q. nuk pranoi ta hapte derën, madje edhe pas negociatave me prindërit e saj, të cilët shkuan në ndihmë të Policisë.

Kjo solli që forcat RENEA të ndërhynin nga ajri, ku u lëshuan me litar nga tarraca e pallatit dhe u futën që nga ballkoni dhe dritarja e apartamentit dhe më pas hapën derën. Vajza është konstatuar e vetme në apartament në gjendje të rënduar psikologjike, teksa sipas Policisë së Tiranës, nga kqyrja fizike nuk janë konstatuar shenja dhune.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll edhe në apartament përballë apartamentit ku ndodhej vajza e ngujuar dhe aty kanë gjetur dy armë zjarri pistoletë. Burime për mediat bëjnë me dije se sipër tavolinës janë konstatuar mbetje lënde narkotike kokainë.

Një prej apartamenteve ishte marrë me qira nga një prej personave të shpallur në kërkim që prej muajit nëntor, ndërsa apartamenti tjetër ishte marrë me qira ditore ditët e fundit.

Një prej të shpallurve në kërkim, Joni Sadikaj rezulton se ka qenë i dashuri i vajzës, protegoniste të ngjarjes, ku mësohet se ata janë njohur në një lokal të njohur në zonën e Astirit, ku punonte e reja.

Joni Sadikaj, është emër i njohur për policinë. Në vitin 2017, ai u arrestua bashkë me 2 djem të tjerë në Kavajë në tentativë për të trafikuar 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohe, ai u hetua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe mohoi akuzat ndaj tij. Edhe në vitin 2022 Joni Sadikaj u arrestua pasi iu gjet me vete një armë pa leje, një krehër si dhe municion luftarak.

Etiketa: apartamentiastirdhunajoni sadikajpeng

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agjencia e mashtroi te metrat e apartamentit, prokurori Edmond Koloshi mbylli çështjen

21:59 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Aty ka gafa për në burg”/ Ndërtuesi dhe noterja shesin apartamentin dy herë

21:10 : 16/10/2025
AKTUALITET

Komshiu ngre mur pa leje dhe hap derë ngjitur me dritaret, IMT mban “peng” qytetaren

20:51 : 03/10/2025
AKTUALITET

PD: Gjimnazet po kthehen në fole dhune, sistemi arsimor në kolaps

14:28 : 03/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

12:43 : 28/09/2025
AKTUALITET

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

10:55 : 21/09/2025
Para

U denoncua për ndërtim pa leje në mes të Tiranës, IMT prish “biznesin” e policit bashkiak

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com